Donald Tusk tallet me Ramën, Rama tallet me shqiptarët

E mërkurë, 18 September 2019 18:44

Kryeministri Edi Rama ka dekoruar sot Presidentin e Këshillit të Europës me medaljen e “Yllit të Madh të Mirënjohjes”. Rama ka tha se Donald Tusk ka qenë një avokat i procesit të zgjerimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.  Donald Tusk tha se: “Sot ju më thatë që unë e meritoj këtë medalje, jo vetëm personalisht, por edhe për mbështetjen  e dhënë për procesin e integrimit, medalja m ë e madhe për mua do të ishte çelja e negociatave për Shqipërinë. Sot mund të them që në saj të përpjekjeve tuaja i jemi afruar këtij objektivi dhe askush nuk duhet të ketë as dyshimin më të vogël, as këtu në Tiranë dhe as në kryeqytete e vendeve të BE”.

Sic shihet dhe në prononcimin e Tusk, nuk konfirmohet hapja e negociatave me BE kur pohon se i janë ofruar duke mos fol me siguri që Shqipërisë më 18 tetor do ti hapen dyert dhe do të ketë një datë për hapjen e negociatave.
Pra, pavarësisht propogandës skandaloze të Ramës, kreut të organizatës Rilindje, vendi ynë sërish nuk do të konsiderohet nga kancelaritë Europaine sikur ka bërë propagandë për të ecur një hap para drejt bashkimit me familjen e madhe europiane atje ku është ëndërra e shqiptarë për tu integruar.
Këtë gjë e di shumë mirë Edi Rama i cili në mënyrë sistematike tallet me shqiptarët, tallet këtu live në mediat, tallet në kancelaritë europiane ku shkon dhe ha një dush të ftohtë për mosarritjen e kritereve që kërkon BE dhe kancelaritë e perëndimit, por sërish Rama vazhdon tallet duke folu për integrimin. E nëse kjo i falet Ramës, nuk gjë e tillë nuk i shkon një profili i Donald Tusk President i Këshillit të Europës i cili sot u dekorua nga Rama.
Tusk e di shumë mirë që Shqipërisë nuk do ti hapen dyert, jo për fajin e tij dhe qeverive të vendeve anëtarë të Bashkimit Europian por sepse Shqipëria jo vetëm nuk ka bërë progres duke plotësuar kriteret që i janë parashtruar, por ka njohur regres.
Donald Tusk e di shumë mirë përmasat skandaloze të korrupsionit të qeverisë së Rilindjes e konfirmua kjo nga raportet vendase dhe të huaja, kombëtare dhe ndërkombëtare. Tusk e di shumë mirë çfarë po bëhet me projektet Partneritet Publik Privat (PPP), ku shqiptarët po zhyten thellësisht në borxh dhe buxheti i shtetit po shkatërrohet. Tusk e di shumë mirë dhe kriteret me minimale që kanë të bëjnë me integrimin nuk janë plotësuar, ndaj  ata vetëm tallen. Reezultati: Donald Tusk tallet me Ramen, Rama tallet me shqiptarët

Modifikuar më E mërkurë, 18 September 2019 18:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...