Sot ishte Danieli, nesër e keni radhën ju!

E Enjte, 29 November 2018 10:45

Ajo që ka ndodhur me 18-vjeçarin Daniel Drobaj që prej ditës së protestës të banorëve të Unazës së Re para parlamentit dhe deri më sot nuk është thjesht dhe vetëm një rast i paprecedentë dhune nga institucionet e shtetit.

Ky është edhe një paralajmërim i mirëmenduar i Edi Ramës për të gjithë ne, për të gjithë shqiptarët që kundërshtojnë politikat e tij të hajdutërisë dhe të shkatërrimit të vendit.

Danieli u mor zvarrë në protestë vetëm e vetëm sepse kishte dalë për të mbrojtur banesës e familjes së tij, ai u dhunua nga policia e shtetit duke i thyer gishtat dhe tashmë ndodhet në burg.

E gjitha kjo vetëm që Edi Rama të kujdeset që t’i shtie frikën çdokujt që përpiqet të mbrojë veten e tij nga pushteti dhunues dhe diktatorial që ky Kryeministër ka instaluar.

Daniel Dobraj është fëmijë dhe kjo nuk e bën Ramën të tërhiqet mbrapsht sepse ai mendon se vetëm kështu do të mund ta japë mesazhin e tij për shqiptarët e lirë.

Nëse do ta lejojmë që kjo çfarë ka ndodhur me Danielin të kalojë sikur të mos kishte ndodhur asgjë atëherë Rama do ta ketë rrugën e hapur.

Do të vijë në shtëpinë tënde, në shtëpitë e të gjithëve ne. Do të na dhunojë, do të na arrestojë, e do të na lërë në burg. Pastaj do të na prishë shtëpinë nëse kjo i siguron disa miliona euro më shumë për veten dhe për oligarkët e tij të pangopur.

Edi Rama duhet ndalur sot, nesër do të jetë shumë vonë!

Modifikuar më Premte, 30 November 2018 14:40

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...