Dritë përtej errësirës ...

Saturday, 15 February 2020 15:01

Nga Voltana Ademi

Kalvari 45 vjeçar i diktaturës komuniste në Shqipëri, do të shënonte një nga faqet e tij më të zeza, me persekucionin ndaj klerit në vendin tonë.

Me fillimin e instalimit të regjimit komunist në vend, me 29 nëntor 1944, kleri ishte i pari që u vu në shënjestër nga klika që po merrte pushtetin.

Kjo qasje ndaj klerit në Shqipëri, nuk ishte rastësore. Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, komunistët i shikonin me shumë dyshim klerikët e të gjitha besimeve, madje edhe si pengesë e fortë në rrugën për instalimin e diktaturës.

Është fakt i njohur tashmë, i dalë në dritë pas vitit 1990, që shumë përfaqësues të shquar të klerit, paralajmëronin për rreziqet që mund ti vinin Shqipërisë nëse do të binte nën diktaturën komuniste, nën shembullin e bolshevikëve të stepave ruse.

Ndikimi i jashtëzakonshëm i kerikëve në popull, shihej nga Enver Hoxha dhe banda e tij e dalë nga lufta, si një pengesë e fortë në rrugën për vendosjen e sistemit diktatorial.

Klerikët jo vetëm kryenin sherbesat e tyre fetare, por kishin edhe institucionet e tyre të arsmimit e edukimit. Priftërinjtë e hoxhallarët, ishin njerëz të shkolluar në universitetet më prestixhoze të botës dhe e njihnin rrezikun që i kanosej vendit nga një diktaturë e mundshme komuniste.

Kalvari i klerit në Shqipëri e sidomos në Shkodër pas 29 nëntor 1944, ishte i pashoq. Janë me mijëra vitet e burgjeve e internimeve që ata kaluan në gulakët e kuq nën shembullin e atyre të ngritur nga Stalini në Bashkimin Sovjetik. Janë qindra të pushkatuarit, të gjymtuarit, të zhdukurit që edhe sot e kësaj dite nuk iu gjenden varret.

Regjimi diktatorial, jo vetëm persekutoi me të gjitha mënyrat klerikët, por edhe ndaloi zyrtarisht, me ligj në 1967 e më pas me Kushtetutë në 1976, lirinë e besimit. Shqipëria u bë i vetmi vend ateist në botë. Për 23 vite, shqiptarët u privuan nga liria themelore e njeriut, besimi në Zot. E ashtu si për persekucionin e klerikëve, diktatura zgjodhi përsëri Shkodrën, edhe për muzeun e vetëm në ateist në botë.

Por edhe përgjigja më e fortë, direkte dhe vdekjeprurëse, i erdhi diktaturës komuniste po nga Shkodra. 11 nëntori 1990- mesha e parë pas 23 viteve ndalim me ligj dhe 16 nëntori 1990- ceremonia e parë fetare e besimit mysliman tek Xhamia e Plumbit, ndodhën pikërisht në Shkodër. Sepse Shkodra, shkodranët, klerikët e saj të nderuar, nuk iu përkulën asnjëherë komunizmit dhe iu kundërvunë nga 29 nëntori 1944 deri me 22 mars 1992, kur Shqipëria nisi rrugëtimin në sistemin demokratik.

Sot është momenti të hedhim dritë përtej errësirës, për një kapitull të dhimshëm të diktaturës komuniste 45 vjeçare në Shqipëri. Të nderojmë, të përkulemi me respekt të thellë, të shprehim mirënjohjen tonë për qëndresën e pashoqe, deri në flijim, të priftërinjve e hoxhallarëve.

Kjo ekspozitë që po promovojmë sot, është vetëm një pjesëz e vogël e persekucionit ndaj klerit nga diktatura. Është detyra jonë që t’ia bëjmë të njohur shqiptarëve por edhe miqve tanë të huaj, me fakte e dokumente. Sidomos të rinjve, për të kuptuar dhe për të mos harruar.
 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...