Politika e Bashës përballë antipolitikës së Ramës

Diel, 19 Janar 2020 09:46
FITIM ZEKTHI

 

Tryeza e opozitës me përfaqësues të qeverisë për të miratuar së bashku reformën zgjedhore krijoi diskutime të shumta. Kjo ishte e pritshme. Mes diskutimeve megjithatë u vu re, vazhdon ende ndoshta, edhe një tis i theksuar kritikash apo edhe sulmesh të ashpra ndaj opozitës dhe kryetarit të saj Lulzim Basha. Çështja nuk është se pse pati kritika, çështja është se shumica e kritikave u dukën të shtyra nga qasje irracionale ose nga qasje dashakeqëse. Parimisht kritikat kundër kujtdo, edhe kundër kryetarit të opozitës, nuk janë të këqija nëse ato nuk shtyhen nga irracionaliteti ose dashakeqësia, madje juanë të nevojshme.

Kritikat thonin se me këtë tryezë u shit dhe tradhëtua, kauza e opozitës, u zhvlerësua qëndrimi një vjeçar kundër qeverisë së kryeministrit Rama, u pranua dështimi, u legjitimua Damian Gjiknuri dhe qeveria për vjedhjen e votave etj. Shumë nga kritikët linin të kuptonin se duhet të vazhdohej me protestat si përgjatë vitit që shkoi si rruga e vetme për të rrëzuar qeverinë etj.

Pa marrë fare në konsideratë faktin që tryeza për reformën zgjedhore është një kërkesë e Bundestagut pjesë e 9 kushteve shkatërrimtare për qeverinë dhe opozita duhet në një mënyrë apo një tjetër të marrë pjesë në këtë proces do përpiqemi ta shohim këtë veprim të opozitës nga disa kënde të tjera.

Duke qenë se lufta politike është ekstremisht e egër dhe e paprinciptë çdo analizë apo çdo qëndrim që nuk përkon me njërën kategori të kritikëve, dashakeqët, do të sulmohet me gjithçka, edhe me shpifje apo sharje personale. Kjo tashmë është kthyer në rregull për fat të keq dhe duhet të mësohemi të jetojmë me të.

Që në një negociatë të kemi tradhëti duhet që ajo që diskutohet dhe ajo që do të arrihet të jetë kundër interesit të njerëzve. Pra që partia demokratike dhe opozita në tërësi të ketë tradhëtuar shqiptarët duhet që në tryezën me Gjiknurin të flitej për gjëra që janë kundër shqiptarëve dhe më e keqja të miratoheshin gjëra që janë kundër shqiptarëve. Askush nuk mund të thotë se se të flasësh për reformën zgjedhore është akt tradhëtie dhe askush nuk mund të thotë se aty u arrit ndonjë marrëveshje që bën një kod zgjedhor kundër shqiptarëve.

Kritika apo edhe akuza se opozita u kthye në pikën ku e nisi dhe se ajo shkeli me këmbë një vit proptesta, djegie mandatesh dhe mospjesëmarrje në zgjedhje është thjeshtëzim i madh. Qeveria e z. Rama ka thuajse çdo pushtet në Shqipëri, ka në kontroll gjykatat dhe prokurinë, ka kontroll mbi mediat dhe mbi ekonominë, ka një shumicë parlamentare me rreth 130 deputetë (mund të ndryshojë si të dojë edhe kushtetutën), ka ndërtuar një mekanizëm neopatrimonialist duke lidhur politikën me krimin dhe trafikun i cili ka para pa fund në një regjim marrëdhëniesh padron klient në gjithë vendin. Megjithatë tryeza bëri që siç thotë sociologu Maks Weber që “më i forti nuk mund të drejtojë fijet dhe marrë vendime siç do nqs fuqia e tij nuk është e drejta…”. Me fjalë të tjera Rama i cili ka çdo pushtet, është më i forti, nuk mund të miratojë dot reformën zgjedhore në parlament sespe forca e tij është e paligjshme. Parlamenti muk ka legjitimitet ndonëse ka fuqi shumë të madhe.

Kjo gjë, ekspozimi dhe pranimi i paligjshëmrisë së fuqisë së Ramës, u bë për shkak të protestave, djegies së mandateve dhe mospjesëmarrjes në zgjedhje, u bë për shkak të asaj që bëri opozita gjithë vitin që shkoi. Duke qenë se jemi tek kjo pikë duhet thënë se një pushtet me fuqinë e këtij të sotmit, një pushtet që ka marrë nën kontroll çdo institucion të jetës së vendit, një pushtet plotësisht autokratik dhe me mjete kaq të mëdha në dispozicion jo vetëm është shumë e vështirë të deligjitimohet por ai ka prirjen dhe forcën të deligjitimojë kundërshtarët. Një pushtet i tillë deligjitimon mediat (duke i blerë apo shantazuar), deligjition shoqërinë civile, deligjitimon deri edhe institucionet e fesë (duke i përdorur apo shantazhuar) dhe duke deligjimuar këto ai bëhet vetë thuajse i padeligjimueshëm. Ajo që mbetet është vetëm opozita. Edhe kjo, ka patur raste në shumë vende të botës, nis dhe bie nën rrotat e qeverisë apo nis dhe vlerëson qeverinë. Lufta e brendshme në opozitë e ndihmon qeverinë në përjekjen për të deligjitimuar opozitën.

