Buxheti që meriton protestën

Tuesday, 04 December 2018 15:55

Nga Luçiano Boçi

Arsimi u trajtua në buxhetin e 2019, përsëri si sektori më pa vlerë dhe si vrima e fundit e kavallit qeveritar.
Pak a shumë, ai konsiderohet nga kjo qeverisje, ndër këto vite, si një i vdekur klinik që mbahet gjallë, sa për sy e faqe të publikut e që megjithatë, nga i cili mund “të nxjerrësh dhjam” korruptiv, sa herë të duhet.
“Ushqimi” financiar për fushat e tij është po ai standardi. Anemik dhe përçmues.
Ky buxheti i arsimit, mbulon shpenzimet operative dhe disa nga iniciativat që përsëriten shabllon vit pas viti, duke shmangur investimet kapitale të domosdoshme si dhe financime të tjera, pa të cilat nuk mund të pretendosh cilësi arsimore.
Buxheti i arsimit mbetet mjeran, i pamjaftueshëm dhe gropat e tij nuk i mbushin, as iniciativat boshe formale për orare të çuditshme e as shkollat për drejtorë militantë.
5% i PPB i premtuar, as nuk përmendet e jo më të synohet.
Pak para për paga që me rritjen e pretenduar, nuk mbulojnë as normën e inflacionit të këtyre viteve.
Pak para për mjete mësimore, apo ndonjë libër falas.
Pak para për Arsimin e Lartë.
Aspak para me shumë për Kërkimin shkencor.
Aspak para për shkolla të reja e infrastrukturë moderne, përveç PPP-ve.
Asgjë për sportin.
Asgjë për rininë.
E kjo është revoltuese e meriton protestën.
Edhe kaq sa i japin arsimit, Ramës i duket shumë dhe nuk është çudi që, sikurse vitin e kaluar, nga mesi i vitit, ai t’i fusë një drapër tjetër buxhetit skandaloz të arsimit.
Braktisja vazhdon rrjedhshëm, ndërsa mbyllja e 228 shkollave shitet rrejshëm për sukses.
Ministrinë vërtetë, këto ia kanë lënë Linditës, por arsimin e vërtetë askujt.
Arsimi ka mbetur jetim dhe trajtohet si thesi që sa herë i bihet me shqelm, nxjerr miell përfitimi e të mirash vetëm për ato që e drejtojnë.
Arsimi profesional mbetet i degdisur pa lidhje, në zyrat me merimanga të stërministrisë së Financave, Ekonomisë e Punës.
Vlera e arsimit paruniversitar tretet çdo ditë e më shumë në lumin e paaftësisë e papërgjegjshmërisë ministrore.
Mësuesi denigrohet, me trajtimin që i bëhet, ndërsa pedagogët vuajnë rënien në pikiatë të ardhurave e kredibilitetit të tyre.
Nxënësit shihen si numra, ndërsa studentët si klientë, xhepat e të cilëve rrëmohen nga qeveria, nga fakulteti, nga konviktet, apo qeratë marramendëse.
Ka kohë që Universitetet publike, të detyruar nga Ligji i Arsimit të Lartë, janë kthyer në sportele që vetëm vjelin, për të mbajtur gjallë ekzistencën.
Tarifë për këtë apo atë.
Tarifë këtu e tarifë atje.
Ndërkohë, shteti as përkrah dhe as mbështet e akoma më keq rrit tarifat, duke krijuar kështu hendekun e rrezikshëm ndërmjet studentit dhe institucionit, duke fikur misionin e Universitetit dhe rolin e studentit.
Prandaj sot protesta e studentëve të inxhinierisë ka nisur dhe prandaj ajo duhet të vazhdojë.
Derisa qeveria t’i vendosë gishtin kokës, për të financuar arsim në masën që meriton.
Derisa ajo të mbështesë arsimin e lartë, kërkimin shkencor e universitetet, studentët e pedagogët. Përndryshe kjo qeverisje meriton shporrjen.

Modifikuar më E mërkurë, 05 December 2018 09:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...