Aktori i njohur amerikan, Richard Gere, njoftoi ditën e djeshme se koronavirusi u ka marrë jetën dy personave të dashur të tij, sipas “la Repubblica”.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Jurinë e +16 (të rinj të moshës 16 dhe 17) të Festivalit të Filmit Giffoni, ai tha: “Unë jam shumë i kënaqur kur ju shoh të veshur me maska. Nga kjo pandemi kam humbur dy miq të dashur: mësuesin tim të aktrimit dhe një producent muzike. Prandaj, ju lutem kini kujdes, kjo është serioze”.
Richard Gere njihet për rolet e tij protagoniste në disa filma, si ‘American Gigolo’, An Officer and a Gentleman’, ‘Pretty Woman’ dhe ‘Chicago’.
Gjatë gjithë karrierës së tij, aktori i ka kushtuar pjesën më të madhe të kohës çështjeve sociale dhe politike.
Ai gjithashtu ka mbështetur bamirësit për të ndihmuar ata që vuajnë nga SIDA, veçanërisht në Indi.
Gere ishte i martuar me modelen Cindy Crawford nga viti 1991 deri në 1995.
Në 2002, ai u martua me aktoren Carey Lowell. Ata kanë një fëmijë së bashku, një djalë të quajtur Homer. Gere dhe Lowell filluan procedurat e divorcit në 2013 dhe u ndanë tre vjet më vonë.
Në vitin 2018, Gere u martua për herë të tretë, me publicisten dhe aktivisten spanjolle, 35-vjeçaren Alejandra Silva. Ata u bënë prindër të një djali në shkurt të vitit 2019 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të dytë në prill të këtij viti.