Një kokë për një pëllëmbë tokë

E Enjte, 14 February 2019 08:37

Nga Azgan HAKLAJ

Koalicioni, apo më qartë kuarteti Putin-Erdogan-Rama-Thaçi, një aleancë antiperëdimore e antishqiptare, njëherësh kanë hyrë në dimrin e vetmisë së madhe. Dy të parët, lider autokratë dhe diktatorë kanë zgjuar ëndrrat dhe po përpiqen të jetësojnë ish-perandoritë ruso-otomane, njëherësh duan të ndajnë zonat e influencës në Ballkan përmes satelitëve të tyre Rama-Thaçi.
Edhe pak ditë festojmë 11-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Pak ditë na ndajnë nga 20-Vjetori i Rambujesë.
Ky vit është 20-Vjetori i Çlirimit të Kosovës.
Edhe pak javë na ndajnë nga 20-Vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s, Koalicionit të Lirisë, mbi Serbinë gjakatare të Millosheviçit. Në 78 ditë makineria luftarake serbe u shkërmoq si një kështjellë rëre e kasapi Millosheviç së bashku me gjeneralët e tij kanibalë u detyrua të kapitullonte pa kushte. Atë kohë Rusia e Boris Jelcinit, megjithë presionin diplomatik e Veton në OKB, nuk mundi t’u vijë në ndihmë vëllezërve serbë. Presidenti Klinton, Sekretarja e Shtetit Medlin Olbrajt, gjenerali Klark, Londra-Parisi-Roma i treguan mbarë botës se NATO dhe Perëndimi nuk do të lejonin kurrë që në zemër të Europës të ushtrohej dhunë, genocid e spastrim etnik. Makineria ushtarake kolosale e fitimtare e NATO-s mbështeti djemtë e vajzat e Kosovës e shumë bijë e bija nga mbarë hapësira etnike shqiptare që ishin rreshtuar në UÇK dhe me kurajo, vetmohim e trimëri të pashoqe rrokën armët e u hodhën si shqiponja në zjarrin e betejave për liri.
Kosova e mbretërve dardanë, e Lekë Dukagjinit, e Zhuj Selmanit, e Ymer Prizrenit, e Sylejman Vokshit, e Mic Sokolit, e Sef Koshares, e Haxhi Zekës, e Ali Ibres. Kosova e Lidhjes së Prizrenit, e Lidhjes së Pejës. Kosova e Kuvendit të Verrave të Llukës. Kosova e Kryengritjeve të mëdha 1908-1909-1910. Kosova e Kuvendit të Junikut, e trinomit të lirisë Hasan Prishtinës-Isa Boletinit-Bajram Currit më 21-25 maj 1912 hartoi Platformën e Kryengritjes së Përgjithshme që finalizoi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Vlorë nga Plaku i Vlorës, Ismail Qemali.
Kosova - ky djep i kuvendeve, besëlidhjeve e kryengritjeve të mëdha për liri e pavarësi u mbyt nga gjaku i dragojve të ri të saj: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Adem Jashari, Luan Haradinaj, Shkëlzen Haradinaj, Agim Ramadani, Sali Çekaj, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Adrian Krasniqi, Bedri Shala, Bekim Berisha, Iliaz Kodra e mijëra djemve dhe vajzave që dhanë jetën për liri e çlirim kombëtar.
Numri i të vrarëve është aq i madh sa çdo pëllëmbë toke është e larë me gjak.
20 vjet më parë Bota e Lirë u ba dëshmitare e Masakrës barbare e çnjerëzore të Reçakut, ku dhjetra shqiptarë të pafajshëm u ekzekutuan nga falangat gjakatare të Millosheviçit dhe Arkanit. Kjo ngjarje shënoi një pikë kthese për Diplomacinë Euro-Atlantike e përmes saj për vet të ardhmen e Kosovës e të Kombit Shqiptar.
Sot kohët kanë ndryshuar në disfavor të armiqëve tanë historik serbo-sllav-ruso-otoman.
Shqiptarët në Ballkan janë një armatë 10 milionëshe e rreshtuar në krah të Aleancës më të madhe e më të fuqishme që ka njohur bota: NATO-s, SHBA e BE.
