Mazhoranca po tenton një puc të vërtetë kushtetues me shortin e hedhur sot për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Gjithccka është në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe ccështë me e rëndësishmja totalisht në shkelje të ndryshimeve kushtetuese që u miratuan me konsensus absolut në korrik të vitit 2016.
Hedhja e shortit sot nga mazhoranca në Kuvend me urdhër politik të Edi Rama vijon minimin e reformës së vërtetë në drejtësi, në themel të së cilës ishte konsensusi politik për t’i dhënë më në fund vendit në sistem drejtësie të besueshëm dhe të pavarur.
Me këtë veprime të Ramës dhe ushtarëve të tij të bindur vetëm drejtësia bëhet vegël në duart e tij, më e kapur se kaq nuk ka qenë kurrë në këto vite demokraci.
Një fakt tjetër që është me rëndësi madhore në këtë ccështje është qëndrimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Para disa ditësh Presidenti njoftoi se nuk mund të hidhet shorti për KED për shkak të vakumit ligjor dhe pasi dispozitat tranzitore kanë mbyllur efektin e tyre.
Edi Rama dhe mazhoranca e tij tregojnë çdo ditë e më shumë se frika e madhe i ka kapur në palcë dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të shpëtuar lëkurën. Mendojnë se duke kapur drejtësinë do të mund t’ia hedhin.
Por nuk ka Ardian Dvoran dhe Arta Mark që i shpëton nga shqiptarët. Rama kujdes, studentët po të rrethojnë!