Trajektorja e një ngritjeje politike, që tregoi tradhtinë e interesave kombëtare

Premte, 03 Janar 2020 19:33
Nga Erl Kodra 
 
 

2019 - 2020. Në këto dy vite do të shkruhet Historia jonë për 100 vitet që do të vijnë. Unë nuk po them se Edi Rama është thjesht tradhëtari, por po them se ai është i përzgjedhuri për të punuar kundër interesave kombëtare. Faktet e shtjelluara në këtë tekst janë një përpjekje për të parë më mirë qorrsokakun ku gjendet politika shqiptare.

Interesi Kombëtar

Interesi kombëtar, referuar shpesh nga shprehja franceze Raison d'État (shqip: "arsye shtetërore"), janë qëllimet dhe ambiciet e një vendi, qoftë ekonomike, ushtarake, kulturore apo arsye të tjera me interes kombëtar. Koncepti është shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, ku ndjekja e interesit kombëtar është themeli i shkollës realiste politike.

 
 

Përkufizimi i interesave tona kombëtare, megjithse nuk ka patur ndonjëherë një përkufizim shterrues akademik, është kuptuar si realizim i aspiratave tona për bashkim kombëtar, sidomos bashkimi me Kosovën, si gjysma jonë më e madhe, me të cilën do të plotësohej parakushti për zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet shoqëror dhe demokratik.

Historia politike e shtetit shqiptar, që prej themelimit e deri në ditët tona është komplekse, me dritëhije të forta, ku lufta për pushtet politik konfondohet me interesat kombëtare, ku këto të fundit sakrifikohen rregullisht. Aq komplekse dhe e ndyrë është kjo histori, sa vështirë se mund të gjendet në faqe të dheut një vend i dytë, ku jo vetëm janë sakrifikuar hapur interesat kombëtare, por në emër të tyre, është kryer gjenocid politik, duke dëmtuar thellësisht pikërisht ato interesa.

***

Historiani amerikan Walter McDougall thotë se "Krijimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ngjarja kryesore e katërqind viteve të kaluara".

Në të vertetë, Shtetet e Bashkuara e ndryshuan botën që njerëzimi kishte njohur deri atëherë. Asnjë ngjarje tjetër ose ideologji politike nuk ka patur impaktin që patën Shtetet e Bashkuara në zhvillimin dhe prosperimin e shoqërisë njerëzore. Padyshim që planeti Tokë u bë një vend me i mirë, paqja globale u bë e mundur, ndërsa shqiptarët, në kohën kur po krijonin shtetin e tyre gjetën aleatin e përjetshëm. Shqiptarët ekzistojnë edhe falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E bëra këtë parashtrim për të shenjuar faktin se aleanca jonë me SHBA-të është guri i themelit të ekzistencës tonë. Qenia jonë në zemër të vijës ndarëse mes Lindjes dhe Perëndimit, është fakti prej nga burojnë edhe konfliktet tona politike, në të vërtetë, edhe lufta e paprinciptë, që nuk ka kursyer jetë njerëzore. Kjo luftë brenda nesh, e imponuar kryesisht nga aktorë të jashtëm lindorë, nuk ka rreshtur kurrë, prej shekujsh. Shqiptarët ishin të përcaktuar në përkatësinë e tyre kulturore, por jo edhe në përkatësinë e tyre politike. Lufta e Dytë ishte shkatërrimtare për interesat tona kombëtare; sepse përgjatë dhe pas asaj Lufte, kjo pjesë e botës, për interesa më të mëdha globale, u la nën sundimin e Lindjes.

Për fat të keq, përkatësia jonë kulturore, përkatësia jonë politike, vet interesat tona kombëtare, edhe njëherë janë në pikëpyetje. Shqiptarët në Ballkan mund të marrin goditjen e dytë të madhe pas asaj të Luftës së Dytë Botërore. Perëndimi dhe Lindja po ripërcaktojnë kufinjtë e ndikimit ekonomik dhe politik, ndërsa ne shqiptarët, rrezikojmë të mbetemi viktima të perversitetit tonë, paaftësisë për të rrëzuar nga pushteti një aventurier psikopat dhe mafioz si Edi Rama. Edhe njëherë, interesi kombëtar po sakrifikohet pa keqardhje për interesa të neveritshme të pushtetit personal të një individi.

