Si bimët narkotike”, Fuga: Shqipëria e mbushur me COVID-19 si gjithë bota, por shifrat ulen e ngrihen sipas klimës politike

Premte, 15 May 2020 15:52

Akademiku Artan Fuga e ka komentuar situatën e COVID-19, parashikime dhe kurbën dhe shifrat si me kanabisin, që sipas tij ulen e ngrihen sipas klimës politike.

Fuga thotë se edhe Shqipëria është e mbushur me COVID-19 si gjithë bota, por nëse bën kurbën e ngjarjeve ppolitike dhe të infektimit me COVID-19 do të përputhen

Statistikat sipas Fugës janë ”rrumpallë” teksa apelon qytetarët të mbrohen pasi do vdesin dhe më pas autoritetet do nxjerrin shkaqe të tjera të gënjeshtërta.
STATUSI NGA ARTAN FUGA

Covid19 si bimët narkotike

Si? Si?

Paska dalë vatra të reja me covid19?

Mua më bëjnë të shqyhem gazit parashikimet që bëjnë lloj-lloj arrivistës, imbecilësh, injorantësh, por jo vetëm ata, por edhe disa që mbajnë tituj e grada, pse jo edhe politikanë – shkencëtarë guximtarë, madje edhe deklarata të akademissë të shkencave që parashikojnë si kur do të zhduket covid19 nga Shqipëria!

Ndërkohë që bota e qytetëruar dridhet nga frika e mosparashikimit!

O pika thuaj ku kemi arritur!

Nuk merret vesh nga dallon më arsimi, shkenca, nga politika, nga media, nga propaganda, si edhe nga mashtruesit ordinerë!

Me çfarë shifrash e bëni statistikën dhe parashikimin o njerëz? Me ato që relatojnë gojët e qeverisë?

 

Po Shqipëria është e mbushur me covid19 si gjithë bota dhe shifrat ulin e ngrihen sipas klimës politike.

Duam ta ulim tensionin politik duke ushtruar presion me covid19, i ngremë shifrat!

Duam t’i cojmë njerëzit në punë a t’i lemë të dalin se nuk i mbajmë më brenda? I ulim shifrat e të infektuarve!

Bëni kurbën e ngjarjeve politike dhe të infektimit me covid19 dhe do të shihni si përputhen!

Këtu gjithçka është kthyer në rivalitet – bashkëpunim politik dhe biznes mashtruesish me arsimin, shkencën, informacionin, e gjithçka!

E di si është bërë covidi19 në Shqipëri?

Si bimët narkotike!

Shqipëria plot, por kur duam kapin dhe themi ja ka, kur nuk duam nuk kapim dhe themi ja nuk ka!

Këtu edhe statistikat e shpallura për vdekjet janë rrumpallë. Të tjera shifra jep në vite për vdekjet gjendja civile, të tjera jep INSTAT!

Vendosni maskat dhe bëni kujdes në rrugë se do ikni për dhjamë qeni dhe do të thonë për ju i plasi aorta, i ngriu mishi, i ndodhi hemoragji, vuante nga sëmundje e rëndë, i plasi zorra e trashë e ku e di unë se çfarë plasjesh të tjera!

Ose shkoni bëni votime pa zgjedhës në Universitete!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...