ANALIZA/Artan Hoxha: Suksesi i pretenduar dhe fajësia e provuar

Diel, 03 May 2020 21:37

Nga Artan Hoxha - 03/05/2020

Kryerilindesi nuk po le shifer, grafik e ngjarje pa perdorur per te bindur shqiptaret se Shqiperia ka pasojat me te pakta shendetesore e jetesore ne Europe nga COVID-19 e se kjo eshte rezultat, ne radhe te pare, i masave te qeverise krahas sjelljes shembullore, me hir a pahir, te popullit.

Ne fakt, sipas te dhenave te derisotme nga te gjitha burimet nderkombetare Shqiperia qartazi hyn ne grupin e vendeve te Botes dhe te Europes me tregues mjaft te ulet te perhapjes se virusit, te rasteve te spitalizuara, te rasteve te renda dhe te vdekjeve per 1 milion banore. Natyrisht qe te dhenat per Shqiperine, si per cdo vend te botes, furnizohen nga Qeveria.

Por, Shqiperia, me 11 vdekje nga COVID-19 per 1 milion banore, nuk ka numrin me te ulet te treguesit te vdekjeve per 1 milion banore, sic rreket te binde Kryerilindesi me grafiket e vet. Vetem ne kontinentin europian jane 10 shtete te tjera me kete tregues me ulet se Shqiperia, nga te cilet 5 anetare te BE. Nderkaq jane edhe te pakten 10 shtete te tjera europiane me kete tregues shume afer atij tonit ndersa ka me dhjetera shtete ne bote me kete tregues me te ulet se Shqiperia apo pak me te larte se Shqiperia. Nuk jemi as te paret e as te vecante.

 

Megjithate, bazuar ne keto shifra, ska pse te mos pranojme suksesin dhe per ta quajtur sukses nuk eshte domosdoshmeri te jesh ne kete rast as i pari e as i vecante. Fakti qe hyjme ne grupin e vendeve me treguesit e ulet te perhapjes, spitalizimit dhe vdekjeve per 1 milion banore eshte sukses.

Ky sukses qendron edhe pse numri i testimeve eshte pajustifikueshmerisht i ulet. Besoj se cilido qe do te ndjehej rende e ne rrezik jete nga COVID -19 do te ishte identifikuar me insistimin e vet e te familjareve sado te neglizhohej fillimisht nga strukturat shendetesore te urgjences. Pozicioni i Shqiperise ne grupin e vendeve me izolim te mire te COVID-19 e tregues te ulet te pasojave shendetesore do te mbetej edhe sikur te supozonim se treguesit do te ishin dyfishi i ketyre qe kemi.

Suksesi i pretenduar nga Qeveria mund te rrezohej ose nese shifrat e ofruara prej saj jane disafish te genjeshtra ose nese virusi eshte perhapur gjate janarit e shkurtit dhe e ka bere te veten perpara se te nisnin masat qeveritare. Per momentin nuk ka te dhena te mjaftueshme per te vertetuar ndonje nga keto dy hipoteza.
Pra le te pranojme suksesin e Qeverise me shkak veprimet e ndermarra prej saj. Pra te pranojme se ka nje lidhje te forte shkak-pasoje, nje koeficient prane vleres 1, mes masave qeveritare: shtreguese, informuese, sensibilizuese, spitalizuese, parandaluese, higjenizuese etj dhe shkalles se ulet te perhapjes se infeksionit dhe pasojave shendetesore deri me vdekje te tij.

Ky sukses, bazuar ne izolim e kufizim, ka patur edhe cmimin e vet ekonomik, shoqeror dhe psikologjik, me kosto te llogaritshme e te pallogaritshme te deritanishme e qe do te vijojne edhe me pas.

Nga te dhenat e muajit mars, pra per vetem 20 dite kufizim te levizjes dhe veprimtarive ekonomike, te ardhurat nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar (TVSH) per muajin mars 2020, krahasuar me mars 2019, ishin 1.91 miliard leke me pak ndersa sigurimet shoqerore e shendetesore ishin 0.76 miliard leke me pak.

Kjo do te thote se prodhimi i brendshem bruto ka qene rreth 24 miliard leke me pak ne mars 2020 krahasuar me mars 2019, ose 240 milion USD me pak (sipas kursit Kryerilindes), pjesa me e madhe e kesaj pesuar nga sipermarrjet e vogla te mesme e te medha ndersa pakesimi i pages neto te punonjesve te formalizuar te sektorit privat jobujqesor (humbje e plote ose e pjeshme e pages neto ne xhep) arriti ne vleren 2.62 miliard leke krahasuar me marsin 2019 apo 26 milion USD me pak.
Kaq shume kosto ekonomike vetem per 20 ditet e marsit. Po per gjithe prillin, gjysmen e majit e me tej? Po pasojat e tjera sociale e psikologjike?

Tashme le te mendojme sikur qeveria jone kaq e suksesshme te kishte mbyllur kufijte 2 a 3 jave me heret se 9 marsi kur ajo u kujtua per te nisur masat sapo konstatoi rastin e pare. Le te kujtojme ketu se nje mase e ketille iu kerkua publikisht nga opozita dhe faktore te tjere. Le te mendojme se riatdhesimet do te beheshin sic behen sot, me karantinim ne hotele e nen mbikqyrje te rrepte. Me gjasa do te kishim patur mundesi te identifikonim cdo rast te ardhur (sic u identifikuan me vone) qe ne kufi, ta izolonim pa rrezik te metejshem per te tjeret.

Nese do ishte vepruar keshtu nuk do te kishim patur as afro 795 te infektuar, as 31 te vdekur, as nevojen per izolim e kufizim kaq te rrepte te levizjes dhe aktiviteteve ekonomike e shoqerore ne territorin e brendshem te vendit dhe as gjithe keto kosto ekonomike, shoqerore e psikologjike por shume, shume me pak.

Logjikisht me te njejtin koeficient te pretendimit te suksesit nga qeveria se me veprimet e saj paskerka evituar zhvillimet e mundeshme me te renda a shume me te renda (si ato ne disa vende te tjera), po aq fort mund ta akuzojme qeverine se me mosveprimet e veta eshte shkaktare e ketyre pasojave shendetesore, ekonomike, shoqerore e psikologjike qe kemi patur deri tani, pasoja keto te parashikueshme e te evitueshme dhe/ose te pakesueshme ne nje pjese te madhe.

Pra, sa me shume qe qeveria argumenton suksesin e veprimeve te saj per evitimin e pasojave hipotetike te renda e shume te renda, aq me shume verteton akuzen mbi te si shkaktare e pasojave faktike te pesuara.

Populli, i urte deri ne dhimbje, i thjeshte deri ne madheshi, perjashtohet nga cdo lloj akuze.

Modifikuar më Diel, 03 May 2020 21:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...