Ky tekst mund të nxjerrë shumë nëntekste të tjera rreth asaj se çka po ndodhë mes dhe për rreth nesh, çfarë po ndodh në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi. Duke qenë se konteksti i kryesor i luftës në Ballkan janë shqiptarët dhe serbët; shqiptarët të përcaktuar me orientimin kulturor perëndimor, ndërsa serbët të përcaktuar me orientim kulturor lindor, interesi kombëtar do të duhej të përcaktonte qartësisht çdo marrëdhenie me shtetin e Serbisë. Për fat të keq, aktualisht marrëdheniet shqiptaro-serbe kanë hyrë në një fazë tejet të rrezikshme.

Kryeministri Edi Rama, si një serbo-fil i mirë po punon fort kundër interesave kombëtare. Marrëveshja që po reklamohet si "Minishengeni Ballkanik" - në të vërtetë një Bashkim Ballkanik sipas modelit të Bashkimit Europian - e kthen përfundimisht orientimin gjeopolitik të shqiptarëve drejt lindjes. Përrallat e Edi Ramës nuk mund të konsiderohen, ato janë të pacipa, fyese dhe denigruese. Kësisoj, ai ka dalë hapur në mbrojtje të një nisme gjeopolitike jo shqiptare, duke përdorur si mbulim emrin e një marrëveshje gjeopolitike perëndimore (miniShengen).

Angazhimi i Shqipërisë në një marrëveshje ndërkombëtare të përmasave të tilla nuk është i lehtë, por, nuk është i pamundur. Historia mund të përsëritet edhe për shkaqe banale, për inerci të budallallëkut dhe makutërisë, për shkak të komplekseve të inferioritit, por edhe gjendjes komplekse ku gjenden dy shtetet shqiptare; Shqipëria dhe Kosova.

Gjithçka shohim në këtë botë, gjithçka ndodhë, është rezultat i kombinimit të rrethanave, i gjendjes. Krijimi i rrethanave specifike ndryshon natyrën, mjedisin, ekonominë, politikën. Njëqind vjet u deshën të çlirohet Kosova nga zgjedha e Serbisë. Megjithatë, rreziku serb vazhdon të jetë prezent, kësaj here më shumë se kurrë në Shqipëri dhe Kosovë. Rrethanat e krijuara ndër ne, por edhe rrethanat e krijuara në planin ndërkombëtar, mund të rezultojnë në prishje të ekulilibrave politik, që mund të ndryshojnë orientimin tonë gjeostrategjik. Marrëveshja e Mini-Shengen-it ballkanik mund të ndryshojë historinë tonë politike, orientimin tonë. Kjo mund të ndodhë saktësisht prej kombinimit të një numri rrethanash, të brendshme dhe të jashtme.

Shqipëria ndodhet nën pushtetin e turpshëm të një individi pa pricipe morale për shtetin, për kombin dhe interesin kombëtar. Për të kuptuar thelbin e politikës së Edi Ramës, ajo duhet zhveshur nga propaganda komplekse çmerituese, për të analizuar vetëm atë çfarë mbetet prej saj: faktet.

Fakt 1
Edi Rama nuk ka kurrfarë formimi intelektual, ai nuk përfaqëson asnjë ideologji politike europiane, të majtë ose të djathtë. Rilindja e tij është ngritur mbi eufemizma propagandistik dhe nostalgjik, me fjalë pa përmbajtje dhe mashtruese.

Fakt 2
Edi Rama ka ngritur një sistem të jashtëzakonshëm propagandistik, duke blerë media dhe individë me impakt në opinionin publik për të mbrojtur dhe promovuar politikat e tij. Mediat më të rëndësishme të vendit tashmë janë nën pushtetin e tij, ato mbrojnë dhe promovojnë çdo akt, ide dhe veprim, pavarësisht rrezikut dhe interesit kombëtar.

