Loja e Rusisë në Ballkan: Luftërat kulturore dhe agjentura oligarkike

Diel, 24 February 2019 14:29

Nga Paul Stronski dhe Annie Himes
(Carnegie Endowment for International Peace)

Përpos medias, Kremlini shfrytëzon Kishën Ortodokse Ruse si mjet për të influencuar vendet ortodokse. Moska përdor narrativën e vëllazërisë sllave dhe krishterimit ortodoks për të fortifikuar marrëdhëniet me liderët politikë, kishat dhe grupet e pavarura në Bosnjë, Bullgari, Greqi, Maqedoni, Mali të Zi dhe Serbi. Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kirill shërben si ndërlidhësi mes kishës së tij dhe kishave të Europës Juglindore, përfshirë minoritetet ortodokse në vende jo të krishtera si Shqipëria, Bosnja dhe Kosova. Pelegrinazhi i stërpropaganduar i Putinit në Malin Athos në Greqi në 2005 dhe në 2016 ishin përpjekjet më të dukshme globale të Rusisë. Mali Athos ka rreth 20 manastire dhe është qendra e misticizmit ortodoks. Vizitat e Putinit treguan orvatjen e Rusisë për ta promovuar veten si mirëbërësi i ortodoksisë moderne. Në Ballkan, Rusia përpiqet të forcojë lidhjet me zyrtarët për të joshur elitat publike në llogoren e vet.
Megjithatë, është e paqartë sesi ndarja mes Kishës Ortodokse Ruse dhe Kishës Ortodokse Ukrainase do të ndikojë tek influenca e Rusisë në rajon, veçanërisht tani që Patriarkana e Kostandinopojës ka mbështetur Kishën Ortodokse Ukrainase duke i garantuar pavarësinë. Kisha Ortodokse Ruse menjëherë u nda nga Patriarkana. Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe duket se mbështet Moskës, duke e etiketuar “katastrofike” vendimin e patriarkanës së Konstandinopojës. Kishat e tjera ortodokse në Ballkan duken të jenë të pavendosura. Me kalimin e kohës, ndarjet brenda ortodoksisë mund të dobësojnë influencën ruse në Ballkan.
Lidhjet e oligarkëve me Kishës Ortodokse Ruse dhe elementët e së djathtës ekstreme në shoqërinë ruse kontribojnë tek influenca e Moskës në Ballkan, duke i ofruar asaj maskën e daljes nga situata kur diçka shkon keq me influencën. Shembulli më tipik është Konstantin Malofeev, i cili ka shoqatën e bamirësisë ortodokse më të madhe në Rusi, me një buxhet të raportuar prej 40 milionë dollarësh. Përpos veprimtarisë brenda Rusisë, fushatat e tij të bamirësisë mbështesin familje përgjatë Europës Lindore. Malofeev dhe bamirësia e tij duken të jenë përcjellësit kryesore të dorës ruse tek grupet konservative ortodokse në Ballkan. Për shembull, bamirësia ishte prapa përpjekjeve për të sjellë “ritualin e Flakës së Shenjtë” e cila simbolizon ringjalljen e Krishtit për të krishterët ortodoksë, nga Kisha e Shenjtë Sepulcshre në Jerusalem, në Serbi për herë të parë për pashkët ortodokse në 2015. Sipas Websitet të shoqatës së bamirësisë, kjo shoqatë financoi dhe organizoi këtë aktivitet. Flaka udhëtoi në Kroaci, Mal të Zi dhe në Republikës Srpska. Ruski Ekspres, një media ruse me qendër në Beograd, koordinoi dhe transmetoi drejtpërdrejt këtë ceremoni.
Malofeev po ashtu ka financuar ndërtimin e monumentit të Carit Rus, Nikolla II, në Republikën Srpska si shenjë e miqësisë mes Rusisë dhe popullatës serbe të Bosnjës. Media e tij, Tsargrad TV, ka shprehur interesin për të zgjeruar prezencën në Ballkan për të promovuar ideologjitë pan ortodokse. Një organizatë e Malofeev e quajtur Katehon është ashpërsisht anti-amerikane dhe anti-Perëndimore dhe promovon pansllavizmin dhe nxit një sërë teorish konspirative që trazojnë vendet pro-perëndimore të Ballkanit.
E përfshirë në listën e zezë të sanksioneve të SHBA-së, për shkak të përfshirjes së tij në aneksimin e Krimesë dhe destabilizimit të Ukrainës, Malofeev ka ndihmuar ortodoksët dhe nacionalitet rusë të vendosin kontakte ke grupet e djathta të Europës Juglindore. Malofeev dhe Leonid Reshetnikov, një ish zyrtar i lartë i inteligjëncës ruse dhe anëtar i bordit të Katehonit, u përfshinë në fazat e para të organizimit të grushtit të shtetit në Mal të Zi në 2016.
Një tjetër oligark, Ivan Savvidis-dikur një parlamentar nga Partia e Putinit-u akuzua si sekseri i përpjekjeve për të korruptuar klerin ortodoks rus dhe zyrtarët qeveritarë për të ngritur nacionalistët kundër marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë. Kompania e Savvidis zotëron 51% të skuadrës së futbollit PAOK FC në Selanik, qendra e provincës maqedonase të Greqisë. Ai shleu borxhet e skuadrës në 2012, duke siguruar popullaritet për tifozët, të cilët u përdorën kundër marrëveshjes së Prespës. Megjithëse kjo skuadër është një aset i vogël i pasurisë së tij, në këtë provincë ai zotëron një televizion, dy gazeta, hotele, një fabrikë cigareje dhe portin kryesor të qytetit, të cilat i ka përdorur për të nxitur ndjenjat nacionale kundër emrit të Maqedonisë.
Ish-ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos, kreu i Grekëve të Pavarur, është një mik i ngushtë i Savvidis dhe një prezencë ruse në parlamentin grek. Të dy këta kanë një marrëdhënie me shumë se afariste, pasi Savvidis e ka ftuar Kammenos në dasmën e vajzës së tij. Fill pas arritjes së marrëveshjes në qershor 2018, Kammenos e denoncoi publikisht marrëveshjen dhe në tetor 2018 u përplas me ministrinë e Jashtëm Nikos Kotzias.
Situatat e mësipërme tregojnë sesi influenca e Moskës në rajon mund të arrijë të “kthejë zjarr” kur i preken interesat.

Modifikuar më Diel, 24 February 2019 20:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...