Eshtë një përpikmëri e bukur, por edhe e dhimbshme, njëherësh. 28 vjet më parë studentët u ngritën në protesët për t’i dhënë grushtin e fundit diktaturës komuniste në Shqipëri. Ata protstonin me parrullat “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe ëndërronin një tjetër Shqipëri. Në vrullin e atyre protestave studentore lindi edhe partia e parë opizitoare në vend, Partia Demokratike, një lindje e natyrshme, sepse ishte pjesë e natyrshme e këtyre protestave që sollën ndryshimin, lirinë. Sot pas 28 vitesh, studentët ngrihen po aq masivisht sa 28 vjet më parë, kundër një qeverie që e ka kthyer Shqipërinë pas dhe ka përmbysur çdo ëndërr të shqiptarëve. Edhe sot janë po ato parrulla që Shqipëria të jetë pjesë e natyrshme e Evropës, por kjo qeveri e ka larguar gjithnjë e më shumë. Partia Demokratike përkrah çdo lloj proteste kundër kësaj qeverie, ajo është në krah të studentëve, në krah të gijthë atyre që ëndrrojnë një jetë më të mirë dhe kundër kësaj qeverie hajdute që e ka mjeruar popullin dhe kthyer në një turmë të pashpresë e të mjeruar. Eshtë për të ardhur keq që zëra mjerane e që nuk përfaqësojnë asgjë sot, përpiqen të shfrytëzojnë autoretetin e dikurshëm që u dha pikërisht Partia Demokratike dhe të kritikojnë atë vetë, duke u munduar që ta largojnë atë nga protestat, nga ata që me të drejtë po çojnë në vend ato padrejtësi që PD ka kohë që u ka rënë këmbanave. Partia Deemokratike ka denocuar prej vitesh korrupsionin, ligjin për arsimin e lartë, paaftësinë e qeverisë, injorantët e administratës, tenderat e hajdutëve të shtetit, me në krye hajdutin më jetëgjatë, Edi Rama, ata që zhvatin përditë e më shumë popullin dhe sot jemi para një situate të paralajmëruar prej saj më herët. Eshtë e narytrshme që ajo të përkrahë e të mbështesë çdo protestë, sepse populli vetë, studentët po vënë në vend dinijtetin e nëpërkëmbur nga kjo qeveri.