Nga cikli "debilitas incurables est"/ Meqë nuk na dolën 6 milion eurot e Rinasit do vjedhim 30 milion të tjera

Hënë, 26 August 2019 19:39

Sandër Lleshaj e ka hallin te tenderi i uniformave, te një tender i dyshimtë që do të thotë 30 milion dollarë, shumë ku ai mund të përfitojë ca para. Ndërkohë që situata në Shqipëri është ajo e një vendi lufte, ku në lajme nuk kalojnë 48 orë pa dëgjuar një vrasje , një pritë , një tentativë vrasjeje, apo edhe grabitje bankash e banokomatesh.
Një pjesë të llokmës po e synon edhe sekretari i ri i Përgjithshëm, Plarent Ndreca. I njohur për vjedhjet me qindra miliona lekë në Ministrinë e arsimit. Referuar dëmeve të mëdha ekonomike-financiare, që Plarent Ndreca ka bërë ndaj arkës së shtetit, KLSH e ka kallëzuar penalisht me prova mbi abuzimin me 108 milionë lekë të reja (771 mijë euro), bllokim të kuotave, për doktoraturat në universitetet publike dhe kalimin e tyre të paligjshëm, me humbje totale 5.6 milionë euro në vit, për arkat e universiteteve shtetërore.
Sot, njëri ministër i gazi e tjetri gaz i botës, e kanë harruar detyrën dhe po merren me tenderin 30 milionë dollarë të uniformave të policisë.
Fakt është që ky tender i Policisë se Shtetit me vlere 30 milion dollarë, ka 4 vjet rresht qe dështon dhe anulohet nga viti ne vit, pasi grupi i strukturuar në Ministrinë e Brendshme nuk arrin te kualifikoje operatorin e favorizuar ekonomik i cili është jo vetëm është i paafte te kualifikohet, por prej katër vitesh jep në këtë tender me ofertën me të larte. Nga ana tjetër, sistematikisht, operatoret e tjerë te cilët japin ofertën me te ulet ekonomike s’kualifikohen me argumente te pambështetura ne dokumentet standarde te tenderit.

Modifikuar më Tuesday, 27 August 2019 14:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...