Princ Harry dhe Meghan Marke kanë shpërndarë ushqimet për njerëzit në nevojë në qytetin e LA.
Duka dhe Dukesha, të cilët u zhvendosën për të jetuar në Los Angeles muajin e kaluar, së bashku me Project Angel Food bën bamirësi të Dielën e Pashkëve. Por ata u rikthyen sërish, këtë herë vetëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Meghan dhe Harry ishin veshur shumë sportivë dhe mbanin veshur maska e dorashka për tu mbrojtur.
Harry dhe Meghan u filmuan nga kamerat e sigurisë ndërsa mbërritën në Sierra Bonita Community Apartments në West Hollywood rreth orës 10:05 të mëngjesit.
Një ekip sigurie shoqëronte çiftin në një makinë tjetër që e ndiqte nga afër. Por më pas ata vendosën të ecnin në këmbë në apartamentet e familjeve në nevojë.