Nobelisti qetëson qytetarët: Përhapja e virusit do të ndalet…

E mërkurë, 25 Mars 2020 09:38
Mesazhet qetësuese që shkencëtari biofizikant, mbajtësi i çmimit Nobel, Michael Levitt,  u dërgonte miqve të tij në Kinë përktheheshin çdo ditë në gjuhën kineze dhe shpërndaheshin nga një një person në tjetrin, duke e shndërruar në personin më të njohur në kombin aziatik.

Parashikimet e tij dolën të sakta: numri i rasteve të reja të raportuara çdo ditë filloi të bjerë që nga data 7 shkurt. Një javë më vonë, niveli i vdekshmërisë filloi të binte gjithashtu. Nobelisti Michael Levitt, biofizikant amerikan-britanik-izraelit që studion në fushën e biologjisë strukturore në Universitetin Stanford dhe kalon pjesën më të madhe të kohës së tij në Tel Aviv, papritur u bë një emër i njohur për familjet kineze, duke ofruar siguri për publikun në kulmin e shpërthimit të epidemisë së koronavirusit (Covid -19).

Levitt nuk zbuloi ndonjë trajtim apo kurë për sëmundjen, por thjesht bëri mirë interpretimin e shifrave. Statistikat e çuan atë në përfundimin se, në kundërshtim me parashikimet e zymta, përhapja e virusit do të ndalet. Nobelisti Levitt papritur u bë një figurë qetësuese në Kinë në kulmin e pandemisë së koronavirusit. Aktualisht ai po qetëson izraelitët duke deklaruar se statistikat tregojnë se virusi është në rënie.

Kur shpërtheu pandemia, gruaja e Levitt i shkruajti miqve në Kinë për t'i mbështetur ata. “Kur ata na u përgjigjën, duke përshkruar se sa e ndërlikuar ishte situata e tyre, unë vendosa të bëj një analizë më të thelluar të numrave me shpresën për të arritur në një përfundim,” shpjegoi Levitt. “Shkalla e infeksionit të virusit në provincën Hubei fillimisht rritej me 30% çdo ditë - kjo është një statistikë e frikshme. Unë nuk jam një ekspert i gripit, por mund të analizoj shifrat që tregonin rritje eksponenciale. Me këtë ritëm, e gjithë bota do të infektohej brenda 90 ditësh”, kishte deklaruar nobelisti.

Por më pas, tendenca ndryshoi. Kur Levitt filloi të analizojë të dhënat në 1 shkurt, Hubei kishte 1,800 raste të reja çdo ditë dhe brenda gjashtë ditësh ky numër arriti në 4.700.

“Dhe pastaj, më 7 shkurt, numri i infeksioneve të reja filloi të binte linearisht dhe rënia nuk ndalej. Një javë më vonë, e njëjta rënie ndodhi edhe me numrin e vdekjeve. Ky ndryshim dramatik në kurbën e të infektuarve në momentin kur kjo vlerë arriti “pikun” (maksimumin) mundësoi një parashikim më të mirë se kur do të përfundonte pandemia”.

Bazuar në këtë, Levitt arriti në përfundimin se situata në të gjithë Kinën do të mund të përmirësohej brenda dy javësh. Dhe, me të vërtetë, pas rreth 1 muaji nga 7 shkurti, ka shumë pak raste të reja infeksioni.

***

Fillimisht, sipas Levitt, çdo pacient me koronavirus në Kinë infektonte mesatarisht 2.2 persona në ditë – dhe kjo shënonte një rritje eksponenciale që mund të çonte vetëm në katastrofë. “Por pas pak kohësh numri i të infektuarve filloi të binte, dhe aktualisht numri i pacientëve të rinj të infektuar është afër zeros”. Kur njerëzit diskutojnë për sëmundjet, ndjehen të frikësuar sepse vazhdojnë të dëgjojnë çdo ditë raste të reja. Por fakti që shkalla e infeksionit filloi të ngadalësohej tregonte se fundi i pandemisë ishte afër.

“Ekzistojnë disa arsye për këtë,” sipas Levitt. “Në modelet e rritjes eksponenciale, ju supozoni se njerëz të rinj mund të infektohen çdo ditë, sepse vazhdoni të takoni njerëz të rinj. Por, nëse shqyrtoni rrethin tuaj shoqëror, në thelb ju takoni të njëjtët njerëz çdo ditë. Ju mund të takoni njerëz të rinj në transportin publik, për shembull; por edhe në autobus, pas ca disa kohësh shumica e pasagjerëve ose do të infektohen ose do të jenë imunizuar”.

Karantina luan rol pozitiv, thotë Levitt, por ai deklaron se ka edhe faktorë të tjerë.

