Mes Edi Ramës e Ilir Beqes dhe hallma pas çdo morti

E mërkurë, 29 Prill 2020 10:57

AGRON GJEKMARKAJ

Një media lokale në veril indje, para dy a tri pak ditësh, kishte bërë një kronike që të linte pa frymë. Tek e shihje e dëgjoje, mendoje se jemi në vitin 1961 kur prisheshim me Bashkimin Sovjetik, në vitin 1968 kur dilnim nga Traktati i Varshavës, në 1978 kur i tregonim munxët Kinës.

Aty rrëfehej Kryeministri ynë, që si Moisiu në mes të shtrëngatës së koronavirusit, po e çonte popullin e ngratë drejt tokës së premtuar, edhe pse “ziliqarëve”, “smirëzinjve”, “kritikëve” që gëlojnë në këtë tokë të paktë e është dalë si milingonat, nuk u mbyllet goja që nxjerr helm e shpifje. Në fillim, çdokush mund të mendonte se ishte shaka, montim nga ato të rrjeteve sociale, por jo, ishte e vërtetë.

Një zavall i harruar i “Rilindjes” si Ilir Beqja, i gjatë, me duar më të gjata, gishta edhe më të gjatë, ish-ministër, boll i akuzuar, pronar OJQ fitimprurëse, një politikan me mendime skërfyelli i rritur afër përroskave të bllokut komunist ku i ati bënte Demken, doli sot pa u skuqë e pa u zverdhë me një propozim të kobshëm, të denjë vetëm për një dylme a faqezi që këndon gjithë ditën “bjeri kavallit, o barku jem si bilbili që këndon në gem” dhe tha, “o burrani, hajt të ulim rrogat e administratës për të përballuar pasojat e krizës ekonomike që na ka mbështjellë”.

Profesor Tritan Kalo, një nga ikonat e rezistencës antivirus, boll i fyer dhe i prekur, reagoi me thagmë. Deri më sot, ata që i kërkojnë sakrifica popullit, janë hajdutët që e kanë vjedhur atë. Ata i kanë futur duart në xhep çdo qytetari, çdo biznesmeni, ata janë të korruptuar dhe korruptues. Asnjë krizë ekonomike nuk i prek ata, as fëmijët e tyre bullafiqë. Asgjë nuk e cenon standardin e tyre të jetës me apartamentet luksoze në Tiranë e vilat në det e mal apo fëmijët me studime në Amerikë, Angli, Gjermani e kudo tjetër. Miliona euro kanë ata, qindra mijëra shërbëtorët e tyre që firmosin vulosin e ndajnë para me ta, duke trajtuar çdo tender publik si koçallak pule dhe në gojë këngën popullore:

“Merrni qumësht, merrni dhallë/ Gomarica vjen vërdallë”!

Sarhoshët, hajnat, bracat, kryematarët, dordomuzët e paaftë që bëjnë prokopi në sajë të lëpirjes, janë gati t’u kërkojnë qytetarëve që jetojnë me një rrogë të vogël apo pensione mizerabël, më të ulëtit në Europë, të cilën në 7 vite qeverisje Edi Rama as nuk pati brerje ndërgjegjeje që t’i ngrinte sadopak, e tillë se një pjesë duhet të pasurohet deri në neveri duke vjedhur e duke ta përplasur në surrat, gjithësa të mos kursehen në sakrifica. Çudi e madhe në këtë vend, njerëzit e ditur nuk dinë më asgjë, të paditurit gjithçka! Të ndershmit struken, hajdutet krypin mend! Të urtët futen në oborr, gangot zaptojnë rrugën! Të zotët ikin, batakçinjtë uzurpojnë zyrat e shtetit dhe vulat e tij.

Ata të gjithë, bashkë si një urdi ujërash të zeza me hovin e tyre era taft e qelbsinë e çojnë këtë vend në prag falimentimi dhe u kërkojnë atyre, të cilët me djersën e vet jetojnë të djersinin ende më që ata të majmen e këta të marrin frymë. Po kaq, dy muaj të mbyllur, qytetarëve të shumtë pa asnjë të ardhur u duhet kujtuar një thënie e Bertold Brehtit, që “ushqimi bjen i pari, morali i dyti”! Qeveria mendon për të dytin dhe të parin e ka me bollëk veç për vete dhe klientët e oborrit. Në këto ditë karantine do të ishte mirë që secili qytetar të mendonte thellë pse bëhet luftë kaq e madhe, lobime, tarafe, dërgata, premtime për t’u bërë kryetar bashkie, deputet, ministër, drejtor agjencie në Shqipërinë tonë të dashur, thjesht për atë rrogën që janë gati ta ulin, ta përgjysmojnë, të mos e marrin fare sipas propozimeve të Beqes??

Pse duhet që Edi Ramës t’i thuash Skënderbe apo Odise për të bërë karrierë? Autorët e dinë që gënjejnë, as që e besojnë atë turp që nxjerrin nga goja, aq u bën, por e dinë që lideri atë do të dëgjojë e atë i thonë. M… u kërkohet m… bëjnë! Edhe Edi Ramës, po ashtu, por i pëlqen ta dëgjojë e sidomos ta dëgjojë masa e të mrekullohet si në kronikën e tv lokal e qendror, si ai që jep e heq leje, si vjega e vetme e jetës në këtë vend. Atij i duhet silueta e bindur e burleske e Termet Peçit, që i konfirmon se vullneti i tij është urdhër, këtë duhet ta dëgjojnë të gjithë. Ky është problemi përbashkimi rreth gënjeshtrës fitimprurëse. Ky fenomen i stimuluar nga politika po e shndërron shoqërinë në një laborator vesesh që po e kalbin në shpirt e trup. Një mënyrë për ta përballuar krizën ekziston.

Nëse SPAK nuk është një shoqatë veteranësh, duhet të hetojë pasuritë e gjithë politikanëve shqiptarë, ato që shihen e ato që nuk shihen, të oligarkëve rreth tyre e të gjitha ato që janë të paligjshme, që i bie të jenë shumë, disa miliardë të sekuestrohen. Një vendi të vogël pa pretendime si i yni aq do t’i mjaftonin për të përballuar pas pandeminë. Nëse nuk e bën drejtësia një ditë, nuk është e thënë që nuk e bën shoqëria, por kjo sjell pasoja të pallogaritshme.

Sot jemi të rrezikuar nga pandemia, nga ekonomia, nga propaganda e shfrenuar si dhe nga paaftësia dhe babëzia e hajnave që moralizojnë si profetë. Duket këta rriqna të ndyta e kanë kuptue gabim këshillën e Dante Aligerit “mos u ndalo, por shih e ec e lene botën të flasë”. Të kalosh mes Shillës e Karibdës paskësh qenë një shaka e Homer agës, por të kalosh mes Edi Ramës e Ilir Beqes qenka e vërteta më banale që shqiptarët duhet të gëlltisin si hallmen pas çdo morti.
@panorama.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...