“Ishin burra, jo gra”- Lëvizja e Gruas së Unazës së re reagon për deklaratat e ambasadorit të OSBE-së: Borchardt non grata, jep dorëheqjen

Tuesday, 19 November 2019 10:44

Pas intervistës të botuar në Gazetën “Panorama”, ku ambasadori i OSBE-së, Bernd Boarchardt sqaroi edhe njëherë incidentin me banorët e “Astirit”, ka ardhur reagimi i Lëvizjes së Grave të Unzës së re për Dinjitet.

Në një reagim në Facebook, Lëvizja e Grave të Unazës së re shpreh keqardhje për qëndrimin e Borchardt, duke e quajtur si fyerje dhe reagimin e tij

Ambasadori Borchardt ose siç njihet ndryshe Mr.Middle Finger, ne një interviste tek Gazeta Panorama kishte shprehur se gjate protestës tek Drejtoria e Policisë me 13 tetor, ai dhe bashkëshortja e tij ishin sulmuar nga disa burra , se aty nuk kishte pasur gra dhe se i gjithi ishte një sulm politik ndaj tij.

E para , Z.Ambasador ju e keni te ndaluar me ligj te kalonit mes për mes neper vende ku ka tubime dhe protestohet.

E dyta, në atë proteste kishte vetëm gra siç shihet edhe nga fotoja ku ju jeni kapur nga mediat duke kryer gjestin e shëmtuar. Ndaj ne rastin me të keq gënjeni hapur se kjo gjë mund vërtetohet dhe ne rastin me te mire vazhdoni ofendimin ndaj grave te Unazës se Re.

E treta , keni deklaruar se ju kemi share dhe sulmuar dhe kjo nuk është aspak e vërtete. Problemi qëndron tek ju në qoftë se thirrjet “Rama Ik” përbejnë sulm dhe provokim”, thekson Lëvizja e Gruas së Unazës së re.

Më tej theksohet se: “ Z.Borchardt , veprimi juaj ishte fyes , aspak etik dhe mbi te gjitha aspak dinjitar për një përfaqësues te larte te OSBE-se, misioni i te cilit është te ndihmoje Shqipërinë te ndërtoje institucionet e saj demokratike dhe sundimin e shtetit ligjor .

Xheste te këtilla nuk janë pare e dëgjuar në asnjë vend tjetër ku ka misione te OSBE-se deri Tani!

Prandaj mos vazhdoni te gënjeni dhe ne keni një fije morali jepni dorëheqjen për ketë gjest te shëmtuar”.

(Lexo çfare tha ambasadori i OSBE për Panorama.al)

“U ndjemë të kërcënuar. Ishin burra, jo gra”- Ambasadori i OSBE flet për incidentin me banorët e Unazës së Re: Mendova se ishin të njëjtët që na terrorizuan në…

Reagimi i plotë

Borchardt non grata! Jep Doreheqjen!

Ambasadori Borchardt ose siç njihet ndryshe Mr.Middle Finger, ne një interviste tek Gazeta Panorama kishte shprehur se gjate protestës tek Drejtoria e Policisë me 13 tetor, ai dhe bashkëshortja e tij ishin sulmuar nga disa burra , se aty nuk kishte pasur gra dhe se i gjithi ishte një sulm politik ndaj tij.

E para , Z.Ambasador ju e keni te ndaluar me ligj te kalonit mes për mes neper vende ku ka tubime dhe protestohet.

E dyta, në atë proteste kishte vetëm gra siç shihet edhe nga fotoja ku ju jeni kapur nga mediat duke kryer gjestin e shëmtuar. Ndaj ne rastin me të keq gënjeni hapur se kjo gjë mund vërtetohet dhe ne rastin me te mire vazhdoni ofendimin ndaj grave te Unazës se Re.

E treta , keni deklaruar se ju kemi share dhe sulmuar dhe kjo nuk është aspak e vërtete. Problemi qëndron tek ju në qoftë se thirrjet “Rama Ik” përbejnë sulm dhe provokim.

E katërta, ju kemi bere thirrje përgjatë një viti ti bashkoheshit protestës sonë, ne mos kjo ishte shume, te paktën te ngrinit zërin. Jo vetëm qe nuk na ndihmuat , na ofenduat rende, por vazhdoni edhe te gënjeni.

Z.Borchardt , veprimi juaj ishte fyes , aspak etik dhe mbi te gjitha aspak dinjitar për një përfaqësues te larte te OSBE-se, misioni i te cilit është te ndihmoje Shqipërinë te ndërtoje institucionet e saj demokratike dhe sundimin e shtetit ligjor .

Xheste te këtilla nuk janë pare e dëgjuar në asnjë vend tjetër ku ka misione te OSBE-se deri Tani!

Prandaj mos vazhdoni te gënjeni dhe ne keni një fije morali jepni dorëheqjen për ketë gjest te shëmtuar.

qendrimi


Modifikuar më Tuesday, 19 November 2019 10:45

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...