Efekti Covid-19 për shqiptarët e thjeshtë dhe tek shqiptari i bunkerit të Surrelit!

Premte, 03 Prill 2020 19:51

Nga Adrian Mziu

Efektet e COVID-19, kanë kolapsuar gjithë botën mbarë, në çdo aspekt, krahas humbjeve të jetëve njerëzore, sikurse të një bilanci lufte. Deri më sot, në të gjithë botën numërohen zyrtarisht 55.238 të vdekur dhe 1.042.751 individ të infektuar, me tendencën e shifrave në rritje.

Pavarësisht, masave të marra për parandalimin e shpërndarjes së virusit, nga të gjitha shtetet ku Covid-19 është shfaqur, lufta ndaj tij mbetet e vështirë. Në aspektin e menaxhimit, shumë shtete të zhvilluara kanë çaluar rënd në reagimin dhe administrimin e situatës, duke mos qenë koherent me rrezikun serioz që paraqitej, por dhe të gjendur në një situat kaotike. Rritja e numërit të të infektuarve, përshembull në New York, është e frikshme, në krahasim me kohën që ishte në dispozicion për të reaguar, duke marrë shkas nga Kina dhe Italia, ku shifrat tregonin se masat që duheshin marrë duhej të ishin të menjëhershme. Edhe në shtetin e New York nuk ndodhi ashtu, pati një stepje ndaj situatës, për rrjedhoj sot numëri i të infektuarve në këtë shtet ka arritur rreth 93.000, kurse në gjithë USA-në janë konfirmuar 245.371 raste me tendenc të theksuar rritje.

Po bëhen rreth 2 muaj që nga shfaqja e virusit Covid-19, i cili me sa duket ka ndaluar “kohën” për të gjithë shoqërinë. Është paralizuar thuajse gjithçka, ekonomia botërore ndodhet përpara në rreziku serioz dhe të paimagjinueshëm. Shume shtete kanë marrë disa masa për ndërhyrjen e tyre, nëpërmjet planeve konkrete ekonomik si për biznenet, por edhe për familjet dhe shtresat në nevojë, si një mbështetje e domosdoshme dhe e pashmangshëme.

Pyetjet që shtrohen janë: çfarë po ndodh me realitetin shqiptar? Në realitetin e shqiptarëve të thjeshtë dhe shqiptarit të bunkerit të Surrelit?

Periudha në të cilën ndodhemi, duhet të shërbej dhe për një reflektim të thellë kulturor, politik dhe social. Ta kuptojmë të gjithë së bashku, se çfarë do të thot fenomeni i korrupsionit dhe impakti i tij, në realitetin e izolimit total ekonomik. Shoqëria shqiptare dashur pa dashur është e “lidhur” ngushtë me këtë fenomen. Nocioni i korrupsionit nuk ka një definicion konkret, por mund të shpjegohet si:- “Tjetërsim, është një dukuri gjatë së cilës një element ose vetit e elementit të një bashkësie, tjetërsohen për një bashkësi tjetër. Nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si përgjigje ndaj një shpërblimi që drejtpërdrejt ose indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për t’u marrë për veten apo për një person tjetër”.

Ky është momenti, ndoshta “perfekt”, për të bërë dallimin midis shoqërisë tonë dhe asaj perendimore, të cilët në dallim nga ne, ata e bëjnë ndryshimin, ata e çmojnë zgjedhjen e qeverisë së tyre, duke përzgjedhur në angazhimin e saj publik dhe qeverisës, njerëz me vizion, largpamës, që dinë të ndërtojnë shtet, të përgjegjshme dhe llogaridhënëse ndaj zgjedhëzve të tyre. Duhet të kuptojmë se thellësia e korrupsionit në Shqipëri ka krijuar një hendek kaq të madh, aq sa dhe në këtë kohë krize, shteti ynë nuk të ofron absolutisht asgjë, qytetarëve të saj.

