ANALIZA/ “Testimi i gënjeshtrës”- Andi Bushati: Si politikanët u detyruan të mashtronin për të mbrojtur fabulën e ‘mjekësisë falas’

Premte, 03 Prill 2020 13:55

Që në fillimet e betejës me koronavirusin, kur rreziku për secilin prej nesh dukej ende i largët, nga autoritetet politike dhe mjekësore kemi dëgjuar dy këshilla.
I pari, se testimi masiv i popullatës nuk është i nevojshëm, dhe se ai do t’i bëhet vetëm atyre që kanë pasur historik të udhëtimeve jashtë, temperaturë të lartë dhe kollë të fortë, të thatë.
Pra, shkurt një numri të kufizuar njerëzish. I dyti, se për qytetarët e zakonshëm, pa asnjë shenjë, mbajtja e maskës ishte e panevojshme. Se ajo u këshillohej vetëm atyre që shfaqnin simptoma sëmundjeje dhe shërbente si një masë mbrojtëse që të mos infektonin të tjerët. Të dyja këto sugjerime, në formë këshillash, koha dhe eksperienca e vendeve të tjera i nxori të gënjeshtërta. Thirrja e organizatës botërore të shëndetësisë: “testoni, testoni, testoni…” ishte sinjali i parë i alarmit. Pastaj praktika se si rezultoi i suksesshëm testimi i një numri të pakufishëm qytetarësh nga Koreja e Jugut e deri në Gjermani, i nxori bllof propagandistët e këtushëm.
E njëjta gjë ndodhi edhe me përdorimin masiv të maskave nga çdo qytetar. Ditët e fundit Austria po i shpërndan ato me detyrim dhe falas për këdo që do të hyjë në një supermarket apo dyqan, si një masë mbrojtëse. Vende të suksesshme në betejën me pandeminë si Tajvani, prodhojnë me miliona të tilla në ditë në mënyrë që të mbrojnë qytetarët e tyre.
Natyrisht, të dyja këto gënjeshtra nuk u bënë me qëllim dashakeq. Ato ishin pasojë e drejtpërdrejtë e mungesave me furnizim dhe e dembelizmit për të parashikuar atë që po vinte. Politikanët ishin të detyruar të mashtronin për të ruajtur të paprekur fabulën e suksesit të “mjekësisë falas”, ndërsa mjekët me poste shtetërore, nuk patën fuqi të përgënjeshtronin shefat e tyre për ti thënë të vërtetën publikut. Në këtë histori-, ku dihej se e vërteta do të triumfonte, pasi në një planet kaq të hapur që debaton ditë e natë vetëm për pandeminë, asgjë nuk mund të mbahej e fshehtë-, ka dy aspekte që tërheqin vëmendjen.
Së pari, mungesat për të përballuar sulmin e Covid -19 dhe së dyti përpjekja që kjo fiasko të mbulohej me këshilla mjekësorë shkencërisht të rreme. Ndoshta, për të parën, as qeverisë, as zyrtarëve të shëndetësisë, nuk mund ti vihet faj. Sado që ata ende edhe sot nuk duan ta pranojnë dështimin, deri diku, për të, janë të justifikuar. Edhe sisteme shëndetësore shumë më të sprovuar se yni, që nga SHBA, Spanja, Lombardia dhe Franca u kapën të papërgatitur ndaj flamës që po afrohej. Sot në Francë opozita dhe media po e masakrojnë qeverinë e presidentit Macron, për mundësinë e pakët për të testuar dhe për mungesat ulëritëse të furnizimit me maska. Por po të ndjekësh me vëmendje debatin në këtë vend, me gjithë ashpërsinë e akuzave, ai ka një qasje tjetër nga ajo që po ndodh tek ne.
Aty, autoritetet e shëndetit publik, shefat e klinikave, profesionistët që shfaqen në ekrane, e pranojnë se politikat shëndetësore i adaptuan në bazë të armëve të pamjaftueshme që patën për të shkuar në luftë. Ata e thonë hapur se testimet u bënë vetëm në rastet alarmante, pasi pajisjet testuese ishin me pakicë. Ata e pranojnë se i udhëzuan qytetarët që të mos dilnin të gjithë me maska, ngaqë këto të fundit mungonin në treg.
Pra, ndryshimi nga ajo që vazhdon të ndodhë tek ne, është fakti se në një demokraci reale, kur je i papërgatitur të jesh efikas, ke detyrimin minimal për të qenë transparent. Në këtë betejë, askush nuk e ka luksin të jetë edhe i pa armatosur, por dhe pa besim tek gjeneralët që e drejtojnë.
Është njësoj si brenda një familje të varfër, pjesëtaret e së cilës mund ti pranojnë “babait” pamundësinë për ta përballuar fatkeqësinë, por nuk do ti falnin kurrë gënjeshtrën për rrezikun e saj.
Kjo ndodhi edhe në Shqipëri ku qeveria, me frikën për të mos humbur asnjërën, dështoi tek të dyja: edhe për të provuar se kemi një sistem shëndetësor të pajisur si duhet edhe për të rritur besimin se politikanët dhe shkencëtaret na thonë të vërtetën, në këtë kohë të vështirë.
E nëse për të parën mund të amnistohet disi, për të dytën, që zgjodhi me bindje të na gënjejë, nuk ka asnjë justifikim. /Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...