Shqipëria shënon 10-Vjetorin e antarësimit në NATO.
Këtë vit Kosova shënon 20-Vjetorin e Çlirimit dhe 11-Vjetorin e Pavarësisë.
Shqiptarët e Malit të Zi me votën e tyre përcaktuan antarësimin e Malit të Zi në NATO dhe vazhdimin e qeverisjes pro perëndimore.
Shqiptarët e Maqedonisë u banë përcaktues të rrugës së Maqedonisë në NATO dhe BE si dhe ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut dhe zyrtarizuan Gjuhën Shqipe, gjuhën e Aleksandrit të Madh, Pirros, Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), Shenjtores Nanë Terezës.
Identiteti historik e kulturor i shqiptarëve, e drejta e tyre zakonore, vyrtytet e kodi i tyre i nderit solidariteti e humanizmi i trashëguar në shekuj, në genin e tyre, janë jo vetëm pashaportë e Identitetit Europian, por dhe themel i vlerave të Europës së civilizuar.
Beteja për Kosovën e Lirinë e saj nuk ishte vetëm betejë ushtarake.
Ajo ishte për një kohë të gjatë betejë diplomatike e morale, një gurë prove për vlerat e civilizimit perëndimor e kancelaritë e tyre.
Sot imperativ i kohës për Kombin Shqiptar është mbrojtja e Kosovës nga coptimi dhe mbrojtja e çdo pëllëmbe tokë të saj.
Kombi Shqiptar ka patur fatin të kishte nga gjaku i tij avokaten hyjnore, Nanë Terezen; gjeniun e politikës Ibrahim Rugovën; mendimtarin e filozofin, mendjendriturin, illuministin, “Volterin Shqiptar”- Ukshin Hotin, të cilin sherbimet sekrete serbo-sllave e vranë 20 vite më parë në shkurt 1999.
Kosova mbi trungun e saj ka provuar traktate, konferenca e protokolle, ka kaluar një sagë të gjatë sakrificash e kasandrash, humbjesh të mëdha jetësh njerëzore, genocid të pashembullt, shfarosje masive të popullsisë, spastrim etnik, me elaborate e operacione që nga Doktrina e Vuk Karaxhiqit - pyka shqiptare e Çubriolloviçit; elaborati i Qosiçit deri tek Operacioni “Patkoi” i Millosheviçit.
Në 11-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, në 20-Vjetorin e Çlirimit, Kosova është më afër se kurrë për t’u bërë pjesë e strukturave Euro-Atlantike dhe e Familjes Europiane.
Garante e mbrojtjes së këtyre arritjeve janë Ushtria e saj dhe SHBA. Kjo do të thotë së në trojet etnike shqiptare krahas Flamurit krenar të Gjergj Kastriotit do të valvitet edhe ai ngadhnjimtar i NATO-s, i SHBA dhe i BE.
Perëndimi e vlerat e lirisë, demokracisë e civilizimit kanë qënë gjithnjë ylli polar i shqiptarëve, të tilla janë sot e përgjithmonë.
Burrështetasit e shquar, themeluesit e shtetit të Arbërit, Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali, Mbreti Zog. Rugova, Ramush Haradinaj, Ali Ahmeti, korifejtë e Rilindjes Kombëtare e të mendimit - Frashëllinjtë, De Rada, Mjeda, Pashko Vasa, Konica, Fishta, Arbër Xhaferi e Ismail Kadare ju kanë treguar bashkëkombasve të tyre se për shqiptarët dielli lind nga përendon.
Shqiptarët sot janë faktor madhor i pamohueshëm e fuqiplotë në trojet e tyre etnike në Ballkan.
Koha e pazarlleqeve dhe e traktateve të fshehta, siç është ky i ndryshimit të kufijve, pra shkëmbim territoresh në këmbim të njohjes, një teatër sharlatan politik, me skenaristë binomin Putin-Erdogan e aktorë trinjaket Vuçiç-Thaçi-Rama, ka perënduar përgjithmonë.
Shqiptarët në shekulln e kaluar edhe pse në kushte shumë herë më të rënda e të pafavorshme se sot kanë ditur t’u tregojnë vendin Haxhi Qamilëve dhe Esadistëve të tyre.
