Sot është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste ku është vendosur që kryetari i grupit Taulant Balla të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Venecias në datën 11 tetor, ku do të shqyrtohet raporti mbi çështjen e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Mësohet se qëllimi i pjesëmarrjes së kreut të grupit të deputetëve socialistë është mbrojtja e kërkesës së mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Meta me pretendimin se ka tejkaluar kompetencat me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit. Por a ka moral Tao Balla të marrë pjesë në Komisionin e Venecias për faktin se mbi të rëndojnë një mal me akuza. Tao Balla sot duhej te ishte në qeli, po ndërkohë i tregon Kushtetutën, Presidentit te Republikës. Ne ‘shtetin’ e Rames ku qelbësirat bëjnë moral dhe kriminelet bëjnë ligjet ne Parlament, nuk mund te ndodh ndryshe. Taulant Balla, fytyra me përfaqësuese e Rames dhe ‘rilindjes’, akuzën me te vogël e ka për përdhunim. Emri i numrit dy te ‘rilindjes’ është shfaqur ne këto vite nga udhëtimet me trafikante droge ne Greqi, tek mbrojtja e Rrajes, djalit përdhunues te deputetit ‘rilindas’ ne Kruje; nga kërcënimi i punonjësve te policisë ne komisariatin e Fushe Krujës, tek manipulimi bashke me drejtorin e policisë te dëshmitarit te rreme Alizoti ne Fier. E sigurisht ‘kryebema’ e tij është ‘Toyota Yaris’ , dosjen e se cilës, në kundërshtim me ligjin, ndërhyri për ta manipuluar pak dite me pare, vete kryeprokurorja e krimeve te renda. Për çdo njërën nga këto akuza Tao duhej te ishte ne hekura, por ndërkohë i tregon ligjin dhe Kushtetutën shqiptareve dhe akuzon Presidentin pse nuk lejoi te shkonte deri ne fund skenari i ‘rilindjes’ për votime moniste dhe te përgjakura. Rama , nuk mund ta kaloje me palaçollëqet dhe palaçot e zakonshëm përgjigjen qe pritet prej tij për kushtet e Bundestagut. Shqiptaret dhe partneret presin zgjidhjen e krizës dhe sot gjithë përgjegjësia është vetëm e vetëm mbi te.
Së pari jo vetëm mazhoranca nuk ka pikë morali dhe as kompetencë të mund të diskutojë kushtetutshmërinë e vendimeve të Presidentit aq më tepër duke përdorur Komisionin e Venecias i cili ende nuk është shprehur, por njeriu më i papërshtatshëm për të qenë më 11 tetor kur jepet vendimi është Tao Balla. Në këtë pjesëmarrje të Ballës në mbledhjen e Komisionit të Venecias në datën 11 tetor i vetmi lajm që ndodh në këtë rast është që Balla vjen me ngritje nga Librazhdi në Venecia.