Koronavirusi fut turizmin në kolaps, nisin pushimet masive nga puna

E Enjte, 02 Prill 2020 15:58

 

Operatorët në sektorin e turizmit kanë filluar pushimet në masë nga puna. Ata po fshijnë nga listëpagesat punonjësit e tyre, pasi sektori është në prag kolapsi. Një ndër degët kryesore të ekonomisë shqiptare ka marrë me koronavirusin goditjen e dytë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Deri javën e kaluar akoma strukturat nuk i kishin çregjistruar punonjësit e vet, këtë javë qeveria do të shikojë bumin e punonjësve të dalë nga sigurimet shoqërore. Nga data 1 prill e në vazhdim duhet të jenë strukturat shtetërore që të marrin përgjegjësi për punonjësit tanë”, tha për A2 Business Vasil Bedinaj, kreu i Operatorëve Turistikë për Jugun.

LEXO EDHE:Pezullimi i qirave/ Bozdo: Rama po sillet sikur janë paratë e tij

Në paketën e masave të qeverisë nuk është parashikuar asnjë ndihmë për sektorin e turizmit, i cili po përballohet me anulimin e të gjitha rezervimeve, çka do të thotë 0 të ardhura për operatorët.

“Standard & Poor’s” jep alarmin: Preket rëndë turizmi në Shqipëri

Alarmin për krizën që ka përfshirë turizmin e ka dhënë edhe Agjencia e Vlerësimit të borxhit “Standard & Poor’s”, që ka zhvilluar një analizë për ndikimin e pandemisë së koronavirusit. Analiza tregon se Shqipëria është në mesin e 15 vendeve, që do të pësojnë humbjet më të mëdha. Sipas S&P, vendet e rajonit të Ballkanit do të preken ndjeshëm nga pandemia dhe pritet të humbasin nga prurjet e turizmit nga 1,9-2.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Nga ana tjetër, Këshilli Botëror i Turizmit ka deklaruar se 50 milionë vende pune në të gjithë botën në sektorin e turizmit janë të rrezikuara për shkak të COVID-19. Në këto kushte, Këshilli Botëror i Turizmit ka kërkuar nga qeveritë e vendeve të prekura nga koronavirusi që të marrin masa të menjëhershme për të frenuar kolapsin. Më konkretisht ata kanë propozuar: ruajtjen e vendeve të punës; kredi me interes 0 për të siguruar likuiditet për bizneset e mëdha dhe të vogla; si dhe heqjen e taksave për 12 muaj./A2

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...