Dashi
Me shumë mundësi një nga shenjat e horoskopit më krenare që mund të keni njohur ndonjëherë! Nuk heqin dorë kurrë nga këndvështrimi dhe opinioni i tyre, edhe kur personat që i rrethojnë u tregojnë se po gabojnë. Ata nuk dorëzohen kurrë, as para provave dhe të vësh një dash nën presion është diçka që nuk funksionon aspak. Më mirë lëreni fare atë muhabet dhe vazhdoni përpara.
Demi
Kokëfortë të tmerrshëm, të bindur se dinë dhe kanë gjithçka, për pasojë mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë. Megjithatë, në rastin e kësaj shenje ekziston një mundësi e vogël që ta pranojë se ka gabuar, edhe me vështirësi.
Luani
Krenar dhe egocentrik, luani ka dhe të meta të mëdha. Një prej tyre është mungesa e tolerancës ndaj atyre që nuk ndajnë të njëjtin mendim me ta. Megjithatë, në fund të ditës, kur është vetëm, mund të pranojë se ka gabuar. Por publikisht s’do ta bëjë kurrë.
Peshorja
Një manipuluese e lindur e cila jo vetëm që nuk pranon kurrë që e ka gabim, por lufton për të bindur të tjerët se gabimi ishte i tyre.