‘Romana Vlahutin shkatërroi drejtësinë’/Kryemadhi tregon planin: Të kthehet Gjykata Kushtetuese, shikoni pastaj nëse….

E Enjte, 19 December 2019 17:06

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste, Monika Kryemadhi,  ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe, e cila  përcakton sjelljen e opozitës me institucionet në vend.  Në një intervistë për “OraNews”, e para e LSI-së për herë të parë bën me dije se do të kthehet në Kuvend sapo ky organ të bëhet funksional.

Pjesë nga intervista:

Zonja Kryemadhi çfarë po ndodh me opozitën? Duket se muajt e fundit dhe ditët e fundit kryesisht është fokusuar vetëm në takim me qytetarët në zonat e prekura nga tërmeti ndërkohë që ka një tërheqje nga aksioni politik për largimin e kryeministrit Edi Rama, çfarë po ndodh konkretisht?

 
 

E para njëherë dua të bëj një korrigjim, sigurisht që deri pas periudhës së shtatorit deri në datën 18 tetor që ishte vendimi i këshillit të ministrave të jashtëm përsa i përket hapjes së negociatave opozita ka qenë e fokusuar në fushatën e saj për të lobuar në të gjitha nivelit dhe të influencës përsa i përket hapjes së negociatave qoftë edhe një “PO” me kushte për Shqipërinë duke pasur parasysh që hapja e negociatave është një nga objektivat kryesore të opozitës shqiptare sepse ne tashmë jemi të bindur dhe nuk ka më asnjë lloj dileme për ta reklamuar apo për ta shfaqur që opozita shqiptare është një opozitë pro europiane dhe ajo ç’ka është më e rëndësishme është që e gjithë puna jonë ka qenë e fokusuar drejt këtij fokusi, drejt kësaj pike.

 

Kushtet e Bundestagut ishin të domosdoshme dhe janë ato të cilat opozita gati para një viti e gjysmë i ka artikuluar dhe më pas që nga djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale e bënë akoma më prezente dhe më të dukshme problematikat që shfaqte qeverisja e rilindjes dhe kushtet e Bundestagut ishin shumë të qarta të cilat ishin një roadmap jo vetëm për Shqipërinë por edhe BE por edhe për SHBA të cilat i shikonin 9 kushtet e Bundestagut si të vetmen mundësi për nxjerrjen e vendit nga kriza duke filluar me tryeza të reformës zgjedhore dhe ku opozita ka qenë e përfshirë në tryezat në nivele teknike pra duke facilituar të gjitha tryezat e OSBE në nivel teknikësh dhe ekspertësh dhe duke krijuar dhe grupet e punës të së gjithë opozitës së bashkuar për të ofruar platformën dhe idetë e saj përsa i përket reformës zgjedhore sepse një nga kushtet kryesore të Bundestagut gjerman të cilat janë mbështetur dhe nga BE ka qenë një reformë zgjedhore dhe implementimi i saj që do të thotë e vetmja mënyrë për daljen dhe nxjerrjen e vendit nga kjo krizë politike e cila po shkon dhe po thellohet drejt një krize ekonomike dhe më pas sociale ishin e vetmja zgjidhje e kësaj dhe më pas vazhdojmë etapën tjetër që është ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë gjë e cila nuk është kusht që e ka në dorë opozita por janë kushte të cilat janë në dorë mazhorancës e cila haptazi duket tashmë që prej 2 vitesh ka qenë ajo që ka sabotuar ngritjen e institucioneve të drejtësisë duke filluar me zvarritjen e KLGJ dhe  KLP dhe pas një denoncimi që kemi bërë ne si Lëvizja Socialiste për Integrim në institucionet ndërkombëtare qoftë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qoftë dhe në BE.

