Reshati u shua... Mirë u pjekshim atje lart, mbi Yje e Galaktika...

E Enjte, 05 December 2019 13:56

Nga Eden Babani, Bruksel  

Një jetë e tërë, Reshat i dashur. Një jetë e tërë që jemi njohur e jemi miqësuar. Një jetë e tërë që miqësia jonë nuk mori asnjë të krisur. Në të mirë, jo e jo. Por as në të keq.

Sot na le.

Minella, shoku ynë vlonjat i rinisë së parë, më telefonoi nga Tirana: Reshati u shua.  

E prisja e s’e prisja. Më saktë, nuk doja ta prisja. Nuk doja të besoja se sëmundja nga a e cila lëngove kohët e fundit, do të të mposhte kaq shpejt.

Ti nuk e dhe veten kurrë. As para dy a tri ditësh kur folëm e u pamë bashkë në ekranet tona të telefonave celularë. Do të kalojë, the plot besim dhe më pyete: Ti, kur do të vish? Po, ja... do të vij, t’u përgjigja.

E dija që s’do të takoheshim më. Pamja jote në shtrat, fliste më tepër sesa fjalët. Por nuk doja ta besoja... 

Po si ta besoja?

Nuk mund të besoj ende se s’do të flasim e s’do të shihemi më prej së largu si atëherë kur ju të tre: ti, Fredi dhe Pandi, mblidheshit te Fadili a te Ganiu dhe më telefononit. Jemi mbledhur “tre musketierët” dhe po marrim veten me të mirë me nga një gotë, - qeshje me të madhe siç dije të qeshje vetëm ti. Pastaj shtoje: Të presim ty, Dartanjanin (d’Artagnan-in). Kur do të vish?

Dhe lokali gumëzhinte nga tingujt e së qeshurës sate, ashtu si vetëm ti dije të qeshje me të madhe e pa pikë droje. I bëje dhe të tjerët të qeshnin bashkë me ju.

Po ja, do të vij sa më parë... Dhe ju përshëndesja së këndejmi me gotën time në dorë.

Nuk ishim moshatarë të “mustetierëve”, edhe se bënim shaka të asaj moshe, të moshës së rinisë. Por e donim jetën dhe nuk pranonim ta lëshonim veten për aq vite sa na mbeteshin pas shembjes së diktaturës komuniste.

A mund të besoj, i dashur Reshat, se s’do të të kemi më ty në ato tryezat më të  zgjeruara te Fadili ku, përveç “tre muskeierëve dhe Dartanjanit”, do të mblidhen edhe të tjerë? Ishin takime të mirëseardhjes dhe të rrugës së mbarë ato, sa herë vija në Tiranë dhe po aq herë kur largohesha.

Mbase mund të mblidhemi ende për aq ditë sa na kanë mbetur. Nuk them jo. Ama pa ty, nismëtarin. Dhe kjo do të jetë e dhimbshme sa s’ka.

Do të jenë rreth e qark tryezës sonë edhe Fadili, - i zoti i lokalit dhe miku ynë i përbashkët, - edhe Bimi (Ibrahim Vsajari), edhe Fatos Kika, edhe Sadik Bejko, mbase edhe Sehit Prishta, - pasi Sejdi Peka na la para do kohësh. Edhe...  Edhe... 

Por ç’e do! Do të na mungosh ti. Dhe kjo do të na lëndojë, nuk do të na argëtojë.

Sadiku nuk do ta ngrejë gotën e të thotë për kushedi se të satën herë: More, e marrim një për Reshatin, se s’e kemi marrë asnjëherë?... Ne kishim rrëkëllyer kushedi sesa të tjera për shëndetin tënd, timin, të të tjerëve. Por ashtu e ka ai! Ke ç’i bën?

Kurse Bimi, nuk do të ndërrojë vend që të mos rrijë pranë teje, me demek se të ka frikë.

Këtë, ore?... Këtë e kam frikë, se ky të lexon letrën tek të përcjellin për në atë botë...

Dhe ti, sërish qeshje me të madhe. Qeshje, sepse e thithje ku e kishte fjalën, teksa të “ngacmonte” duke bërë shaka.

Si ti, askush nga ne, ish-të përndjekurit politikë, i dashur Reshat, nuk u ka qëndruar aq pranë familjeve të përndjekura politikisht nga regjimi komunist. Sidomos kur humbnin ndonjë prej të dashurve të tyre. Fjala jote ngushëlluese përpara arkëmortit ishte melhem për plagën e tyre. Po aq edhe për ne, që e njihnim të ndjerin a të ndjerën dhe e përcillnim në banesën e fundit.

Si ti, rrallëkush nga ne, ish-të përndjekurit politikë, i është përkushtuar çështjes sonë, tashmë të mbetur pezull. Edhe si anëtar i thjeshtë i Shoqatës, edhe si anëtar i kryesisë, edhe se kryetar i degës së Tiranës të Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politikë Demokratë. Iu përkushtove me mish e me shpirt çështjes sonë, çështjes së integrimit në shoqëri të atyre që e vuajtën regjimin komunist burgjeve, sikundër ti vetë, si edhe të atyre që u zvarritën kampeve të internimit në Tepelenë e moçalishteve të Myzeqesë.

Analet e historisë do hapen kat e kat në të ardhmen për gjithçka ke shkruar ti këta  afro 30 vjet të pluralizmit politik. Historianët, por jo sharlatanët, do t’u drejtohen atyre se s’bën. Për këtë të jesh i bindur. Ndaj fli i qetë, i dashur Reshat, dhe mirë u pjekshim atje lart, mbi Yje e Galaktika...

Modifikuar më E Enjte, 05 December 2019 17:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...