Izolimi ndërkombëtar i Ramës nuk mbulohet me "Reformën në Drejtësi"

Hënë, 26 August 2019 20:27

Politika e jashtme shqiptare, e cila ka kohë që nuk është më në funksion të interesave kombëtare, është kthyer në një departament të Rilindjes kundër të gjithë kursit perëndimor të Shqipërisë. Sigurisht, kush e lexon si fjali e si tezë, nga mediokrit e deri tek ata që i njohin mirë këto çështje, do të mundohen të shprehen me klishe të tilla që “është e tepruar”. Por nuk është aspak e tillë. Njeriu më i izoluar sot është Edi Rama. Kjo nuk është në rrafshin njerëzor. Në rrafshin njerëzor izolimi i tij real e i dukshëm i përket psikoanalistëve. Ai sot është kryeministri dhe politikani më i izoluar, pasi me përjashtim të një segmenti të caktuar përtej Atlantikut, segment i cili i përket estabilishmentit të vjetër, dhe nga njëherë i bën edhe ndonjë qokë, ky njeri nuk ka absolutisht asnjë sukses dhe mbështetje në rrafshin ndërkombëtar. Por për Shqipërinë kjo është jetike dhe ndërkohë politika e Rilindjes ka mbyllur dyert, duke bërë që vendi i vogël, Shqipëria, të asfiksohet vetëm nën ajërin otoman. Edhe ky përcaktimi i fundit nuk është i tepërt. Njihen tashmë inspiratat e Erdoganit, përsa i përket një pjese të Ballaknit Perëndimor, dhe sa herë i duhet e thërret Ramën si kone  dhe ky menjëherë i bindur niset për në Ankara. Mbi 28 vizita ka Rama në Turqi, 0 në Greqi, pasi Arthina zyrtare nuk e ka pritur e as i ka dërguar ndonjë ftesë. Me perëndimin marrdhëniet flasin vetë. Nuk do shumë mend të kuptosh se në Gjermani i është hequr viza, në Itali politika e jashtme e Shqipërisë varet nëqoftë se i jep akses mndonjë showman, për ndonjë intervistë si shpëlarje për pluhurin e kokainës nga fytyra e qeverisë shqiptare.  Të mos kalojmë pastaj tek ku “çuni” i Batonit, që e ka kthyer atë institucion në një institucion katastrofë. Deklarata e fundit e A.Vuçiçit ishte një deklaratë e sinqertë përballë popullit të tij, por për të dytën herë një skandal përsa i përket marrëdhënieve me Kosovën.  Ai u shpreh hapur edhe për planin e ndarjes së Kosovës dhe tha se  ishte plan serb dhe që Rama, Thaci e Haxhiu ishin të punësuarit e tij në këtë çështje. Dhe ndërkohë popullit shqiptar i bëhet lavazh truri me këtë të ashtuquajturën “Reformë në Drejtësi”, që ka marrë fytyrën e Ramës dhe profilet e Arta Markut e Donika Prelës.

Propaganda bajate lidhur me këtë reformë për të cilën nuk ka thënë njeri se nuk është e nevojshme, është një propagandë e cila po përpiqet të fshehë izolimin e kryeministrit  dhe zhvendosjen e boshtiti strategjik të diplomacisë shqiptare nga Perëndimi drejt Ankarasë.

Po t’i kthehemi historisë dhe sidomos çështjes së Kosovës,  dhe ta lidhësh këtë me inspirimin real që ka Erdogan kundrejt kësaj çështjeje, politika e jashtme shqiptare është në funksion të boshtit Ankara – Beograd. /55news.al

Modifikuar më Tuesday, 27 August 2019 14:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...