Fakt 3
Edi Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet në Shqipëri, pushtetet formale juridiko-kushtetuese, legjislative, qeverisëse, mediatike, ekonomike; ai udhëheq njëkohësisht edhe botën e nëndheshme të krimit të organizuar. Faktet provojnë se pushteti i Edi Ramës shtrihet në dy botë; nën tokë e mbi tokë.

Fakt 4
Edi Rama fillimisht shkatërroi, dhe tani po merr nën kontroll të plotë Sistemin e Drejtësisë, nëpërmjet një Reforme të rrezikshme dhe mashtruese, Reformë e cila po konsolidon pushtetin personal të një individi të rrezikshëm.

Fakt 5
Edi Rama ia doli të largojë vendin nga proceset e integrimit në Bashkimin Europian, duke luajtur lojra të dyfishta dhe të shumëfishta, duke shfrytëzuar saktësisht retorikën e BE-së dhe burokratët e saj, por edhe rrethanat e specifike në të cilat gjendet politika europiane.

Fakt 6
Edi Rama shkatërroi çdo mundësi bashkëpunimi me Kosovën, duke futë fitme mes shqiptarëve, herë me deklerata mashtruese propagandistike, herë duke mbështetur underground (nëntokë) projekte që cënojnë territorin e Kosovës, dhe së fundi, me projektin e Mini-Shengenit ballkanik, që e varrosë përfundimisht orientimin gjeostrategjik perëndimor të shqiptarëve në Ballkan.

Fakt 7
Edi Rama ia doli të rrezikojë seriozisht elementët bazë të sigurisë kombëtare dhe interesat madhore të shqiptarëve, duke i ekspozuar ata ndaj rrezikut të shtuar të varfërisë, mungesës së zhvillimit ekonomik, krimit të organizuar, mungesës së demokracisë, mungesës së drejtësisë, dhe së fundi, edhe ndaj fatkeqësive natyrore.

Si përfundim; një konsistencë e tillë kaq mbresëlënëse, gjithmon me kahje të gabuar kundër interesave kombëtare, nuk mund të jetë një rastësi fatkeqe. Është injorancë e thellë nëse mendohet vetëm se "Edi Rama po gabon". Qëndrime dhe konsistenca të tilla kaq të forta, kaq këmbëngulëse, kaq hapur dhe të pafytyra, janë të mjaftueshme për të krijuar bindjen se ai është një tradhëtar i neveritshëm i interesave kombëtare, i vënë me kohë në shërbim të aktorëve të tretë.

Trajektorja e ngritjes së tij politike e tregon qartë tradhëtinë e tij; ndryshe, është krejt e pamundur të shpjegohet "qëndresa" e një individi të tillë; edhe në kushtet kur shumica e shqiptarëve e refuzon atë.

Përgjatë vitit 2019 ne kaluam sfida të jashtëzakonshme, por me sa duket, në vitin 2020 do të zhvillohet beteja finale. Në të vërtetë, politikisht, fatet e vendit i ka në dorë Partia Demokratike. Kjo do të thotë se ajo e ka përgjegjësinë që të rrëzojë Edi Ramën. Largimi i tij nuk është më një betejë e brendshme politike, por është një betejë për jetë a vdekje, në rradhë të parë për interesat kombëtare.

Partia Demokratike nuk guxon të bëjë të njëjtin gabim që bënë paraardhësit tanë si në vitin 1945 me Enver Hoxhën. Sepse çmimi që do të paguajnë shqiptarët, kësaj here do të jetë tepër i lartë. Ne nuk mund të mbijetojmë edhe 100 vjet.

Fundi politik i Edi Ramës duhet të vijë shpejt, brenda dy muajve të parë të vitit që vjen. Përndryshe, ne rrezikojmë të humbasim orientimin tonë, drejtpeshimin dhe të ardhmen.

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...