Vjedhja nuk ndalet/Koncencion tjetër 75 milionë euro perfundojne tek llogaria ne Hollande

E Enjte, 14 February 2019 15:25

Laboratorët e spitaleve shtetërore shumë shpejt do t’i kalojnë për administrim privatit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka firmosur koncesionin më të fundit në sektorin e shëndetësisë, atë të laboratorëve, i cili do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 75 milionë euro për dhjetë vitet e ardhshme.

Edhe pse projekti për dhënien e laboratorëve publik tek privatët është kundërshtuar fuqishëm nga ekspertët, por edhe vetë punonjësit e sistemit shëndetësor, qeveria nuk është ndalur, por ka zyrtarizuar koncesionin e nisur dy vjet më parë.

Burime konfidenciale nga qeveria i thanë SYRI.net se shumë shpejt kontrata e firmosur nga ministrja e shëndetësisë do të kalojë për miratim në qeveri, çka përbën dhe hallkën e fundit burokratike për zyrtarizimin e koncesionit të radhës në sektorin e shëndetësisë.

Tenderi

Tenderi për dhënien me koncesion të laboratorëve spitalorë u zhvillua në prill të vitit 2017. Ministria e Shëndetësisë shpalli zyrtarisht fitues, një konsorcium të përbërë nga tre shoqëri; shqiptarja Labopharma, kompania franceze Exalab dhe ajo hollandeze AB Laboratory Solutions.

Por për dy vite rresht kontrata qëndroi në sirtarët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe nuk hyri në fuqi, për arsye që nuk u bënë asnjëherë publike. Megjithatë në dhjetor të vitit të kaluar, vetëm 1 muaj e gjysmë më parë, koncesioni i laboratorëve është zhbllokuar në mënyrë të papritur, teksa Manastirliu ka firmosur kontratën që me konsorcimin e përbërë nga Labopharma, Exalab dhe AB Laboratory Solutions.

Zyrtarisht objekti i koncesionit është financimi, projektimi, rinovimi, pajisja, riorganizimi dhe funksionimi i Koncesionit/Partneritetit Publik Privat për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale, dhe atyre bashkiake të Sarandës e Lushnjës. Por praktikisht ai i jep privatit monopolin 10 vjeçar të laboratorëve në spitalet publike të vendit, madje me infrastrukturë të gatshme. Me zyrtarizimin e këtij koncesioni qeveria kompleton një tjetër akt në çmontimin dhe privatizimin total të shërbimit shëndetësor në vend.

Kush qëndron pas koncesionit

Labopharma është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar në vitin 2007 nga një qytetar grek me emrin Janis Koraras dhe një shqiptar i quajtur Janis Karathano. Shoqëria ka një kapital themeltar prej 100 mijë lekësh, por rezulton aksionerja kryesore në koncesionin me vlerë 75 milionë euro duke zotëruar 41.7 për qind të aksioneve.

AB Laboratory Solutions kompania e dytë në konsorcium është themeluar prej vitit 2007 në Regjistrin holandez të Biznesit: një shtet që ndonëse lakohet pak, konsiderohet një ndër parajsat fiskale më të mëdha në Europë. Dokumentet e publikuara nga media kanë provuar se AB Laboratory Solutions zotërohet nga shtetasi Janis Karathano, I cili rezulton kështu të ketë 75 për qind të aksioneve në koncesionin 10 vjeçar të laboratorëve.

Kompania e tretë, francezja Exalab, e cila ka qene dhe investitori strategjik që përmbushte kriteret e tenderit rezulton të jetë aksioneri i minorancës me vetëm 25 për qind të aksioneve.

Por investigimet e fundit të publikuara në media tregojnë se kompanitë që zotërojnë koncesionin e laboratorëve janë të lidhura edhe me një koncesion tjetër në fushën e shëndetësisë atë të dializës, pasi rezultojnë të jenë të regjistruara në të njëjtën adresë në Holandë.

Modifikuar më Premte, 15 February 2019 09:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...