Zbrazja e heshtur

Premte, 08 November 2019 16:44

Nga Qemal SAKAJEVA

Dikush i ardhur nga jashtë, ku ka plot 20 vjet që jeton e punon, kërkoi një ndihmë të thjeshtë: të shoqërohej deri te ambasada e një vendi fqinj, pasi ishte njoftuar me kohë për takim zyrtar në ora 11.00, dhe nuk e dinte ku ndodhej kjo seli diplomatike në Tiranë. I ngarkuar psikologjikisht me domosdoshmërinë  për të kryer punë, zuri vend në trotuarin e rrugës, para sportelit të zyrës konsullore të ambasadës, plot një orë më herët, domethënë qysh në 10.

Aty gjeti një turmë njerëzish. Pritjet kishin filluar në ora 9 dhe përfundonin në orën 13. Ata, të lajmëruar përmes telefonit celular, qenë të grupuar sipas orareve, domethënë disa  të paraqiteshin në orën 9, të tjerë në 10, 11 e 12. Përbërja qe e ndryshme. Ky, vet, kishte sjellë gruan  35 -vjeçare bashkë me dy vajzat, njëra 12 vjeçe dhe tjetra 6 vjeçe. Por kishte dhe të mitur të tjerë, madje një disa muajsh, që, nga pritja dhe zhurmat  nuk ndjehej i  qetë dhe qante. Kishte burra dhe gra, të gjithë në moshë të re, por asnjë mbi 40-45 vjeç. Duke mos pasur informacionin e duhur dhe shqetësimin që e brente secilin për një kohë të gjatë, pyesnin njëri-tjetrin.  Disa prej atyre e kishin mësuar gjuhën e shtetit ku jetonin e punonin dhe, përmes citofonisë i thoshin diçka zyrtarit të konsullores, i cili nuk nguronte të jepte përgjigje tepër shkurt. Ndërsa kohë pas kohe, pikërisht ai punojës i konsullores, nëpërmjet një mikrofoni të vogël mbrapa xhamit të errtët të sportelit, thërriste 4-5 emra të radhës, për t’u futur brenda nga një derë shumë mirë e  kontrolluar. Secili i kishte përgatitur dokumentat e kërkuara me preokupacion dhe i mbante si ujët e pakët. Procesi individual brenda zyrës së vogël përfundonte pa ndonjë  vonesë, ndërkohë ushtonte zëri përmes citofonisë për t’u futur grupi pasues prej 4-5 vetash të tjerë.

Çfarë po ndodhte? Të gjithë ata, që përfaqësonin mbi 40 vetë, paraqitnin dokumentat shqiptare për bashkim familjar, pasi kohë më parë në ambasadë kishin arritur dokumentat e përgatitura në vendin e huaj nga secili i emigruar vite më parë atje. Prej tyre, vetëm njërës nuk iu pranuan dokumentat, sepse u gjetën mangësi. Gjithë të tjerët u porositën në mënyrë individuale të shkonin dhe se do të lajmëroheshin kur do të zhvendoseshin në shtetin tjetër, dhe përgjithmonë. Kjo pamje përsëritet gjatë ditëve e javëve dhe kudo, nëpër ambasadat e atyre vendeve, që  kanë funksional ligjin e bashkimit familjar.

Eshtë bërë me dije, nëpërmjet statistikave për emigracionin,  të publikuara edhe nga OKB, se të paktën në dy vende, Itali dhe Greqi, jetojnë e punojnë rreth 1 000 000 shqiptarë,  nga gjysmë milioni në secilin shtet. Shumë e kanë bërë bashkimin familjar, sipas ligjit të vendit ku kanë emigruar. Por ka dhe mjaft prej tyre që, duke pritur se mos Shqipëria bëhet më mirë, apo dhe për arsye të tjera, familjet i kanë lënë në vendlindje. Kështu, të lodhur e të zhgënjyer nga  kjo pritje e gjatë, tashmë e kanë ndarë mendjen: po i marrin familjet; shtëpive po u vënë drynin; gjithçkaje po ua kthejnë shpinën, përfshirë Shqipërinë.

Janë  të shumtë zërat që ngrihen për katastrofën  tonë emigruese, sidomos të rinjve dhe të shkolluarve. Edhe shtetet ku ata shkojnë, kryejnë publikime të ndryshme, duke theksuar  se për ta nuk do të ketë leje qëndrimi, punë e azil, sepse Shqipëria futet në listën e vendeve të sigurta. Herë pas herë kthejnë një numër prej atyre që kanë probleme. Kurse këta që ikin në mënyrë të ligjshme përmes bashkimit familjar, përbëjnë një kontigjent të paqortueshëm për shtetin ku shkojnë, ndërsa për Shqipërinë kjo është një hemorragji  e  frikshme e heshtur për të adhmen e vendit, sepse: është pasojë e pandalshme; janë numër i madh; pjesa dërrmuese në moshën e rendimentit më të lartë në punë; mes tyre është një kontigjent tronditës fëmijësh, që e dërrmojnë qysh sot e në mënyrë të sigurtë, të ardhmen e zhvillimit të Shqipërisë. Pika kritike numerike e emigrimit është kapërcyer me kohë. S’ka mekanizma për ta parandaluar procesin e braktisjes. Vendi është dorëzuar përballë fenomenit. Emigrimi i mëtejshëm do të ndjekë kurbën e shterimit demografik si burim për ushqimin e tij. Më pas do të pyetet  më kot:  kush ka ngelur këtu?!

Toka nuk flet shqip - flasin njerëzit. Toka nuk zhvillohet me “frymën e shenjtë” - por nga njerëzit. Kjo është humbja më vrasëse e një vendi - pa çak, pa bam.  Pse vonohet ngritja  e flamurit të bardhë?!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...