Pra viti që kaloi, djegia e mandateve, protestat, mospjesëmarrja në zgjedhje kanë prodhuar diçka të madhe ndonëse nuk duket si diçka kaq e madhe që është deligjitimimi i pushtetit të Ramës. Tryeza e konfirmoi këtë deligjitimim. Opozita jo vetëm nuk u deligjimua por ajo dëshmoi se pa pushtet, pa fuqi, por duke qenë në anën e drejtë bëri që e drejta të deligjitimoi pushtetin dhe fuqinë.

Sa i takon legjitimimit të Gjiknurit si vjedhës votash me pjesëmarrjen në tryezë duhet thënë se edhe ky është një shpjegim i thjeshtëzuar. Opozita nuk e ka në dorë të caktojë njerëzit e PS-së në komisione dhe aq më tepër se prania e Gjinurit duket si provokim i pastër nga Rama. Rama me siguri që nuk e do këtë tryezë pasi ai nuk do që vendimet e parlamentit të merren në tryzeza jashtë tij, ai nuk do që rezultati i 28 qershorit të 2017-ës të deligjimohet. Duke qenë kështu ai kërkon të provokojë opozitën me Gjiknurin në mënyrë që kjo e fudnit të mos shkojë në tryezë. Është e sigurt se në ditët në vijim Rama do të bëjë të tjera provokime që opozita të ikë nga tryeza. Qëllimi i tij është që të thotë se ai ëhstë bashkëpunues dhe opozita është destruktive.

Kritika tjetër se u hodh poshtë protesta dhe sakrifica një vjecare dhe se u hoq dorë nga protestat, se u kapitullua para Ramës shkakton ndjeshmëri më të madhe por nuk ka arsye më të madhe se sa të tjerat. Gjatë vitit që shkoi PD, si pushteti i vetëm në vend që mund të thoshte të vërteta të mëdha, si pushteti i vetëm që mund të mos sillej në terma të qeverisë doli nga sistemi dhe u bë një masë gati apolitike që mori formën e një barrikade. Teorikisht këto janë format e fundit të mekanizmave mbrojtës të organizmave të gjallë dhe të vetëdijshëm. Pavarësisht se shumë e shumë njerëz kanë besuar se do të rrëzohet qeveria e Ramës, qeveri të tilla me pushtet të tillë nuk bien kurrë kaq lehtë. Beteja me to është e gjatë, e lodhshme dhe kalon domosdo nga rrugë si kjo e opozitës sonë. Ka patur opozita në botë që periudhën e të qenit barrikadë e kanë patur shumë më të gjatë si psh opozita në Portugali para 30 e ca vitesh, opozita në Tunizi në kohën e Ben Alisë, opozita në Serbi në kohën e Milosheviçit etj. Ka patur edhe raste më fatkeqë si opozita në Rusi sot (këtu ndikon shumë edhe pafuqia e plotë e botës perëndimore për të ndihmuar ndryshe nga ne).

Opozita shqiptare duket se arriti ta deligjimojë qeverinë e Ramës. Opozita tashmë, kur Bundestagu ka vendosur kushtet shkatëruese, kur gazeta BILD ka publikuar përgjimet, kur bota dhe shqiptarët kanë kuptuar natyurën e vërtetë të regjimit neopatrimonialist, kur vetë qeveria ka pranuar “deligjitimitetin” e parlamentit etj duhet të dalë dhe do të dalë nga të qenit thjesht një barrikadë apo një masë e ngurtë barrikade dhe do të shkojë në zgjedhje për ta mundur qeverinë. Kjo nuk do të thotë se ajo nuk do të jetë barrikadë por do të jetë edhe diçka tjetër veç barrikadës. Tashmë rruga për ta mundur atë kalon domosdo nga zgjedhjet.

Barrikada ëhstë për të mbrojtur, për të ruajtur, për të penguar, për të deligjimuar fuqinë e cila po të mos jesh në barrikadë të asgjësosn. Barrikada është një mjet apolitik nga e cila mbaet gjallë shpresa se do të kemi politikë. PD dhe opozita janë tani në këtë pikë, janë në pikën e të bërit politikë, të miratimit të reformës zgjedhore, të shtyrjes përpara dhe presionit për të realizuar 9 kushtet e Bundestagut.

Politika, thotë Bernard Crick një politolog shumë i njohur, është mrekullia e të kuptuarit se njeriu apo entiteti politik në të cilin ai bën pjesë është i kufizuar dhe duhet të negocijojë me njerëz të tjerë apo me entitete të tjera sespe ai nuk mund ti imponojë subjekteve të tjera idetë apo interesat e veta. Gjatë këtyre 7 viteve Rama nuk ka bërë politikë. Ai ka bërë atë që Bernard Crick e quan antipolitika. Rama ka këmbëngulur me forcë të çojë përpara projektin e tij, idenë e tij dhe interesin e tij. Rama nuk ka negocijuar për asgjë. Ai edhe kur ka bërë sikur ka negocijuar ka shkuar ose hyrë në to duke e parë tjetrin, Bashën, si armik jo si kundërshtar. Tani, antipolitika e tij do të mundet me politikë. Fitorja e PD-së dhe e Bashës është pikërisht kjo, kthimi tek politika pasi barrikada mundësoi deligjitimimin e Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...