Rilindja, kohë hienash dhe sharlatanësh

Hënë, 15 July 2019 16:05

Situata e rëndë në të cilën gjendet vendi sot, ky udhëkryq dhe fjalëkryq që shqiptarët kanë para syve ka ardhur si pasoje e qeverisjes së Rilindjes, të atyre siç i thirri Mustafa Nano të gjithë qelbësirave por që në fakt kjo vetëm sa u thellua nga vitit në vit.

E vërteta është kokë fortë që edhe pse pati një ndërrim pushteti socialistët në 2013 nuk patën përfaqësimin e tyre për faktin se ishte Rilindja e cila do të dominonte çdo qelizë të PS dhe emërimeve në emër të saj në administratën shtetërore si dhe të zgjedhurit në Parlament.
Kjo rrymë politike brenda PS, një organizate kriminale me në krye Ramën pati dy grupime; ata të lidhur me krimin si dhe sharlatanët.
U kuptuar qartë që qelbësirat ishin mbledhur aq shumë rreth Ramës dhe Rilindjes sa thuajse një pjesë e konsiderueshme e Parlamentit Shqiptare pjesë e grupit Parlamentar të PS dolën persona me rekorde kriminale dhe u detyruan të lënë karriget e tyre fal denoncimeve dhe këmbënguljes së Partisë Demokratike dhe liderit të saj Lulzim Basha ku pas ndërhyrjes së ndërkombëtareve u bë dhe ligji i Dekriminalizimit.
Kjo preku dhe një pjesë të mirë të administratës shtetërore, këshilltarë bashkiakë të cilët fal ligjit të propozuar dhe miratuar fal këmbënguljes ë PD me ndërhyrjen e ndërkombëtareve.  Rilindja nisi të marr goditjen brenda institucionesh por kur gjithçka po shkonte si duket, krimi i organizuar ai që kishte sponsorizuar ngjitjen në pushtet të Ramës dhe mbajtjen e Rilindjes në karriget qeveritare dhe pas zgjedhjeve të 2017 duket se nisi të bëhej aktiv por jo shumë në dukje. Kësaj here duke iu blerë sërish zgjedhjeve përfaqësuesve të Rilindjes, propozuar të preferuarit e tyre në bashki, këshilla bashkiakë dhe Kuvend.  Këtu bëhet fjalë për individë të PS në Parlament si Ndoka, Frroku, Prenga, apo Roshi në nivel lokal e të tjerë ende brenda sistemit.
Grupimi tjetër është ai i sharlatanëve si Tao Balla dhe Elisa Spiropali e sojit të tyre  të cilët nuk kanë spikatur aspak në drejtimin e tyre profesional qoftë në nivel politikë apo administrativë, E vetmja mëritë e tyre është të qenit servil ndaj shefit që i ka ngritur ata dhe të tjerë Rilindas në PS që të kenë karrierë te dhuruar dhe aspak të merituar nga kreu i bandës Rilindjes, Edi Rama.
Sic po shkojnë punët në këtë vend, kuptohet qartë që Rilindja, kohë hienash dhe sharlatanësh.

Modifikuar më Hënë, 15 July 2019 22:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...