Atëherë përse i paguajmë taksat? Ku shkojnë dhe kanalizohen këto para publike? Shteti është rregullator i ekonomisë në shoqëri, prandaj egziston. Përse në shtetin e kryeministrit Rama, shqiptarët kanë vetëm detyrime, dhe asnjë të drejtë? Janë vetëm javët e para, dhe kjo qeveri nuk arrin të ofroj as minimumit jetik. Është shumë e thjeshtë, për shkak të korrupsionit masiv, shteti ynë “priamdi” është i falimentuar në çdo aspekt, nuk ka një buxhet të mirëfilltë dhe asnjë rezervë shtetërore për tu ardhur në ndihmë shtresave vunerabël dhe të moshuarve.

Ne shqiptarët, shpeshherë si shoqëri, kemi thënë e vazhdojmë iu themi, bravo, politikanëve që na kanë vjedhur dhe vazhdojnë ta bëjnë, ju kemi thurur lavde, atyre politikanëve që na kanë sunduar e këtyre që vazhdojnë të na sundojnë, atyre që na tallin e nëpërkëmbin, atyre që na kanë kufizuar lirinë e të menduarit dhe të shprehurit, dhe na shfaqen çdo ditë, çdo natë, në tv, facebook, instagram, twitter, 24h/7d, duke pretenduar se vetëm ata, dinë të flasin rreth të vërtetës absolute, kurse shqiptarët i shohin si “vegla qorre” për të arritur qëllimet e tyre.

Shoqëria shqiptare, për të mbetur në kufijt e realitetit, në përditshmërinë tyre shfaqen si politikdashës të mëdhenjë, është një veti që na karakterizon, në pjesën më të madheve të takimeve ndërmjet tyre, politika, vijon të mbetet tema kryesore, udhëheqja jonë politike, ku pjesa më e madhe e tyre të ngritur e kanë rritur “shkëlqimin” e tyre politik mbi pasuri të dyshimta. Shpeshherë, politikanëve tanë iu themi, edhe që janë të zotët, “pranojmë” se na vjedhin sepse janë “inteligjent”, madje, disa arrin të shprehen deri aty, sa: nëse di të vjedhësh, por nuk di të fshehësh, je i paaftë.

Pikërisht, disa nga këto nuanca komunikimi të lartë përmendura, janë deri diku, ato element komunikimi që na karakterizojnë si shoqëri, dhe me keqardhje duhet t’i pranojmë ashtu siç janë.

Masat e marra nga qeveria Rama për karantinimin e shoqërisë, janë masa drrastike, por të detyrueshme e të nevojshme, si një vendimmarrje, përkohësisht mbrojtës, për minimizimin e përhapjes së virusit, por nga mënyra e organizimit, mbetet shumë kaotik, çorganizim i organizuar nga strategu Rama. Duhet të pranojmë se për fatin e keq të shqiptarve, ky lloj stili i shkon përshtat Ramës, si një lidër suprem në një kohë “lufte”, por me një ndryshim, vet i mbyllur në bunkerin e tij në Surrel, kurse shqiptarët në fushëbetejë, të çarmatosur ekonomikisht.

Masat shtërnguese, si pasoj e situtës, duhet të kenë domosdoshmërisht dhe një plan ekonomik mbështetës për shoqërinë, e cila i ka “sytë” nga qeveria, shoqëri e cila pritet të kaloj në një depresion të madhë ekonomiko-social, nëse masat nuk janë konkrete. Me gjasë pritet të përsëritet një llojë “depresioni i madh”, jo se ky “depresion” ekonomik nuk ka qenë gjatë qeverisjes Rama, por tashmë për shkak të rrethanave, shqiptarët do zgjohen nga iluzionet dhe do jenë përpara një të vërtete të hidhur, situatë e cila pritet të rris papunësinë, duke qenë se njerëzit do të humbasin vendet e punës dhe pritet të kemi dhe shumë probleme të tjera.

Jemi përballë një realiteti qeverisës, të cilët nuk kanë asnjë planë dhe asnjë ide, sepse arkat e shtetit janë bosh, ose më sakt edhe ato pak para që janë, e kanë kanë të përcaktuar destinacion e tyre në aferat korruptive të Partneritetit Publik Privat (PPP-ve), të oligarkëve të Ramës, “skema ekonomike” më mashtruese në historinë tonë politike post viteve ’90.

