Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka sqaruar detaje rreth tubimit të 8 Dhjetorit, që pritet të mbajë Kreu i Shtetit.
Me një shënim në facebook, Blushi shkruan se nisja e dialogut të Presidentit Meta me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e demokracisë dhe Kushtetutës
“Dialogun e Presidentit Meta me shqiptarët nuk mund ta ndalë askush, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet”, shkruan mes të tjerash Blushi.
Postimi i plotë:
Të dashur kolegë gazetarë,
Interesimit tuaj të jashtëzakonshëm, për të mësuar sa më shumë detaje rreth tubimit mbarëpopullor të thirrur nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z ILIR META, në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, ju sqaroj se:
Nisja e Dialogut të Presidentit META me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës!
Dialogun e Presidentit META me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet.
JEMI TË VENDOSUR DERI NË FUND: DEMOKRACINË NUK E JAPIM ME KONCENSION!
TANI VETËM DEMOKRACI DIREKTE!
TANI VETËM REFERENDUM!
SHQIPËRIA E PARA!
SHQIPTARËT MBI ÇDO GJË!