Pas një mungese të gjatë tre vjeçare në tregun muzikor, Avril Lavigne do të kthehet me një album të ri. Mungesa e saj ka qenë për arsye shëndetësore por më në fund fansat do të kenë mundësi të dëgjojnë këngë të reja të artistes.
“Kam shkruajtur këngë të fuqishme, të vërteta dhe të sinqerta, prandaj mendoj se njerëzit do t’i pëlqejnë. Po bëj gjithçka mundem dhe dua që në fund të dalë diçka perfekte”, tha këngëtarja e famshme për “E!”.
Ylli i muzikës “rock” u diagnostikua me sindromën Lyme, që i shkaktonte temperaturë, lodhje dhe humbje energjie por tani duket se e ka kaluar.