Në vitin 2015, qeveria Rama, “qeveria e reklamave”, i bëri jehonë portalit qeveritar e-Albania me 700 llojë shërbimesh, një investim i cili i ka kushtuar buxhetit të shtetit miliona euro, sot praktikisht i rënë, e pranuar nga vet qeveria si një dështim i plotë, sepse në rastin e parë që qytetarët patën nevojën ta përdornin në lidhje me marrjen e lejes ditore, nuk funksionon. Kush mban përgjegjësi? Askush, sepse kjo qeveri është ngritur dhe funksionon nëpërmjetë propagandës si i vetmi mjet i trushpëlarjes dhe talljes masive popullore, duke mos iu përgjigjur detyrës që i takon.

Në aspektin e menaxhimit të situatës aktuale, Shqipëria duke patur si shembull Italinë, kishte shancin dhe duhet të reagonte pak më shpjetë në lidhje me masat emergjente që duheshin ndërmarrë, por duke qenë se kjo qeveri karakterizohet nga arroganca, nuk mori parasysh as disa masa të propozuara nga opozita, të cilat u injoruan. Sigurimi i tamponeve për egzaminimin e njerëzve potencialisht të prekur nga virusi, kryesisht atyre që mund të ktheheshin nga “zonat e kuqe”, pra zonat e prekura, si Italia, Kina, etj., dhe karantinimi i tyre sipas protokolleve mjekësore, nuk u bë në kohën e duhur si një masë parandaluese, prandaj sot nuk kemi një ide të qartë për shkallën e përhapjes së virusit.

Së pari, duhej të siguroheshin burimet shtesë për paisjen e plotë të personelit mjekësor aktual, por dhe atyre që priteshin të thirreshin për ndihmë shtesë, duke qenë se OBSH-ja shpalli COVID-19, si një pandemi botërore.

Së dyti, në aspektin financiar, qeveria Rama, vetëm me PPP-të, ka planifikuar rreth 1.6 miliardë USD, për llogari të projekteve korrupive në bashkëpunim me oligarkët e vendit.

Nga këto 90 milionë USD për Check Up dhe 160 milionë USD për sterilizimin, në total prej 250 milionë USD në sektorin e shëndetësisë, por që kushtet vazhdojnë të mbeten të mjerueshme dhe u bë kohë që nuk ofrojnë asgjë për qytetarët dhe për mjekët. Nga Shqipëria janë larguar rreth 6.500 infermjer si pasoj e kushteve të punës dhe pagave të ulta, ku kanë shkuar këto para?

Nisur nga publikimi i statistikave fillestare për testimin e të sëmurve, shifrat tregonin përshembull, se Kosova që është një shtet i ri në krahasim me vendet e tjera të rajonit, ka kryer teste ditore për covid-19, aq sa Shqipëria ka kryer brenda një jave, kjo tregon “forcën” e shtetit tonë të shkërmoqur.

Së treti, mungesë e plotë e trasparencës së rasteve të evidentuara me shifrat reale. Ekspertët e shëndetit publik, nën zë pohojnë se rastet janë shumë herë më të mëdha, por kryeministri kujton se me fshehjen e të vërtetës, mund të mbaj njëkohësisht, dy kunguj nën një sqetull. Nga provoja e vendeve të prekura, dhe intensiteti i shpërndarjes së virusit, numri i të prekurve është 10 fish më i madh së sa të dhënat e deklaruara në qeveria shqiptare në vend.

Së katërti, në aspektin ekonomik, asnjë plan specifik për ardhjen në ndihmë në mënyrë reale dhe të drejtpërdrejt qytetarëve dhe biznesit, asnjë masë përmisuese e ndërmarrë deri më sot. Ekonomia dhe familjet shqiptare kanë prekur fundin, frigoriferët i kanë bosh, nuk po sigurojnë dot as minimumin jetik.

