Pedagogu i njohur/ Rama kërkon të sundojë i vetëm me gjeneralin e tij në pension, junta qëndron pas dhunës ndaj ...

Diel, 12 May 2019 10:09

Mbrëmë, Tirana nuk kish te asnjë ndryshim nga qytetet e Venezuelës ku luftohet me juntën e Maduros: mijëra protestues, bomba molotov, gaz lotsjellës dhe konfrontime të ashpra mes forcave të Policisë dhe protestuesve që kërkojnë largimin e Kryeministrit Rama si kusht bazik për zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Veçanërisht tronditëse ishte skena kur Policia e Shtetit dhunoi pa asnjë arsye dhe në mënyrë barbare Said Dollapin, sekretarin organizativ të Partisë Demokratike.

Për këdo që ka pak mend në kokë nuk ka asnjë dyshim se skena të tilla janë tregues të një konflikti të ashpër civil, që po përvijohet në horizontin e së ardhmes. Nëse Kryeministri ka pasur si qëllim ta shkatërrojë tërësisht demokracinë shqiptare dhe shtetin ligjor ia ka arritur më së miri. Pasi e ka bërë Shqipërinë dhe Parlamentin shqiptar, pronë të krimit të organizuar, pasi shkatërroi zgjedhjet, pasi e la Parlamentin pa opozitë, pasi shkatërroi mediat e lira dhe universitetet, pasi mbylli Teatrin Kombëtar dhe po përgatitet të mbyllë Akademinë, pasi e la vendin pa gjykata, pasi shkatërroi ekonominë dhe i bëri shqiptarët të ikin në mënyrë masive nga vendi i tyre, pasi i hoqi vendit çdo shans për të hyrë në Europë, tani po përgatitet për hapin e fundit: të sundojë i vetëm me gjeneral Lleshajn, përmes dhunës së aparatit policor. Shkurt, ai nuk ka më asgjë të përbashkët me Kryeministrin e një vendi demokratik, por është shefi i një junte, që i ka hyrë një rruge të rrezikshme për veten dhe vendin.

Në fund të fundit, këtu do të mbërrinim, dhe situata është e qartë. Maskat kanë rënë, piktori propagandist është shfaqur fiks ashtu siç është para shoqërisë shqiptare dhe faktorit politik dhe, në këtë kuptim, ekuacioni është i qartë: ose ne do të humbim demokracinë dhe të mbajmë Ramën dhe Lleshajn, ose do të vazhdojmë përballjen dhe do të rrëzojmë Ramën dhe Lleshajn dhe do të mbajmë demokracinë. Nata e mbrëmshme i ka ndarë gjërat dhe na ka kthjelluar për të sotmen dhe për të ardhmen.

Atyre të cilëve u është neveritur politika, le të rrinë të qetë: nuk ka më politikë. Nuk ka më parti politike që luajnë njëra me tjetrën si macja me miun, duke shkëmbyer respektivisht poste, para dhe favore, nuk ka më retorikë boshe, nuk ka më iluzione. Ka një juntë dhe një grup që lufton me këtë juntë dhe kjo është opozita e bashkuar. Ka qytetarë të frikësuar, që u ka ardhur në majë të hundës nga qeveria e shndërruar në juntë, por që ende nuk kanë besim mjaftueshëm te opozita që i ka hapur betejë juntës, ka godina institucionesh, por jo institucione, dhe këto godina, për momentin, po i mbron me vetëmohim një gjeneral në pension me gaz lotsjellës, me trupa, me stërmundim të madh.

Qytetarët bashkë me gazin lotsjellës që e morën me tepri, mbrëmë morën një lajm të rëndësishëm dhe lajmi është ky: nuk kemi më qeveri, kemi juntë. Dhe duhet ose të përballemi me të ose t’i nënshtrohemi asaj. Për vete, kam zgjedhur të mos nënshtrohem.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...