Tradita jonë e Bjeshkës ka nevojë për promovim dhe mbështetje konkrete!

Premte, 30 August 2019 14:24

Nga Myqerem Tafaj

Shqipëria është konsideruar një ndër vendet më të pasura në kullota natyrore malore, sepse ka aktualisht më shumë kullota natyrore (rreth 430 mijë ha) se sa tokë të kultivuar (afwrsisht 400 mijë ha).

Kullotat natyrore janë një potencial i madh, gati i falur nga natyra, për zhvillimin e blegtorisë extensive, kryesisht të bagëtive të imta, por edhe të gjedhit.

Madje, mbi bazën e kullotave malore, mund të zhvillohet prodhimi blegtoral ekologjik, që shquhet për produkte blegtorale (mish, qumësht, djathë, gjalpë) me cilësi të lartë (vërtetë bio) dhe me kosto të ulët.

Blegtoria shqiptare e zonës kodrinore malore është mbështetur tradicionalisht në shfrytëzimin e kullotave ose të bjeshkës, shumë e ngjashme edhe me vende të tjera të rajonit dhe më gjerë.

Forma më e zhvilluar e kësaj tradite është ajo e verimit në Bjeshkët verore, pranverore dhe të vjeshtës.

Kjo formë haset sidomos në Tropojë dhe në krahinën e Lumës.

Sipas kësaj tradite, në trajtën klasike të saj, gjithë familja veronte në Bjeshkë me stane, merrej me blegtori, dhe produkte e prodhuara i tregtonte, pasi kishte siguruar ushqimet shtazore të familjes për dimër.

Kjo traditë është e ngjashme sidomos me atë të fermerëve në Alpet e Zvicrës, ku është zhvilluar si aktivitet shumë eficient për prodhimin e produkte blegtorale bio, me kosto shumë konkurruese.

Madje, në vitet e krizës së fundit financiare, ky sistem extensiv blegtoral, u konsiderua si një rrugë efikase, për të rritur prodhimin me kosto më të ulët dhe cilësi shumë më të lartë.

Tradita e blegtorisë extensive, të mbështetur në kullota, një potencial kaq i madh dhe i falur nga natyra, është edhe një bazë e shkëlqyer për zhvillimin e agroturizmit malor dhe kodrinor.

Por, fatkeqësisht, ky potencial i madh natyror është gati i braktisur.

Bjeshkët janë gati bosh, ndërkohë që mund të ishin burim i madh mishi i cilwsisë së lartë, për tregun tonë dhe për eksport.

Banorët e këtyre zonave nuk mbështeten për të zhvilluar blegtori tradicionale.

Atyre nuk u mbetet gjë tjetër veçse të braktisin këto zona për pamundësi jetese. Dhe rezultati: zonat malore të braktisura, blegtoria në zhdukje, masive kullosore të degraduara nga mos shfrytëzimi, prodhim i pamjaftueshëm sidomos mishi dhe me çmime shumë të larta.

Politikat rurale që injorojnë zhvillimin e blegtorisë dhe shfrytëzimin e këtij potenciali kaq të madh kullosor, janë jo vetëm produkt i injorancës në ekonomi, por edhe klienteliste, në shërbim të importit.

Shqipëria duhet të zhvillojë tregun e lirë, me import dhe export edhe të ushqimeve, por kjo nuk do të thotë të mos zhvillohet me përparësi blegtoria, për të cilën vendi ynë ka resurset më të mëdha.

Për këtë mjafton të shohim përvojat e vendeve të tjera, jo vetëm Zvicra, Franca, Austria, por edhe Bullgaria, etj. Mendoj se është shumë pozitive që Presidenti Meta takon dhe inkurajon blegtorët e talentuar lumjan në Korab apo ata në Bizë të Martaneshit.

Këtë duhet të bëjë edhe qeveria, sic bëjnë qeveritarët dhe politikanët e Zvicrës apo Austrisë.

Kur do të diskutohet një program politik për zhvillimin e blegtorisë direkt me blegtorët në bjeshkë, dhe jo në sallat e konferencave të hoteleve të Tiranës, ku të ftuarit janë jo fermerët e blegtorisë, por tregtarët e mëdhenj të produkteve blegtorale dhe grumbulluesit apo përpunuesit e mishit nga përtej oqeanit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...