Edi Ramës

Diel, 17 Mars 2019 08:54

Nga Erl Kodra


Edi Rama,

Ti do të mbijetosh edhe një muaj; dy muaj; tre muaj.

Po ku do të shkosh më tej?!

 

Shikoni se çfarë ndodhë kur përpiqesh të zësh një popull në çark, sidomos një popull që është i vetëdijesuar se çfarë përbindëshi ka përballë.

I vetëdijesuar jo thjesht nga arsyeja, por nga thika që i ke ngulur në palcë.

Popullin armik mundesh ta zhdepësh me gaz të ashpër lotsjellës.

Mundesh t'i injorosh 300.000 armiq të brendshëm të pushtetit tënd kriminal që protestojnë paqësisht kundër teje. Mundesh t'i mbysësh armiqtë e tu me propagandë.

Mundesh edhe të blesh 50 njerëz dhe t'i quash "opozitë" e re. Para ke pa hesap, sigurisht.

Mediatikisht, ushtria e mercenarëve do vazhdojë mbështetjen pa kushte, sa kohë që ti do t'u hedhësh ushqim.

Frroku, Mero, Lorenci, Muchi, Zaloshnja, Vasjari, Minxhozi, Fevzo, Sokoli, Vasili dhe shumë të tjerë do të vazhdojnë ta lehtësojnë dhimbjen. Por dhimbja jote është e pashpresë. Nuk ka shërim.

Të gjitha këto janë favoret e tua, prej të cilave ti po mbijeton, përkohësisht.

Po më pas?!

Më pas, do të fillojë të mblidhet një lëmsh në grykë tek shqiptarët.

Çdo armik do të qëndrojë para teje duke të urryer. Çdo ditë e më shumë, deri sa urrejtja do të të kthehet në vullkan.

Atë ditë nuk do t'ia uroja as hasmit.

Sepse kam frikë, se lëkurën do ta bëjnë hajmali.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...