Së fundmi, kryeministër, kujton se shqiptarët ushqehen në vaktet e tyre me propagandën që ofron ai, 24 orë në ditë. Jemi para një fakti tronditës, por që duhet ta pranojmë, më këtë stil qeverisës, familjet shqiptare janë në mëshirë të fatit. Se sa zgjat kjo situatë askush nuk mund të jap një përgjigjje, një gjë është e sigurt, nga Edi Rama, mos prisni asgjë. Ne kulmin e përhapjes së virusit në Shqipëri, ai lejon fasonerit të jenë aktive, së pari, duke rrezikuar infektimin e shumë e shumë familjeve, dhe së dyti, e bën me vetëdije të plotë, sepse dëshiron të heq “barrën” nga vetja, sepse e ai e din shumë mirë se aty janë të punësuar familjar që mezi mbyllin muajin, dhe se ai nuk është në gjendje të stimuloi pagat e tyre, prandaj luan bllofin, të shpëtoj ai që e shpëton nga fati, dhe nuk interesohet për shëndetin mijra të tjerëve.

Si mund të vazhdojmë me idenë që thot kryeministri, nuk kemi çfarë bëjmë? Si mund të thot kryeministri skam ku t’i gjej parat? Po kush t’i gjej parat, populli? Kujt i drejtohet në atë mënyrë arrogante dhe të pashpresë?!

Sigurisht, ka të “drejtë” në një farë mënyre, t’i drejtohet shoqërisë tonë që antivlerat i kemi kthyer në vlera, ku të fortët më diploma të falcifikuara ose pa diploma fare i zgjodhëm deputet, dhe i bën ministra. Ku individ që nuk dihet se si u bënë me para, sot janë në politikë pa asnjë lloj meritokracie dhe kanë zaptuar sektorët kyç të ekonomisë dhe na drejtojnë duke dhënë mend, sepse sipas tyre, dija dhe gjithçka tjetër blihet me pra, ky është një realitet i mjerueshëm.

Ne si shoqëri, lejuam të degradohet akademia e shkencave, duke flakur tutje mendimtar me vlerë si Prof. Artan Fuga, e duke graduar në kryje të saj, ish-Ministrin e Partisë së Punës, Skënder Gjinushi.

Kryeministi, na trajton në këtë mëyrë sepse, ai e din që na blen votat për një thes miell dhe “livadhis” 4 vite në pushtet. Na drejtonë në këtë mënyrë, sepse kemi 7 vite në sundimin e tij, duke na nënshtruar, duke na shpartalluar me propagand, duke larguar 500 mijë shqiptar, duke kanabizuar krejt vendin, madje, rendin e qetësinë publike ua ka besuar grupeve kriminale, ne si shoqëri akoma në gjumë, në vend numëro.

Nëse jemi duke prekur fundin, gjë që nuk e uroj, të paktën si shoqëri në këtë situatë, duhet ta shohim si një mënyrë dhe moment reflektimi, sepse për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, shqiptarët janë të pashpresë.

Mbetet të them, se vetëm me besimin në zot, shpresojmë të kalojë kjo situatë, dhe më pas, nevojitet një transformim rrënjësor, në shumë dimensione të shoqërisë tonë. Ne, duhet të rikthejmë më çdo kosto vlerat që karakterizojnë një shoqëri të lirë dhe demokratike, ose përndryshe, duhet të ulim kurrizin një herë e përgjithmonë e të lejmë injorantët, spiunët e servilët të na qeverisin siç po bëjnë, nëse nuk ngriheni, nuk kemi asnjë të drejtë të ankohemi.

Çfarë prisni më tepër nga kjo anarki politike, shqiptar?!

Kjo është ajo se çfarë ju ofron qeveria Rama, ASGJË, përveç presioneve me burg, gjoba, sanksione, sepse e ka stil për shmangien nga përgjegjësia. Qeverisja Rama, nuk ju sjell qoftë edhe një thes miell apo pako makarona, sepse babzia e tyre nuk njeh kufij, deri në rastin kur ne nuk do t’i ndëshkojmë, me votë, asgjë ska për të ndryshuar.

Prandaj, duhet të mbrojmë dhe ta vlerësojmë demokracinë, të distancohehmi nga korrupsioni, sepse nëpërmjet tij, këta politik-qenër na kanë sunduar në dekada, ka ardhur koha për t’i hidhur në koshin e mbeturinave të kombit, pas tejkalimit të këtyre çasteve të vështira dhe një refleksioni të thellë që duhet të bëj gjithësecili prej shqiptarve, duhet të vij koha të veprojmë realisht.

Modifikuar më Premte, 03 Prill 2020 21:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...