Ish-deputetja serbe Rada Trajkoviç ka vlerësuar këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, duke thënë se çdo kush nga Kosova, serb apo shqiptar duhet të jetë krenar me suksesin që ajo ka arritur.
rada
Deklaratën e ka bërë përmes një postimi në Twitter, ku shkruan:
“Çdokush nga Kosova serb apo shqiptar duhet të jetë krenar për suksesin global të kësaj vajze të re. Mbresëlënëse. Vlerësimi i kulturës, duhet ta bashkojë popullin e jo ta ndajë”.
Trajkoviç ka shpërndarë dhe vlerësimin për Dua Lipa e cila është renditur një nga artistet më të dëgjuara të të gjitha kohërave.