Koronavirusi/Shehu:Kurba anormale në Shqipëri tregon se diçka nuk shkon

E Enjte, 28 May 2020 09:23

Koronavirusi prej javësh në Shqipëri, Shehu: Personat e infektuar nuk janë rasti zero
Tritan Shehu, ish-ministër Shëndetësie, deklaroi në “Ditari” në A2 se kurba anormale në Shqipëri tregon se diçka nuk po funksionon në menaxhimin e pandemisë së Covid-19.

“E kam ngritur disa herë shqetësimin për kurbën anormale në Shqipëri. Është një kurbë pa trend, që tregon se diçka nuk funksionon dhe nuk shkon. Anëtarët e Komitetit Teknik duhet të japin shpjegime për këtë kurbë të çuditshme, që nuk e gjen në asnjë vend tjetër. Mendoj se ajo që nuk shkon lidhet me numrin shumë të vogël të testimeve, gjë që nuk të lejon të dalësh në përfundime. Së dyti, metodologjia lë shumë për të dëshiruar. Së treti, kurba duket sikur lëviz me çelës poshtë tavolinës, në bazë të konjukturave politike. Së katërti, masat që merren janë joracionale dhe i fusin qytetarët në hapësira të ngushta, duke mos i lënë që të dalin në hapësira të hapura”, shpjegoi Shehu.

Që kurba të mos përdoret sipas konjukturave të ndryshme politike, ish-ministri theksoi se “profesionistët duhet të bëjnë më shumë oponencë, siç bëjnë kolegët e tyre në SHBA, Gjermani, Francë apo Itali, për të mbrojtur konceptet shkencore dhe vizionin e tyre”.

“Të mos heshtin përpara arbitraritetit të pushtetit. Duhet të kenë më shumë guxim për të thënë qartë mendimin e tyre”, nënvizoi Shehu.

Sipas tij, është shenjë e keqe fakti që një vatër e re është krijuar në QSUT: “Shenjë e keqe është numri i lartë i rasteve në spitale, kjo tregon se nuk shkon diçka e madhe në masat e mbrojtjes së personelit mjekësor”.

Shehu e konsideroi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar si shkelje të rregullave të luftës kundër pandemisë: “Në kulmin e pandemisë u shemb teatri, gjë që do të sillte dhe protesta. Sikur u bë qëllimisht që të rikthehej vala. U shkelën rregullat e luftës kundër pandemisë. Shembja e Teatrit tregoi papërgjegjshmëri të madhe”.

Në fund, Shehu tregoi edhe mënyrën se si mund të korrigjohen gabimet e deritanishme, sipas tij, në menaxhim: “Me testime virologjike dhe imunologjike mund të korrigjohet ajo që është bërë gabim”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...