Edi Rama, siç shkruante me të drejtë këto ditë një analist nga Kosova, e ka shitur praktikisht Shqipërinë te Turqia. Portet, aeroportet, minierat e hidrocentralet, ajkën e pasurisë kombëtare të cilat janë mushkëritë e ekonomisë tonë, ua ka varur në qafë barbarëve të Azisë.
Edi Rama e ka pushkatuar Kauzën Çame duke ua falur grekëve së bashku me Detin.
Teza e ndryshimit të kufijve, kjo dosje e zezë e kulisave politike ruso-turke e filluar qysh me çlirimin e Kosovës para dy dekadash, është hapur nga sivllau i Putinit, krushku i Erdoganit, nga Vuçiçi dhe po mbështetet nga dyshja kuislinge Thaçi-Rama, për interesat e tyre utilitare.
Vendosmëria e Kryeministrit Haradinaj dhe e Qeverisë së Tij, e Liderit të Opozitës së Bashkuar të Shqipërisë, z. Lulzim Basha, opinionit publik në Kosovë e në Shqipëri dhe nga patriotët e Kombit Shqiptar, për të mbrojtur çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare qoftë dhe me jetë njerëzore, është vija e kuqe që nuk mund ta kalojnë despotët e Kremlinit e të Ankarasë dhe shërbëtorët e tyre në Beograd e në të dy anët e kufirit etnik shqiptar.
Në epilogun e Çlirimit të Kosovës, ditës së madhe të triumfit kombëtar, sikur ta parandjente skenarin ogurzi për të cilin apostrofova më sipër e madhja Shkurte Fejza këndonte në kor me piskamen e shpirtit të një Kombi:
"Pa u farue djem e çika
Jo nuk ndahet Mitrovica
Nuk i lëshojmë trojet tona
Krejt Kosova është e Jona".
Në rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit në Mitrovicë, ish Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, u shpreh me këto fjalë: "Varri i Juaj Baca Isë do të jetë piramidë e kufirit me Serbinë dhe ju do të jeni gardiani i mbrojtjes së trojeve tona."
E Drejta Ndërkombëtare ka në themel të saj sovranitetin e popujve dhe kjo është thembra e Akilit e projektit antishqiptar të ndryshimit të kufijve përmes shkëmbimit të territoreve, për të cilin punojnë prej kohësh armiqtë tanë shekullor.
Kancelaritë ruso-turke dhe ajo e Beogradit janë mëse të bindura se nuk mund ta ndalojnë zgjerimin e NATO-s e as të BE-së në Ballkan.
E provuan me skenarin malazez dhe maqedonas dhe dështuan me turp.
Në të dy rastet ishin shqiptarët që i dogjën skenarët e tyre dhe i rreshtuan këto shtete në anën e NATO-s e të Perëndimit.
Me frontin e dytë antiperëndimor e antishqiptar, me aktor kalifët Rama e Thaçi, është përpjekja e fundit e carëve të rinj ruso-turk Putin-Erdogan për ta mbajtur Ballkanin peng të politikës së tyre.
Shqipëria sot është e uzurpuar nga Edi Rama e Qeveria e Tij kriminale.
Është kjo arsyeja madhore që i bashkon opozitën dhe popullin në një flamur të vetëm, atë Kuqezi.
Më 16 shkurt është Marrshimi i pandalshëm i Lirisë.
Sovrani zbret si tajfun në sheshet “Skenderbej” e “Nanë Tereza” dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të shpeëtuar demokracinë e Shtetin e së Drejtës të marrë peng nga Sulltan Rama, i cili po shet edhe trojet amtare për pushtetin e tij.
Ky uragan, me rrëzimin e Sulltan Ramës i then një këmbë oktapodit antishqiptar e antiperëndimor.
Japonezët kanë një postulat: "Më fal tokë që të shkel". Thaçi dhe Rama trojet shqiptare të mbytur nga gjaku i derdhur nga martirët e rënë për mbrojtjen e tyre duan t’ia bajnë bonos Vuçiçit.
Mitrovica dhe çdo pëllëmbë tokë shqiptare është e jona. Ato do t’i mbrojmë me jetën tonë me moton : "Një kokë për çdo pëllëmbë tokë".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...