Kjo Shqipëri nuk është e imja...

Hënë, 15 July 2019 12:02

Nga Agim Xhafka

Çdo vit vij në Shqipëri. Marr parasysh udhëtimin e gjatë nga përtej oqeanit,lodhjen,shpenzimet nga që dua të gjendem mes njerëzve të mi të gjakut a në krah të shokëve dhe miqve.

Shkoj me vrap te varrezat, te prindërit. Bëj muhabet të gjatë me ta, besoj që më dëgjojnë. Rri me gocën, nipin, mbesën, të afërm e plot të njohur e pastaj ia mbath ca ditë nga Vlora deri në Sarandë. Ca ditë se më tepër nuk ia vlen. Stresohesh, acarohesh, grindesh, sëmuresh, tërbohesh e mund të shkosh në djall.

Unë nuk jam si ca të fandaksur që duan partinë mbi Shqipërinë. Këtë as e them, as e mendoj. Por veten e dua, e dua shumë, ndoshta më tepër se Shqipërinë. Se një jetë kam që do e falja për njerëzit e mi, por për atdheun e sotëm kurrë.

Kjo Shqipëri nuk është e imja, ma kanë vjedhur e më kërkojnë haraç ata që pandehin se janë pronarë të saj. As 800 mijë banorë nuk ka Tirana e unë lahem me orar, se për të pirë ka vite e vite që ujin e blej.

Ndaj e them pa shaka se në vend të shqiponjës në flamur na duhet të vëmë depozitën e ujit si simbol të kombit. Krahasoj ajrin me të vendeve pranë, jo atyre të zhvilluara, del që është 4 herë mbi normat e lejuara.

Shoh grafikët e  zhurmave dhe shigjeta në Shqipëri po i drejtohet hënës. Kryeqyteti ynë si një kapanon i madh veç për gjumë, prodhon sëmundje dhe tret njerëz.

Plazhet pa drita, ose me voltazh të ulët që frigoriferi nuk ngrin gjë e kondicioneri vërtit e vërtit ajrin e nxehtë. Derdhen në bregdet mutrat e gjysmës së kombit. Ia kanë mbathur edhe peshqit, e shumta gjen në breg ndonjë breshkë të ngordhur.

Rrugët copë e gropë, baypasset u transformuan në qendra fshatrash e qytetesh ku ka veç qenë se njerëzit kanë marrë arratinë.

Shyqyr diellit nuk i kanë menduar ndonjë rreng hë për hë.

Në këto kushte unë i përmallur për vendin, por i gjendur në grackën e tij i thërras mendjes e iki me vrap kudo, veç Shqipëri mos quhet.

Shkoj në Itali e pushoj si njeri, vete në Greqi e ndjej që zemra më zbutet, shpirti më qetohet. Shkoj në Mal te Zi e gjej rehati, arrij në Maqedoni e nxehem që as si ky vend nuk u bë Shqipëria ime.

Unë e dua veten, e dua shumë. Nuk më shkon ta them që e dua më shumë se vendin tim. Por kështu më del, se Shqipëria e ca banditëve nuk i do shqiptarët. Na përbuz e na largon, nuk na ofron gjë. Ndaj unë iki e si Bajroni i këndoj këtij largimi, nxjerr dufin, trishtimin, inatin, por nuk qëndroj. Iki..

‘Pra merrmë, o lundër dhe vrapo,

Në detin plot buçim,

Dhe shpjermë në çdo vend që do,

Veç jo në vendin tim...’

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...