“Ne e dimë që Kina ishte nën karantinë pothuajse të plotë, njerëzit vetëm u larguan nga shtëpia për të bërë blerje thelbësore dhe shmangën kontaktin me të tjerët. Në Wuhan, i cili kishte numrin më të madh të rasteve të infeksionit në provincën Hubei, të gjithë kishin një shans të infektoheshin, por vetëm 3% e kapën atë,” shpjegoi ai.

“Edhe në Princess Diamond (anije lundrimi me virusin), shkalla e infeksionit arriti të shkonte deri në nivelin 20%”. Bazuar në këto statistika, tha Levitt, ai arriti në përfundimin se shumë njerëz thjesht janë natyrshëm imunë ndaj virusit. Kina bëri punë të shkëlqyeshme dhe arriti një kontroll të plotë të virusit, tha Levitt.

“Aktualisht, unë jam më i shqetësuar për SHBA. Ajo duhet të izolojë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur për të blerë kohë për të mundësuar menaxhimin e situatës për rastet serioze. Përndryshe, mund të përfundojë në një situatë kur 20,000 të infektuar do të shkonin në spitalin më të afërt, në të njëjtën kohë dhe sistemi i kujdesit shëndetësor do të shembej”.

Izraeli aktualisht nuk ka raste të mjaftueshme për të siguruar të dhënat e nevojshme për të bërë vlerësime, tha Levitt, por nga ato që ai mund të tregojë, Ministria e Shëndetësisë po merret me pandeminë në një mënyrë korrekte dhe të sukseshme.

“Sa më të rrepta të jenë masat mbrojtëse të marra, aq më shumë ata do të fitojnë kohë për t'u përgatitur për trajtimin e nevojshëm dhe për të zhvilluar një vaksinë”.

Shpërthimi i rasteve në Itali është shqetësues, tha Levitt, por ai vlerëson se ky shpërthim lidhet me një përqindje më të lartë të të moshuarve në Itali sesa në Kinë, Francë ose Spanjë.

“Për më tepër, kultura italiane është ndryshe nga ajo kineze:  italianët janë shumë miqësorë mes tyre dhe kanë një jetë sociale shumë të pasur. Rasti i Italisë tregon rëndësinë për të mbajtur sa më larg njëri-tjetrin e mbi të gjitha për të shmangur kontaktin mes personave të sëmurë dhe atyre të shëndetshëm.” Levitt shmang bërjen e parashikimeve globale.

“Në Kinë, tha ai, numri i infeksioneve të reja së shpejti do të arrijë në zero, kurse Koreja e Jugut është duke kaluar pikën kulmore dhe tashmë mund të shohë fundin e epidemisë. Sa i përket pjesës tjetër të botës, është ende e vështirë të bësh parashikime”, tha ai.

“Epidemia do të fillojë të përfundojë kur numri i të shëruarve do të jëtë i njëjtë me atë të infektuarve. Qëllimi i masave të marra është të mos arrihet në në situatën e krocierës. Rasti i krocierës është rasti kur shfaqet skenari më i keq”, sipas Levitt.

“Nëse e krahasoni anijen me një shtet – kjo do të thotë që 250,000 janë të vendosur në një kilometër katror, pra bëhet fjalë për një dendësi shumë të lartë. Kjo është një dendësi katër herë me e lartë se në Hong Kong apo që e gjithë popullsia e Izraelit të vendosej në 30 kilometra katrorë. Për më tepër, sipas tij ekziston edhe një problem tjetër: anija kishte një sistem qendror të kondicionimit dhe ngrohjes dhe një dhomë ngrënie komunale. Të gjitha këto janë kushte jashtëzakonisht të favorshme për zhvillimin dhe përhapjen e virusit, e megjithatë kishte vetëm 20% të infektuar, shifër kjo mjaft e afërt me nivelin e infeksionit të gripit të zakonshëm”.

 Ashtu si edhe me gripin e zakonshëm, shumica e atyre që vdesin nga koronavirusi janë mbi 70 vjeç, tha Levitt.

“Eshtë një fakt i njohur se gripi vret kryesisht të moshuarit - rreth tre të katërtat e vdekshmërisë së gripit janë njerëz mbi 65 vjeç”.

Për të qënë realistë duhet thënë se prej vitesh gripi “bën kërdinë” në SHBA, për shembull në vitin 2017 vdekshmëria ishte tri herë më e lartë se zakonisht dhe s’pati asnjë panik.  “Porosia ime është: duhet ta trajtoni koronavirusi si një grip të rëndë. Ndonëse pasojat e koronavirusit do të jenë 4-8 herë të forta se ato një gripi të zakonshëm, shumica e njerëzve do të mbesin të shëndetshëm dhe njerëzimi do të mbijetojë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...