Bishtin vërjani vetë

Premte, 12 July 2019 17:32

 Nga Qemal SAKAJEVA

Nëse do të kishte një “mosbindje qytetare”, të gjuhëtarëve dhe mbrojtësve të gjuhës, pak  tabela sinjalizuese mund të mbesnin në këmbë.  Qytetet dhe rrugët ndërqytetëse janë të përmbytura me gabime gjuhësore, në tabelat që shërbejnë për orientimin e njerëzve dhe të automjeteve, vetëm nga mospërdorimi i germave ë dhe ç, apo prej keqpërdorimit të shkronjave e dhe c.

Kurse në Korçë, mu në qendër të qytetit, gjendet një gabim i gdhendur  në metal.  Aty është teatri i njohur, me fasadë nga sheshi ku hyjnë dhe dalin disa rrugë dhe qarkullojnë shumë qytetarë. Mu në ballë, në një lartësi që nuk i shpëton vështrimit të njerëzve, është shkruar më shkronja shumë të mëdha metalike “Teatri Andon Zako Cajupi”. Kjo të bën të  qëndrosh, ta kundrosh e të mendosh: çfarë vështirësie ka pasur që mbiemri i poetit të njohur nuk është i shkruar saktë?

Të gjithë e dinë  nga gjeografia se në jug të Shqipërisë ka një mal me emrin Çajupi, - jo Cajupi.

Të gjithë e dinë se shkrimtari i “Baba Tomorit” e ka emrin Andon Zako Çajupi, dhe më shpesh thirret me mbiemrin  Çajupi.

Por në fasadë të teatrit të qytetit të Korçës të thonë jo: aty shkruhet Cajupi në metal!

Sidoqoftë diçka duhet korrigjuar.

Ose në librat e shkrimtarit duhet ndryshuar mbiemri nga Çajupi në Cajupi. Ose në librat e gjeografisë duhet ndryshuar emri i malit në Cajupi. Ose në teatrin e qytetit duhet dikush t’i vërë një palë shkallë të larta e ta heqë shkrimin me gabim.

Kur fëmijët filloristë mbërrijnë të shkronja ç e abetares, - pasi i kanë mësuar germat a, b dhe  c, -  ka disa mësues që për lehtësi kuptimi u thonë: “Shkronja ç është si germa  c, por me bisht”. Mësuesit nuk i lejojnë fëmijët që, germën ç ta shkruajnë si c, dhe t’u thonë “bishtin vërjani  vetë kur lexoni”.

Kur qytetarët hedhin vështrimin mbi emrin e teatrit, apo kur drejtuesit e mjeteve automobilistike dhe udhëtarët vështrojnë tabelat sinjalizuese për të ditur në çfarë drejtimi do të shkojnë, germës c aq të madhe, bishtin duhet t’ia vënë vetë, për ta bërë ç .

Aty kanë shkruar “Teatri Andon Zako Cajupi”, ndërsa ju duhet ta lexoni Çajupi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...