×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Incelët/ Grupi i “Beqarëve të Pavullnetshëm” që urrejnë gratë e nxisin vrasje në masë

Saturday, 12 May 2018 17:11

Incel është bashkimi i fjalëve (Involuntary-Celibate), që do të thotë “beqar i pavullnetshëm”.

Personi i dyshuar për sulmin me furgon në Toronto kishte shkruar në Facebook rreth “Rebelimit Incel”, duke i dhënë vëmendje të madhe asaj që është kthyer në një sub-kulturë interneti, pikërisht: Incelit.

Por cilët janë incelët, djemtë e rinj që frekuentojnë forumet e beqarëve të pavullnetshëm?

Ideja që të gjitha vajzat janë manipuluese e që shkojnë pas parasë, është një nga parimet mbizotëruese në forume. Atyre u është vënë emri “Stejsi”. Ndërsa “Çad” quhet karikatura që përhapet për burrat seksualisht të suksesshëm. Dhe incelët mendojnë se ata thjesht janë gjenetikisht inferiorë ndaj “Çadëve”.

Çadi përshkruhet shpesh si biond, muskulor, me makina sportive e me strukturë kockore të bukur në fytyrë, të cilën incelët e kanë zili. Sipas incelëve, për ata, loja e seksit dhe joshjes është bërë me hile që në lindje. Kështu që kur njëri prej tyre ka sukses me vajza, quhen si “fake-cel”, ose incelë të rremë.

“Nuk kam shpresa ta bëj një vajzë të më pëlqejë”, shkruan 19-vjeçari Xhek Piterson nga Çikagoja, një nga mijëra dejmtë që vizitojnë forumet incele në Reddit apo në faqe të tjera.

“Kam përvoja të këqija nga lidhjet e mëparshme dhe tani është e vështirë të vazhdosh me lidhje të tjera. Kam pasur lidhje me vajza që më kanë bërë gjëra të këqija”, shkruan ai.

Këto ndjesi stresi, zemërimi e urrejtje janë shumë të zakonshme në forumet “incel”. Fola me disa prej tyre dhe janë ose adoleshentë, ose sapo kanë mbushur të njëzetat, dhe flasin për shumë përvoja negative me femrat.

Futen nëpër forume që të flasin për vetminë, ku gjejnë një grup të madh djemsh të zemëruar, të cilët këmbëngulin se nuk kanë më shpresa dhe s’ka asgjë që mund ta ndreqë situatën e tyre.

Xheku ka një kanal në Youtube dhe është një nga “incelët” e paktë që janë gati të flasin me median, pas sulmit në Toronto. Të tjerë pranojnë të flasin po të ndryshojnë emrin, sepse u vjen turp për marrëdhëniet pa fat që kanë pasur në jetë. Por shumë prej tyre fshehin pikëpamje tepër ekstreme.

Një incel 19-vjeçar nga Britania e Madhe ka qenë aktiv në këto forume që prej disa vitesh. Ai është i papunë dhe jeton me familjen. E pranon që i urren femrat, dhe që pjesëmarrja ne këto forume e bën që të thotë gjërat që nuk duhej t’i thoshte, si sharje të drejtuara specifikisht grave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...