Sandri i këngës dhe Sandri i gazit lotsjellës

Tuesday, 24 December 2019 12:54

Nga Boldnews.al

Aksion i madh! Befasi, ai shtangu, ca djem sypetritë dhe bijë të denjë të vendit e pikasën në një rrugë. E ndalën, i bënë testin e alkoolit dhe ai kishte konsumuar 0.16 mg/l më shumë se norma e lejuar. Prangat në vend, partia e di mirë që “bilbili këndon edhe në kafaz”, por me veprimet e tij të pahijshme, ai cënon “moralin komunist”.

Një njoftim edhe për popullin nga Policia e Tiranës, aty në “gazetën e zezë” i doli emri Aleksandër Gjokës, në fillim me iniciale, por më vonë u “dekonspirua me dëshirë” identiteti i plotë, duke e dërguar Gjokën në qeli.

“Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”. Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”-thuhet në njoftimin e policisë.

Aleksandër Gjoka mbetet legjendë e këngës shqiptare, njeriu i pakompromis me pisllëkun politik, partiak, tallavanë e këngës, apo mendjemadhësinë e shumë syresh kolegë të tij. U arrestua një këngëtar, ndoshta me të drejtë disa mund të mendojnë se të drejtosh automjetin në gjendje të dehur përbën rrezik edhe për një kalimtar, një drejtuas tjetër mjeti, etj, etj. Por ka një limit edhe sjellja e policisë, kapërcimi i normës nuk ishte në atë nivel sa ai të mos ishte në gjendje të drejtonte atë mjet.

Por le ta zemë për një moment se policia thjesht bëri detyrën dhe asgjë me shumë, qoftë edhe me një limit fare të vogël ke kapërcyer normat dhe të përballesh me drejtësinë. Po një pyetje duhet bërë? Sa politikanë e fëmijë politikanësh gjezdisin me mjete të shtrenjta, me shpëjtësi skterrë, nën duhmën e alkoolit, të mbushur mjetin me vajza minorene që vetëofrohen për ata doleshentë me portofolin plot, vetëm se babai militon në një parti, është deputet apo ministër.

Nëse ligji është i njëllojtë për të gjithë, përse edhe kur fëmijë politikanësh kapin repartin e toksikologjisë në QSUT, madje edhe nën efektin e narkotikëve përveç alkoolit, bëhet kujdes i madh mos tu dalë emri? Përse kur ndalohet një adoleshent që ecën me shpejtësi të tmerrshme me mjetin luksoz të dhuruar nga babai politikan, policia kthen kokën pas. Nuk e ndalon, por bën disa telefonata dhe i lënë të lirë të livadhisin nëpër qytet, si një “murtajë rrugore”, ku në çdo çast përbëjnë rrezik për jetën e të tjerëve?

Po Sandër Lleshaj a e di këtë pjesë? Me siguri që po, sepse tashmë nuk është vetëm Ministër i Brendshëm, por edhe i dërguari i Rilindjes në qarkun Lezhë. Në atë vend ku po nuk je “i fortë” e ke të vështirë të mbijetosh, aty ku lobet lokale e shkruajnë vetë ligjin e rrugës…, e jo më të rrespektohën rregullat e qarkullimit rrugor.

Sandri këngëtar është si të gjithë ne, pa post, pa mbështetje, pa tentuar të shitet para pareliut politikan apo batakçiut. Lëviz me një autovetyrë modeste, që ndoshta edhe karburanti e ka lënë shpesh në rrugë, por ai nuk shet shpirtin për një grusht para. Është thjesht si të gjithë qytetarët e mirë të vendit, por edhe më një plus më shumë pasi ka talent të madh në të kënduar, ku edhe tekstet mbesin mesazh i thellë që për kokëboshët e pushtetit nuk deshifrohet dot.

Të mendohet se ndonjë këngëtar/e që paguhet nga taksat qytetare si këshilltare, menaxhere, një punë ashtu në zyrë të bashkisë Tiranë apo gjetkë, kapet duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit. Shefi që e ka marrë në punë i pari do ndërhyjë, por Sandër Gjoka nuk ka shef, të vetmit “shefa” për të janë publiku.

Sandri “tjetër” me grada duhet ta dijë që një gotë alkool nuk të dëmton më shumë se një bombë e gaz lotsjellës. Por ai atë njeh, atë ka mjetin që i mban pushtetin. Dy Sandër…, por dy botë të ndryshme, pa krahasim!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...