Tashmë kemi haptas kapjen dhe tentativat që po bën mazhoranca për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Sot kemi një skaner të sistemit të drejtësisë ku duket haptas një reformë në drejtësi e cila u votua me 100% nga e gjithë klasa politike pra me një konsensus politik që ishte i domosdoshëm, sot kemi një skaner të qartë ku shikojmë një mazhorancë e cila është e ndërtuar në një parlament ilegjitim e cila kërkon të bëj tashmë ndryshimin e kushtetutës sepse  tregon haptas dëshirat e saj për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, gllabërimin e Gjykatës të Lartë dhe gjithë institucionet e drejtësisë prandaj dhe ka bllokuar ecjen e mëtejshme të reformës në drejtësi, kështu që të tëra këto çështje janë aksion opozitar dhe mos të harrojmë që oksigjenin më të madh që Edi Rama e ka marrë, nuk e ka marrë nga qytetarët shqiptarë por e ka marrë nga bandat e krimit të organizuar dhe nga lobimet e qarqeve anti-shqiptare në institucione ndërkombëtare për të faktorizuar ose për të shtyrë sa më pak pushtetin e Ramës në Shqipëri dhe për të arritur më pas ato qëllimet e tyre anti-shqiptare dhe tjetra që dua të them, tërmeti i 26 nëntorit ka qenë një nga fatkeqësitë natyrore më të mëdha që ka kapur Shqipërinë post komuniste. 

Edhe në këtë 100 vjeçar të jetës të shtetit shqiptar, ka dëmtuar jo vetëm jetë njerëzish dhe dëme materiale por post trauma e tërmetit vazhdon dhe do të jetë akoma më  e thellë në të ardhmen. Dhe mendoj që  aksioni opozitar, nuk ka qenë thjesht evidentimi dhe takimi me familjet e prekura sepse çdonjëri nga ne që ka bërë atë e ka bërë në mënyrë individuale, solidare dhe njerëzore dhe them gjithmonë dhe jam e bindur që çdo ndihmesë i kujtdo që bëhet mediatikisht për mua, është shpërdorimi dhe luajtja me fatkeqësinë e tjetrit. Megjithatë kjo është zgjedhje e gjithsecilit nga ne.  Tashmë aksioni opozitar sigurisht që do të fillojë do të vazhdojë. Secili  nga ne mënyrën e tij por duke u  rakorduar si grup opozitar i bashkuar. Çdo parti politike nga ajo kolibja e saj politike, mund të themi që do të ketë aksionet e veta politike të rakorduara me njeri-tjetrin. Por qëllimi është një, hapja e negociatave në Shqipëri në këtë pranverë.

Znj. Kryemadhi nuk ka një ndikim kundra pedal të Ilir Metës dhe të Sali Berishës respiktivisht të Partisë Demokratike dhe për Lëvizjen Socialiste Për Integrim si dy ish lidera pra për këtë mardhënjë dhe për këtë formë si po ndërtohet ky koalicon.

Monika Kryemadhi: Shiko ne kemi këndvështrime të ndryshmë të paktën unë personalisht nuk flas dot për z.Berisha dhe z.Basha por flas vetëm për veten time dhe z.Meta. Kemi këndvështrime të ndryshme për sa I përket drejtimit të LSI, kemi debate, sigurisht që z.Meta është stabilokrat, është shtetar, i pëlqen që ne të ishim pjesë e institucioneve. Por edhe unë dua të jem pjesë e institucioneve, por dua të jem pjesë e institucioneve të pa kapura. Të më kthejë Gjykatën Kushtetuese Ilir Meta mua bashkë me Edi Ramën, dhe shikoje ti shkoj apo nuk shkoj unë në Parlament. Të kthejë Gjykatën Kushtetuese Ilir Meta, të kthejë Gjykatën Kushtetuese dhe Edi Rama se këta të dy bashkë e kanë bërë, sepse mos ndërhyrja e Ilir Metës, lënia dorë të lirë, modestia e tepruar e Ilir Metës solli që Edi Rama shkatërroi Gjykatën Kushtetuese, solli që Edi Rama me Romana Vlahutin, se e kemi harruar të gjithë Romana Vlahutinin ne. Çfarë ka bërë Romana Vlahutin, që e ka shkatërruar të gjithë sistemin në drejtësi, se RomanaVlahutin gjyqtarë është që na dilte ne dhe na bënte deklarata për gjyqtarë të korruptuar, kishte fakte Romana Vlahutin për gjyqtarët të korruptuar

Modifikuar më Premte, 20 December 2019 09:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...