Dështon FM, BB dhe Qeveria (kjo e fundit me dashje)

Tuesday, 07 May 2019 13:53

Nga Dritan Shano 

Shqetësimi kryesor i FMN, sot në Maj 2019 është paaftësia e Qeverisë Rama për të reduktuar dhe eliminuar detyrimet e prapambetura ndaj biznesit. Po njësoj si 6 vjet më parë kur shqetësimi kryesor i FMN, atëherë në Shtator të 2013, ishte reduktimi i detyrimeve te prapambetura ndaj biznesit.

Në 6 vjet të gjithë ata që janë marrë me këtë punë, Qeveri dhe donatorë, i ngjajnë atij qenit që ndjek bishtin, por nuk ja arrin ta kapë.

Zvogëlimi dhe eliminimi i këtyre detyrimeve ndaj biznesit ishte pjesë e rëndësishme e retorikës së FMN që parapriu dhe justifikoi mbështetjen e paprecedent të qeverisë Rama 1 me 300 milionë EUR – një mbështetje e tillë nuk ishte dhënë kurrë më parë që kur Shqipëria u bë anëtare e FMN në vitin 1992, dhe vinte pas një periudhe kur prezenca e FMN në Shqipëri ishte reduktuar vetëm në Modalitet Survejimi (Surveillance Mode) – një nga instrumentet qe përdoren kur vendi ka arritur stabilitet te parametrave makroekonomikë.

Banka Botërore e mbështeti dhe ajo reduktimin e detyrimeve të prapambetura me një Hua Politikash Zhvillimi (Development Policy Loan) me rreth 120 milionë USD në vitin 2014 – synimi ishte për të reduktuar dobësitë e sistemit te financave publike. Këtu nuk përmendim mbështetjen e IPS-2 (Sistemin e Integruar të Planifikimit) nga BB, EU dhe donatorë të tjerë dhe as AFMISwra, AGFISwra dhe DMFASwra që do bënin çudira dhe magjira në menaxhimin e financave publike dhe të borxhit publik shqiptar.

Diskursi publik dhe politik i Qeverisë 2013-2017 ishte ulërima deri në qiell për kasaphanën e madhe të financave publike të bërë nga Qeveritë e mëparshme dhe përbetimi i saj se kjo punë do merrte fund nga dora e Rilindjes. Për këtë bëri dhe një strategji me ndihmën e Deloitte.

Kjo ulërimë vazhdon edhe tani, por tashmë është e qartë se bëhet për të mbuluar gjurmët. Detyrimet e prapambetura prej 300 milionë EUR (por unë them se janë më shumë, të fshehura nëpër korridoret e gjykatave) tashmë janë shtrirë në mënyrë kapilare nga Qeveria tek Bashkitë, si për të thënë që retë e zeza mbi financat shqiptare janë shtrirë nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ në çdo cep të Shqipërisë.

Nëse mund të themi se mbështetja që FMN, BB dhe donatorë të tjerë ka dështuar në mirëbesim që të krijojë financa më të shëndetshme publike, duke eliminuar detyrimet e prapambetura, kjo nuk mund të thuhet për Rilindjen. Qeveritë e saj asnjëherë nuk kanë dashur të reduktojnë detyrimet e prapambetura, por thjesht të kontrollojnë fluksin e parasë publike si elementi kryesor i pushtetit të tyre politik.

Siç kanë bërë me prokurimet publike, PPP dhe ligjet e investimeve strategjike dhe ato të posaçme, apo dhe me Korporatën e Investimeve. Qëllimi i Rilindjes nuk ka qenë shëndoshja e financave publike por kontrolli politik i çdo qindarke; ruajtja me vendosmëri e aftësisë për të vendosur kush do i marrë lekët i pari ndër mbështetësit e vet politikë, dhe kujt do ja vonojnë sa të mundin që t’i prishin punë, e pse jo ta falimentojnë.

Kjo sjellje e paramenduar, eliminon konkurrencën e lirë e të ndershme, shkatërron klimën e biznesit dhe e bën Qeverinë komandante supreme të ekonomisë së tregut. Për këtë arsye, ekonomia shqiptare nuk mund të kualifikohet si një ekonomi tregu funksionale, kusht sine qua non për integrimin europian – pra dhe për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Nuk di të them nëse FMN ja ka hequr fishën kësaj qeverie, por ajo, 2 vjet pasi ka mbyllur programin e vet, si me delikatesë, si larg e larg, ka filluar të shqetësohet nëse do arrijë t’i marrë mbrapsht Eurot e veta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...