“Paralajmërimi” në një libër të zj.Ollbrajt

E Enjte, 12 Prill 2018 17:27

Nga Sadi Hoti

Ish- sekretarja amerikane e shtetit Madalen Ollbrajt (Madeleine Albright), sot profesoreshë e diplomacisë në universitetin amerikan Georgetown, kohët e fundit ka botuar një libër të ri me titull “Fashizmi: Një paralajmërim”. Përveç ilustrimeve nga zhvillimet e sotme në Rusi, Kinë, Korenë e Veriut, Turqi etj, libri analizon  vendosjen e fashizmit në  Gjermaninë e Hitlerit  dhe Italinë e Musolinit. Ollbrajt në libër sjell edhe përvojën personale. Në  moshë të  vogël u detyrua  të  largohej nga dy regjime totalitare, Gjermania naziste dhe  Çekosllovakia komuniste. Siç e përshkruan në  libër, në  Gjermani dhe Çekosllavaki, totalitarizmi u instalua hap pas hapi, duke përdorur sistemin demokratik në  shumë forma dhe pa u kuptuar, deri kur ishte shumë vonë.
Diplomatja e mirënjohur rreshton disa “simptoma”  të  totalitarizmit, siç janë degradimi i debatit politik në  shtrembërim faktesh, persekutimi në forma të ndryshme i kundërshtarëve politikë, komunikimi me gjuhë agresive me të vetët dhe kundërshtarët, sulmet ndaj medias, cenimi i rëndë i integritetit të  zgjedhjeve, përdorimi i frikës si mjet nënshtrimi, kapja e drejtësisë dhe vendosja e saj nën presion, etj. Megjithëse diplomate dhe pedagoge e diplomacisë, autorja nuk arrin të  shmangë influencën  e saj politike, të  majtën amerikane (Democratic Party). Për  pasojë, në  një  grup me Rusinë, Kinën, Korenë e Veriut, Venezuelen, e Gjermaninë e Hitlerit dhe Italinë e Musolinit, fut edhe demokracitë  e djathta, siç janë Hungaria e Orban, Polonia e Kuczynski-t, dhe veçanërisht SHBA e Trump.
Shenjat e rrezikut totalitarist që  ajo rreshton janë shumë të  njohura e të  prekshme për  shqiptarët sot, por znj. Ollbrajt nuk përmend Shqipërinë e Edi Ramës. Kuptohet, parëndësia që  ka Shqipëria në  arenën ndërkombëtare nuk lë vend për “mikroskopin” e znj. Ollbrajt. Megjithatë, ideologjia e majtë e përbashkët, sponsorizimet dhe shërbimet që  Rama ka bërë për  demokratet Obama dhe Hillary Clinton mund të  jenë arsyeja që në libër nuk ka asnjë rresht për  shkaqet dhe rrezikun autoritarizmit në  Shqipëri.
Tashmë të  përmendura dhe të  analizuara gjërësisht dhe rregullisht nga opozita dhe zërat e pakët të  pavarur,  Shqipëria po kalon një  krizë shumëplanëshe, që  vetëm “shkëndija” i mungon ta pëlcasë. Kushtet ekonomike në  përkeqësim të vazhdueshëm, korrupsioni masiv, dhuna  konstante ndaj qytetarit të  thjeshtë me pretendimin absurd te  të  bërit shtet, kapja e të  gjitha institucioneve të  pavarura dhe përdorimi i tyre jo ligjor, nuk mund të kontrollohen për shumë kohë me një  “valvel” shkarkimi që  është largimi i shqiptarëve. Vendi me shpejtësi po arrin në  një  pikë pa kthim. Ato që  kanë dashur të  largohen tashmë janë në atë rrugë, ndërsa të ngelurit kanë vendosur të  jetojnë këtu, për  pasoje do të jenë të  gatshëm të  luftojnë më të gjitha format për  mbijetesë.
Nga të  gjithë ato që  banojnë sot në  Shqipëri, vetëm ambasadat janë në  muaj mjalti me qeverinë. Siç duket, ashtu si edhe znj. Ollbrajt shkruan në  libër, “… politika e jashtme është të  detyrosh disa vende të  bëjnë atë që  do ti”, Rama ka dorëzuar “çelësat” e Shqipërisë dhe të  huajt pa përjashtim janë të  kënaqur . Atyre, ai nuk u paguan rrogat apo pensionet, nuk i burgos për  dritat e papaguara, nuk i shan e poshtëron, e nuk i vjedh tenderat e investimet. Stabiliteti në  kurriz të  demokracisë u ka mbyllur sy e veshë, ndoshta edhe eurot e dollarët kanë bërë punë, por siç thotë Ollbrajt, totalitarizmi instalohet hap pas hapi, duke përdorur sistemin demokratik dhe kuptohet kur është shumë vonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...