Ju raporton nga Tirana, Endri Ernest Fuga Bunguri!

Hënë, 13 May 2019 13:26

Vetëm 2 javë më parë, Edi Rama, (e kush mund të ishte tjetër?!) u kap “me presh në dorë”, duke ndërhyrë në faqen zyrtare të Dewtsche Welle, seksioni shqip në Facebook. Ai arriti deri aty sa që të infiltronte korrektimin dhe heqjen e lajmit që dha kjo agjenci prestigjioze, sipas të cilit në Samitin e Berlinit, “Kancelarja Merkel kishte më pak se 30 minuta kohë për të pritur kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama”.

Kjo frazë që tregonte distancimin dhe vijën e kuqe që i ka vënë Ramës kancelarja dhe Gjermania duket i dogji aq shumë, sa që guxoi të falsifikonte lajmet (në mënyra që po hetohen nga DW) në një agjenci shtetërore të Gjermanisë. Kjo e fundit pasi e konstatoj këtë, u kërkoi ndjesë lexuesve dhe konfirmoi ndërhyrjen manipulative.

Nëse ju kujtohet menjëherë pas protestës së parë të madhe të 16 shkurtit, Edi Rama, i alarmuar nga dhjetëra shkrime dhe reportazhe të mediave ndërkombëtare, që po zbërthenin një nga një instalimin e një regjimi klepto-kriminal në Shqipëri, ndërmori një tur të paguar mirë në Itali, për të shpëlarë (sipas tij) baltën që po i hidhte qeverisjes së tij dhe vendit, nga opozita dhe media e pa kapur shqiptare.

Edhe pse kapi emisione dhe TV të rëndësishme përtej detit, kundërpërgjigjja e gazetarëve investigativ italianë (dhe jo vetëm) ishin reportazhe nëpër Shqipëri, ku trafikantë të drogës dëshmonin me zë e figurë, se një pjesë të fitimeve i kishin përdorur dhe do ti përdornin në vazhdim, për të blerë vota në favor të qeverisë.

Tashmë në çdo raportim të mediave ndërkombëtare pas çdo proteste, tregohet thelbi i zemëratës popullore dhe çfarë kërkon në të vërtetë opozita me këtë aksion radikal, ndaj një kryeministri arrogant dhe manipulator..

Kështu ndodhi edhe në një pasqyrim të bërë dje nga redaksia qendrore e Euronews, me rastin e protestës së të shtunës.

“Zemërimi kundër kryeministrit shqiptar Edi Rama shpërtheu të shtunën kur mijëra protestues dolën në rrugë në kryeqytetin e Tiranës, disa prej të cilëve hodhën bomba benzine në portën e  zyrës së tij. Gjatë tre muajve të fundit, protestat kanë shpërthyer në të gjithë vendin duke bërë thirrje që Rama të heqë dorë nga përfshirja e tij e dyshuar në korrupsion dhe mashtrim në zgjedhje. Protestuesit kanë bërë thirrje për votime të parakohshme, pasi ligjvënësit e tyre ndërprenë lidhjet me parlamentin. Demonstruesit kanë risjellë sloganin popullor; "Ne duam një Shqipëri Europiane", i cili ishte përdorur gjatë demonstratave pro-demokraci kur vendi i Ballkanit hoqi komunizmin në vitin 1990”, thuhej në këtë reportazh të shoqërua, edhe me pamje nga protesta.

Më poshtë citohej disa herë kreu i opozitës Lulzim Basha që flet për krim në pushtet, pastaj Edi Rama që thotë si gjithmonë se, “ai ishte i pikëlluar të dëgjonte një lider opozitar që lypte qeverinë e tij, për t'u larguar; se zjarri i tyre nuk dëmtoi qeverinë, por vendin".

Por mëngjesin e sotëm Euronews ju rikthye zhvillimeve të së shtunës dhe për këtë raportim kishte thirrur “në punë”, një nga korrespodentët e vetë në Tiranë, Ernest Bungurin.

Kur fjalën e morri ky korrespodent që në rrethet gazetareske njihet si zëdhënësi i ish-ambasadores që ende është nën hetim për korrupsion në Bruksel, Romana Vlautin, dukej sikur po raportonte vetë Endi Fuga që “hakeroi” DW, për të mbuluar injorimin e shefit të tij nga kancelaria Merkel.

Bunguri që sa herë i duhet të nis ndonjë material te EURONEWS, vazhdon me prognozat e sheqerosura të ish-shefes së vetë Vlahutin, pasi ju dha fjala bëri këtë raportim skandaloz;

 “Opozita zhvilloj një proteste të dhunshme që u dënua nga të gjitha ambasadat dhe trupi diplomatik në Tiranë. Opozita kërkon rrëzimin e kryeministrit Rama, se e akuzon për korrupsion. Por qeveria është legjitime dhe është deklaruar e hapur për dialog...”.

Ja ky ishte raportimi i Endri Ernest Fuga Bunguri, për rrjetin prestigjioz Euronews. Nga Tirana thoshte ai-por se nga cili konak fiks raportonte kuptohej qartë.

 Asnjë raportim apo qoftë edhe një fjali, për akuzat e opozitës për lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar e atë ekonomik; për dosjen e Vangjush Dakos e vetë Ramën brenda, për blerjen e zgjedhjeve; për 400 mijë shqiptarët që janë arratisur nga vendi; për mega korrupsionin e Astirit në kurriz të qytetarëve aty; Teatrin e Fushën, etj etj. Nga Syri.net

Modifikuar më Hënë, 13 May 2019 13:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...