'Mrekullia në qelinë Nr.7″ është filmi më i suksesshëm i momentit në ” Netflix”.
Në këto ditë qëndrimi të izoluar, njerëzit kanë zgjedhur të shohin këtë film dramatik, i cili i ka bërë të gjithë të qajnë.
Filmi trajton historinë e një babai të sëmurë mendor dhe vajzës së tij, të cilët bëjnë çdo gjë që të qëndrojnë bashkë.
Në film aktori dënohet me varje, për një krim që nuk e kishte kryer.
Mënyra si trajtohet ngjarja i ka prekur të gjithë dhe filma ka arritur shikueshmëri shumë të lartë.
Aktori kryesor i filmit, Aras Bulut ?ynemli ka folur për suksesin e tij dhe nuk harron t’u thotë të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi.
“Udhëtimi i “Mrekullia në qelinë Nr.7” filloi me dashuri. Ne e donim shumë historinë tonë. Filmi ynë vazhdon të krijojë mrekullinë e tij. Ai arriti te shumë njerëz në të gjithë botën në ditët më të vështira. Le t’i qëndrojmë njëri-tjetrit afër me dashuri. Faleminderit për interesimin tuaj. Qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt”, shkruan ai.