Shembje, dhunë, terror. Kryeministri Rama firmosi fundin e tij

Hënë, 18 May 2020 14:51

-Një nga pasuritë publike më të rëndësishme kulturore u shkatërrua gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm me fadroma dhe qindra forca policore të armatosura, tamam siç shkatërronte kishat e xhamitë diktatori Hoxha në vitin 1967. Humbja e kësaj trashëgimie kulturore do ta ndjek si një krim Edi Ramën gjithë jetën, ndërsa Partisë Socialiste i dha damkën e një force politike që mund të identifikohet me talebanizmin kulturor.

Kryeministri Edi Rama ka bërë dje aktin më flagrant ndaj kulturës dhe qytetarëve shqiptarë. Pa asnjë bazë ligjore, por vetëm për ego personale dhe interesa ekonomikë urdhëroi shembjen e Teatrit Kombëtar. Një nga pasuritë publike më të rëndësishme kulturore u shkatërrua gjatë orëve të para të mëngjesit me fadroma dhe qindra forca policore të armatosura, tamam siç shkatërronte diktatori komunist kishat e xhamitë në vitin 1967.
Humbja e kësaj trashëgimie kulturore do ta ndjek si një krim kulturor Edi Ramën gjithë jetën, ndërsa Partisë Socialiste i dha damkën e një force politike që mund të identifikohet me talebanizmin kulturor. Shembja e trashëgimisë historike është një formë genocidi kulturor. Domethënien e asaj që ka ndodhur, për ata shqiptarë që ende nuk e kanë kuptuar dëmin e bërë, e shpjegoi dje kryeministri i Kosovës Albin Kurti teksa e krahasoi aktin e Edi Ramës me zhdukjen e kulturës që Serbia ka bërë në Kosovë. Në një farë mënyre, Edi Rama dhe ajo pjesë e rilindjes që dje heshti, kanë kryer një krim makabër duke i hequr Tiranës dhe vendit memorien kulturore. Nuk ka rëndësi si do jetë teatri i ri që ka në mendje Edi Rama të ndërtojë me kullat rrotull. E sigurt është se asgjë e bukur nuk ngrihet mbi një krim dhe nuk e zëvendëson madhështinë e asaj që i shemb dje nën grykën e armëve.
Por dje nuk ishte vetëm dita ku u varrosë kujtesa e Tiranës. Dje më 17 maj vdiq edhe ajo pak demokraci që ende një pjesë e qytetarëve mendonin se e kishin. Artistët u trajtuan si banditë rruge dhe u tërhoqën zvarrë me pranga nëpër duar. Edhe diktaturat e shpallura kanë pasur më shumë respekt për artistët, të paktën nuk i shëtisnin rrugëve zvarrë dhe nuk i trajtonin se kriminelë hashashi.

 

Demokracia ra në momentin që prangat e policisë dhe dhuna barbare u derdh pa mëshirë edhe mbi drejtuesit e opozitës. Monika Kryemadhin policia e mori zvarrë duke treguar se janë banditë e jo policë. Pas kësaj opozita duhet të nxjerrë popullin në rrugë për të rrëzuar regjimin. Në momentin që rrihet opozita dhe prangoset kryetarja e një partie opozitare parimet kanë rënë dhe diktatura është ulur këmbëkryq. Dje bashkë me Teatrin Kombëtar vdiq shteti. Kushtetuta, Parlamenti, ligjet, shoqatat civile dhe garantët diplomatët si garantë të shtetit të së drejtës mbetën poshtë gërmadhave të Teatrit Kombëtar. Të gjitha parimet, kodet, leksionet perëndimore mbi dialogun nuk kanë asnjë vlerë përballë dëshirave të Edi Ramës. Me heshtjen kumbuese që mbajtën dje një pjesë e diplomatëve, na treguan se jetojmë në një mashtrim të madh. Në këtë vend të gjithë bëjnë siç çdo Rama, flasin kur do Edi Rama dhe heshtin kur Edi Rama bën një krim. Të tjerat janë pallavra.Dje vdiq reforma në drejtësi. Shpresa e vetme e shqiptarëve që ky vend do të hynte në shinat e një shteti normal mori fund që në momentin kur Këshilli Bashkiak bëri mbledhje që nuk egziston. Reforma, SPAKU, KLGJ, KLP dhe gjithë emrat e ngatërruar të reformës në drejtësi dhanë shpirt kur qeveria nuk pyeti për Kushtetutën, për padinë në Gjykatën Kushtetuese dhe as kur provat e korrupsionit dolën sheshit. Dje, kur dhuna barbare goditi vajzat, gratë dhe të rinjtë e këtij, reforma përfundimisht u varros bashkë me Teatrin Kombëtar. Nëse drejtësia e re nuk na mbron nga korrupsioni që duket hapur, nëse nuk mbron të rinjtë e këtij vendi nga keqtrajtimi dhe nëse nuk mbron qytetarin përballë një shteti diktatorial, për çfarë duhet?
Dje Edi Rama vrau përfundimisht dhe lirinë e medias. Jo se ka pasur ndonjë herë liri totale, por nga kërcënimet, shantazhe dhe presionet, shteti shfaqi dhëmbët si kurrë më parë. Gazetarët u arrestuan, u rrahën, u dhunuan dhe u ndaluan të bëjnë detyrën e tyre. Realisht nuk është hera e parë që ndodh, por askush si Edi Rama nuk ka guxuar ta bëjë publikisht, para mediave dhe të filmuar live. Kur policia dhe pushteti çmenden deri në pikën që rrahin median, ky është fundi i lirisë së medias dhe sigurisht dhe dështim total i demokracisë.
Shqipëria ka një histori me diktaturat dhe me pushtetet autoritariste. Diktaturat nuk kanë ardhur kurrë në një ditë, por u është dashur kohë të shfaqin fytyrën e vërtetë. Edhe pushteti i Edi Ramës nuk degradoi në një ditë. Zgjedhjet e vjedhura, korrupsioni, votimet moniste, kanabizimi, janë shenjat që ky regjim dha gjatë 7 viteve drejt asaj që po shkonte. Me shembjen e Teatrit Kombëtar, cikli i degradimit u mbyll dhe ky krim do të shënojë dhe fundin politik të Edi Ramës.
Mili Xhani

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...