Ish-fituesi i Big Brother 1, Arbër Cepani zbuloi pak ditë më parë se e dashura e tij nuk është një person publik edhe pse nuk dha asnjë emër. Në një intervistë për emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora, ai ka treguar se tashmë është në një lidhje me një vajzë nga bota e biznesit. Vajza e cila është sipërmarrëse në fushën e turizmit, quhet Evi Gjikura.
Mbrëmjen e kaluar agjenti i emisionit “Thumb on”, zbuloi se çifti kanë bashkëpunuar shpesh së bashku në biznes si ortakë. Po të kërkosh profilin e Evit në Instagram do të shohësh mjaft foto të çiftit dhe komente ngacmuese të tyre.
“Sa me fat ky musteqa thuaj”, i shkruan Arbri ndërsa Evi i përgjigjet: “E thua vetë ti”.
Nga fotot shohim se Arbri dhe Evi shkojnë shumë me njëri-tjetrin dhe duken mjaft të dashuruar.