Sali Berisha: 20 shkurti, dita e ngadhënjimit të lirisë dhe dinjitetit shqiptar

Premte, 21 February 2020 09:46

Si sot 29 vite më parë, me 20 shkurt të vitit 1991 Revolucioni Demokratik me përballjen më të fuqishme midis forcave demokratike me ato komuniste do të kulmonte me përmbysjen në Tiranë të shtatores dhe kultit te diktatorit mizor Enver Hoxha dhe kultit te tij, kultit më të lig, më poshtërues dhe më barbar që kishte pushtuar shpirtrat e qindramijëra shqiptarëve në tërë historinë e tyre.

Ndaj dhe ora 14:05 e 20 shkurtit të vitit 1991 është dhe mbetet dhe Ora e ngadhënjimit, triumfit të të shtypurve që përmbysën tiranin, Ora e Lirisë dhe Dinjitetit të shqiptarëve.

Enver Hoxha, diktatori monstër që në 47 vite të sundimit të tij barabar persekutoi, burgosi, internoi, ekzekutoi apo eliminoi me uri kronike, sëmundje në sistemin e tij hiperkolektivist, qindra e mijëra shqiptarë, dy herë më shumë se sa të gjithë diktatoret e tjerë të vendeve ish-komuniste të Europës përveç Bashkimit Sovjetik. 

Më 20 shkurt të vitit 1991 qindra mijëra qytetarë të Tiranes dhe mbarë Shqipërisë, të organizuar nga Partia Demokratike dhe Sindikatat antikomuniste u mblodhën në qytetin Studenti në revoltën me masive, më të fuqishme në tërë historinë tonë, në mbështetje të grevës epike të urisë të mbi 720 studenteve, e cila kurorëzoi me një fitore tjetër historike lëvizjen studentore të shkurtit 1991 të organizuar nga PD dhe Shoqata Studentore Shqiptare.

Më 20 shkurt të vitit 1991 uragani i lirisë i qytetarëve, të rinjve, studentëve, të persekutuarve, më i madhi që Shqipëria kishte patur në tërë ekzistencën e saj, do vërshonte nga Qyteti Studenti drejt sheshit Skënderbej dhe me një energji ‘nukleare’, guxim në kufijtë e legjendës do të përballej dhëmbë për dhëmbë me diktaturën më të egër të Europës, do të ngrihej mbi tanket, mitralozat dhe blindat, panciret e saj dhe do përmbyste në ora 14:05 shtatoren e diktatorit ç’njerëzor Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të Pasluftës së dytë Botërore siç do ta quante në deklaratën e Samitit të Parisit, Bashkimi Demokratik Europian, organizatë që gruponte të gjitha partitë e qendrës së djathte të Europës dhe Botës!

Ne piedestalin e zbrazur të shtatores së diktatorit gjaksor, qytetarët heronj të Tiranës vendosen Flamurin tonë të lirë Kombëtar, Flamurin e Skënderbeut.

Revolta gjigante e shqiptarëve e 20 shkurtit të vitit 1991 detyroi Ramiz Alinë të kapitullojë dhe të firmosë heqjen e emrit ‘Enver Hoxha’ Universitetit dhe plotësimin e te gjitha kërkesave të grevës së urisë të mbi 720 studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës dhe shkollave të tjera të larta te vendit!

Më 20 shkurt të vitit 1991 shqiptarët çliruan veten e tyre nga zinxhirët e pushtimit më barbar të mendjeve, shpirtrave dhe lirive të tyre. Ata me zvarritjen, prerjen e kokës së shtatores së diktatorit i bënë gjyqin publik antikrishtit të historisë së tyre që ju kishte ndaluar me kushtetutë Krishtin, Muhamedin e madje edhe vet Zotin.

Por 20 shkurti është dhe dita e shembjes së busteve të gjalla, bllokmenëve hoxhist, gjakpirës ne pushtet, regjimit të tyre mizor dhe është gjithashtu ditëlindja e dytë e Partisë Demokratike, e cila jo vetëm organizoi dhe drejtoi me sukses, guxim dhe vendosmëri lëvizjen studentore dhe mbarë popullore, revolucionin demokratik të shkurtit 1991, por qëndroi fuqishëm ndaj grushtit të shtetit, kurtheve dhe akteve terroriste të klikës komuniste në pushtet që kishin si qëllim hakmarrës primitiv shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe shkatërrimin e Partisë Demokratike, asgjësimin e saj.

Në valën e terrorit të egër të klikës hoxhiste u ekzekutuan ato ditë pa gjyq nga falangat e krimit në pushtet në rrugët e Tiranës, sportisti i njohur Artan Lenja dhe 11 qytetarë të tjerë!

Nderim përjetë martirëve të shkurtit të vitit 1991, studentëve dhe pedagogëve grevistë të urisë dhe të gjithë atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që firmosen me gjakun, sakrificat, trimërinë e tyre shembullore librin e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve!

Por 20 shkurti 1991, si dita e ngadhënjimit të qytetarëve më të shtypur, më të dhunuar, më të izoluar e më të uritur të botës mbi tiraninë më ç’njerëzore, më të egër të kohërave, ëështë gjithashtu dita e Kujtesës tonë kombëtare.

Kjo është dita e nderimit të sakrificës, dhimbjeve, vuajtjeve të qindra e mijëra burrave dhe grave, të rejave, të rinjve, fëmijëve dhe të moshuarve, qëndrestarëve, viktimave të kalvarit horror të regjimit të satanit shqiptar, Enver Hoxha.

Prandaj sot le të përulemi me nderimin dhe mirënjohjen tonë më të thellë para të gjithë atyre që lanë rininë, ëndrrën, të ardhmen, jetën para skuadrave të pushkatimit apo në kampet dhe burgjet e diktaturës si viktima të luftës së klasave, kundërshtare të regjimit apo që vuajtën nga uria dhe vdiqën nga sëmundjet e saj në sistemin skllavopronar të diktaturës hoxhiste!!

Të dashur miq sot pas 29 vitesh, ky 20 shkurt për mbarë shqiptarët është dita e kushtrimit të lirisë, guximit, trimërisë së qytetarëve shqiptarë për t’ju rezervuar, me revolucion demokratik bijve bastardë me në krye Edvin Kristaq Tradhëtarin dhe narkoshtetit të tyre, fatin e merituar të diktaturës së etërve primitiv dhe barbarë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...