T’i themi Stop kësaj diktature të kamufluar me “COVID 19”

Hënë, 25 May 2020 19:49

Nga Xhemal Gjunkshi

Sikurse i gjithë opinioni publik tashmë është në dijeni, jeta publike, ekonomike, sociale dhe kulturore e vendit zhvillohet që prej datës 23 mars nën gjendjen e shpallur të “Fatkeqësisë Natyrore”.
Me një vendim antikushtetues dhe absurd të Parlamentit, kjo gjendje e fatkeqësisë natyrore është shtyrë deri më 23 qershor 2020.

Në fakt, propaganda qeveritare flet për një situate të normalizuar, për gjendjen nën kontroll, apo për “masa të shkëlqyera” të ndërmarra nga Qeveria, për mbështetjen e shtresave sociale në nevojë apo bizneseve, të cilat bien në kundërshtim me diskursin praktik të saj. Nëse gjendja do të ishte kaq normale, atëherë perse duhej që me vendim të Parlamentit, gjendja e “Fatkeqësisë Natyrore” të shtyhej edhe për 2 muaj të tjerë?

Lind pyetja!

A mos i shërben kjo situatë tenderave sekret, kaq shume të përfolur!?

Populli thotë:

Ujku mjegull do.
Kjo situatë më tepër se kurrë ka shërbyer për të vjedhur paratë publike të qytetarëve shqiptarë, i ka shërbyer rritjes së nivelit të korrupsionit në të gjitha qelizat nga Lart- Poshtë dhe anasjelltas.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme kërkon që kuadri ligjor dhe ai operacional duhet të jenë në raport të drejtë me njëri tjetrin. Të gjithë kemi parë forcat policore dhe forcat e armatosura (këto të fundit me autoblinda dhe armatime a thua se jemi në Irak) nëpër rrugët e vendit.

Përse gjithë këto shpenzime?!
Për çfarë?

Nëse gjendja e fatkeqësisë natyrore do të vlerësohej sipas ligjit, atëherë duhej që Qeveria të ndërmerrte të gjitha masat për mbështetjen dhe kompensimin financiar për të gjitha kategoritë shoqërore të vendit.

Në kushtetutën dhe legjislacionin e vendit janë të parashikuara rrethanat që mund të çojnë në gjendje të jashtëzakonshme, janë përcaktuar procedurat që duhet të zbatohen, si dhe janë përcaktuar kufijtë e kompetencave në rast situatash emergjence ose të drejtat që mund të pezullohen.

Aq më tepër kur kemi të bëjmë me një pandemi globale, atëherë do të duhej që të gjitha procedurat për këtë fatkeqësi natyrore të ndërmarrë nga Qeveria, të ndiqeshin sipas normave dhe praktikave ndërkombëtare.

Gjatë kësaj periudhe kemi vene re që strukturat operacionale shpesh here kanë tejkaluar kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre, duke shkelur të drejtat e njeriut. Në fillim u vendosen me qindra gjoba pa asnjë tagër ligjor, dhe shumë biznese apo prona private u dhunuan, veprime tërësisht arbitrare ku “serioziteti” i tyre u zhvleftësua me një të “falur” nga Kryeministri i Madhërishëm!

Mjafton të kujtojmë vendosjen e rregullave pa asnjë bazë shkencore, si fashat orare të lëvizjes sipas grup moshave, a thua se virusi vepron me orare!

Mos respektimi i parimit të përkohshmërisë, vlerësimit real të rrezikut, mosinformimit të publikut e të tjera si këto, përbëjnë precedent të hapur të shkeljes nga ana e Qeverisë, të traktateve të rëndësishme ndërkombëtare, si Konventa Evropiane e të Drejtave dhe e Lirive Themelore të Njeriut (ECHR) dhe Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike.

Prandaj duhet urgjentisht, si popull dhe shoqëri e emancipuar, t’i themi stop kësaj diktature të kamufluar me “COVID 19”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...