Ky është shqiptari i parë që kalon oqeanin Atlantik me varkë, ja sa ditë lundrim

Premte, 31 Janar 2020 11:21

Lirim Gula është shqiptari i parë që kalon Oqeanin Atlantik me varkë. Për 36 ditë, 10 orë e 32 minuta, Gula së bashku me shokët e tij me një varkë të vogël udhëtuan për një mision humanitar, me qëllim mbledhjen e fondeve për fëmijët me kancer.

Së bashku me shokët e tij, ai u bë shqiptari i parë që kalon oqeanin duke lundruar me varkë. “Dorabros” përbëhet nga 4 djem të cilët janë stërvitur prej vitesh për të përballuar këtë sfidë të madhe. Kalimi i Oqeanit Atlantik me varkë ishte pika kulminante e garave ku ata morën pjesë.

Arsyeja përse u mor kjo sfidë e rrezikshme është akoma më prekëse. Para disa vitesh Lirimi ka humbur një mikun e tij që ishte i sëmurë me kancer. Kjo ngjarje i ndryshoi jetën dhe e bëri të mendojë se duhet të ndihmojë ata që kanë më shumë nevojë. Të gjitha të ardhurat që janë mbledhur nëpërmjet sponsorëve, kanë shkuar për spitalet që kurojnë adoleshentët dhe fëmijët e sëmurë me kancer, shkruan kultplus.

36 ditë, 10 orë e 31 minuta u deshën për të lundruar në oqean. Lirimi, Rufus, Charlie dhe James janë nisur nga ishulli La Gomera në Spanjë e deri në Antigua. Për ta bërë sa më të lehtë nisjen nuk kanë pranuar që t’i përcjellin familjarët, por vetëm një grup i vogël miqsh e trajnerësh.

Lirimin tha se ditët e para patën stuhi e dallgë. Dorabros së bashku me 34 skuadra të tjera u nisën më 12 dhjetor. Valët e detit prej 30 metrash e lëkundin varkën goxha shpejt dhe kështu nga djemtë i zuri deti. Disa ditë kaluan me të vjella, por i jepnin forcë vetes me idenë që sëmundja e detit kalon për 3 ditë.

Lirimi në veçanti ka pasur plagë të hapura e të infektuara në këmbë që janë shkaktuar nga shiritat që mbanin për t’i dhënë velave.

“As nuk haja e as nuk pija dot. Nuk isha në gjendje të lundroja. Shokët e skuadrës u përqendruan në rregullimin e varkës pasi patëm disa dëmtime prej dallgëve. Pas 10 ditësh, piva disa antibiotikë, mjekova plagët e mia, fjeta 14 orë gjumë dhe hëngra vaktin tim të parë. Fillova të përmirësohesha dhe s’doja të lija shokët në baltë”, thotë ai.

Shokët e skuadrës e kanë ndihmuar shumë duke bërë punën e tij gjatë kësaj periudhe. Ndërroheshin me njëri-tjetrin vetëm që Lirimi të pushonte e të merrte veten në vazhdim. Tamam punë e shkëlqyer në grup!

Ndërkohë që ne ktheheshim në punë pas festimeve të Vitit të Ri, skuadra Dorabros përballej me një aksident tjetër në oqean. Një skaj i varkës ishte ngritur mbi një valë 10 metra dhe i kishte hedhur djemtë përmbys me një dhunë të jashtëzakonshme. Charlie dëmton rëndë gjurin e iu desh të thërrisnin ekipet e mjekëve për t’i ndihmuar.

Zhurmat e dallgëve ishin aq të forta sa i krahasuan me ato të bombës, prandaj ishin të detyruar të mbanin kufje në vesh. Të lënduar, të tronditur e të frikësuar nga ky incident, ekipi vazhdoi para duke bërë të pamundurën për të shmangur një peripeci tjetër. Adrenalina e tyre luajti favor të rëndësishëm në përmirësimin e gjendjes, e për pak ditë ekuipazhi qeshte e bënin shaka përsëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...