Qytetarët në protestë janë revoltuar me Qorrin e Ramës dhe Veliajt në protestë që i ka ndërsyer atyre policinë për të mos i lejuar të pranohen në protesta në një rast unikal në historinë e protestave. Qytetarët të revoltuar i kanë kërkuar studentëve që të mos përdoren politikisht nga Qorri I Ramës dhe Veliajt që ka uzurpuar protestën duke e kthyer në një lëvizje policore.
Mijëra student vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit. ‘Në se nuk plotësohen të gjitha kërkesat, protesta do të përshkallëzohet dhe do të futemi edhe në grevë urie’, kanë lëshuar ultimatumin studentët, në ditën e tretë të protestës.
Gjatë fjalimeve të tyre ata kanë ripërsëritur edhe 3 (nga katër) kërkesat e panegociueshme për qeverisë Rama: Përgjysmimi i tarifave vjetore; Përmirësimi i kushteve në konvikte; dhe përfaqësimi i studenteve në bordet e universiteteve.
Një nga risitë e protestës së studentëve ditën e sotme kanë qenë parullat e tyre pikante, plot batuta dhe sarkazëm për pushtetarët, ministren Lindita Nikolla dhe vetë kryeministrin Edi Rama.
Memet e tyre në shumicën e rasteve të shkruara me dorë nëpër copa kartoni të përdorur, gazeta apo thjesht në letra formati A4, po bëjnë xhiron e rrjetit. Edhe ditën e sotme pati mjaft parulla të tilla pikante. Mes tyre spikaste njëra që stigmatizonte rezultatet në universitet, të ministres së Arsimit Lindita Nikolla.
Një shkëmbim i improvizuar mesazhesh telefonike mes një studenteje dhe mamit të saj, godet absurdin, seriozitetin dhe tregon edhe falsitetin e qeverisë Rama, për arsimin duke vendosur si ministre një ish-studente që ka mbaruar me mesataren 5.9.